Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rutte: Nuk presim vendime dramatike nga SHBA për Kosovën

20/02/2025 - 22:31
në Kryesore, Lajme
A A
Rutte: Nuk presim vendime dramatike nga SHBA për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shpreson se nuk do të ketë “vendime dramatike” sa i përket politikës amerikane në Kosovë dhe rajon.

“Më lejoni të jem krejtësisht i qartë. Nga krejt çka unë po kuptoj nga sistemi amerikan, është se ata janë plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s dhe angazhimeve aktuale. Por, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne gjithmonë mund të kemi ndryshime të politikave ose adaptime të vogla që mund të ndodhin gjithmonë. Sllovakët, Holandezët dhe të tjerët po e bëjnë këtë. Por nuk kam arsye të besoj se do të ketë vendime dramatike,” ka thënë Rutte, duke u përgjigjur në pyetjen nëse i frikësohet ndryshimeve të politikës amerikane, sidomos sa i përket trupave të SHBA-së që janë në kuadër të KFOR-it.

Këto cilësime sekretari i përgjithshëm i aleancës i nxori gjatë një bashkëbisedimi me studentë në Universitetin Comenius në Bratisllavë të Sllovakisë.

Njëri nga udhëheqësit e organizatës më të madhe ushtarake në botë ka nënvizuar rëndësinë që vëmendja e perëndimit të jetë e fokusuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse kjo është në interes të gjithë NATO-s.

“Sigurisht, ne e dimë se ka disa çështje që duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të kemi fokusin tek marrëdhëniet në rajon. Ne po përpiqemi të ruajmë stabilitetin. Dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse është një rajon që ka një histori të jostabilitetit. Fatmirësisht, tani për shumë vite, kemi një stabilitet të qëndrueshëm në atë pjesë të Evropës, në Ballkanin Perëndimor, dhe ne duhet ta ruajmë atë,” ka vlerësuar Mark Rutte.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, njeriu i parë i NATO-s ka thënë se ndonëse nuk ka përfunduar numërimi i votave, duket se do të nevojitet të formohet një qeveri koalicioni.
Formimi i koalicioneve, sipas tij, është pjesë e procesit normal politik e demokratik.

JU REKOMANDOJMË

Përdoruesit e telefonisë mobile në Kosovë së shpejti mund të ndërrojnë operatorin pa pasur nevojë ta ndryshojnë numrin

Përdoruesit e telefonisë mobile në Kosovë së shpejti mund të ndërrojnë operatorin pa pasur nevojë ta ndryshojnë numrin
26/09/2026 - 10:59

Përdoruesit e telefonisë mobile në Kosovë së shpejti do të kenë mundësi të ndërrojnë operatorin pa pasur nevojë ta ndryshojnë numrin e telefonit, ka njoftuar Autoritetit Rregullativ i...

Më shumëDetails

Policia austriake paralajmëron tifozët e Kosovës para përballjes me Austrinë: Kontrolle dhe gjoba

Policia austriake paralajmëron tifozët e Kosovës para përballjes me Austrinë: Kontrolle dhe gjoba
26/09/2026 - 10:52

Kosova nesër do të zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës B të “Nations League”, ku “Dardanët” do të përballen me Austrinë në Vjenë. Ndeshja, e cila...

Më shumëDetails

Sulmi me th*kë te “Fer Petrol” në Skenderaj përfundon me paraburgim – dy të dyshuarit vetëdorëzohen

Sulmi me th*kë te “Fer Petrol” në Skenderaj përfundon me paraburgim – dy të dyshuarit vetëdorëzohen
26/09/2026 - 10:19

Dy persona të dyshuar për një rast të rëndë të ndodhur më 20 shtator në Skenderaj janë vetëdorëzuar dhe tashmë ndodhen në paraburgim, pasi ndaj tyre po zhvillohen...

Më shumëDetails

Kurti: Kosova humbi mbi 40 milionë euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Kurti: Kosova humbi mbi 40 milionë euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend
26/09/2026 - 09:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi ka humbur mundësinë për të përfituar mbi 40 milionë euro nga Bashkimi Evropian, si pasojë e mosmiratimit të ligjeve...

Më shumëDetails

Protesta dje në disa komuna të Kosovës, sonte Prishtina për të 11-tën natë

Protesta dje në disa komuna të Kosovës, sonte Prishtina për të 11-tën natë
26/09/2026 - 09:09

As shiu nuk i ndali qytetarët që dje dolën në rrugë në disa komuna të Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve...

Më shumëDetails

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
26/09/2026 - 00:49

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Danimarkës për avancimin e statusit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin jo...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë