Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sa fitojnë kompanitë e derivateve të naftës?

17/08/2023 - 11:39
në Ekonomi, Lajme
A A
Çmimet e derivateve bien “për toke” në bursë, por çfarë po ndodh në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në shumicën e pikave të shitjes së karburanteve në Kosovë, çmimi për një litër naftë sillet nga 1.44 euro deri në 1.50 euro.

Çmimet ndryshojnë varësisht nga pikat e shitjes, lokacioni apo edhe qyteti.

Në një pikë të shitjes së derivateve, në komunën e Shtimes, një litër naftë shitej për 1.34 euro.

Për të gjitha kompanitë, marzha e fitimit me pakicë është 12 centë në litër, kurse me shumicë 2 centë.

Përcaktimi i fitimit është bërë në bazë të një vendimi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT) të datës 28 korrik

Vendimi do të jetë në fuqi për një muaj.

Por, jo të gjitha kompanitë po e respektojnë këtë vendim të MINT-it.

Për këtë çështje, ndaj katër kompanive që shesin produkte të naftës, MINT-i dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), kanë iniciuar procedura gjyqësore.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se për cilat kompani bëhet fjalë, porse për gjobën ndaj tyre do të vendosë gjykata.

“Vendimi po e mban nën kontroll çmimin e naftës. Përndryshe, gjatë këtij muaji do të kishte çmime shumë më të larta të këtij produkti në treg”, thanë zyrtarë të MINT-it për Radion Evropa e Lirë.

Nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës kërkojnë që Qeveria të mos i vazhdojë masat mbrojtëse, duke argumentuar se ato vështirësojnë operimin e kompanive të këtij sektori.

Kreu i kësaj shoqate, Fadil Berjani, thotë për Radion Evropa e Lirë se tavani i lejuar i fitimit prej 12 centësh për litër është i pamjaftueshëm, pasi, sipas tij, po pamundëson rritjen e pagave për punëtorët dhe mbulimin e shpenzimeve të nevojshme të operatorëve.

Ai propozon që marzha të jetë 16 centë.

“Çmimi i derivateve të naftës nuk varet nga tregtarët, por nga bursa ndërkombëtare. Ne kemi çmimet më të lira në rajon, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila e ka akcizën më të lirë për 20 centë. Ne dëshirojmë të kemi çmime më të lira, por çmimi i derivateve të naftës nuk varet nga tregtarët, por nga bursa ndërkombëtare”, tha ai.

Nafta e papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, më 15 gusht, ka rënë në rreth 85 dollarë për fuçi.

Çmimi, sipas dëshirës

Por, në kompaninë “EuroKos Petrol” që gjendet në komunën e Shtimes, çmimi për një litër naftë (më 15 gusht) kushtonte 1.35 centë, kurse benzina 1.37 centë.

Diellon Kelmendi, menaxher në këtë kompani, thotë se me këtë çmim fiton deri në 12 centë. Kjo shumë, thotë ai, është e mjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet e nevojshme në kompaninë e tij.

“Kemi pak telashe nga konkurrenca, po na bëjnë presion pse po i mbajmë çmimet e lira, ndryshe mirë po funksionojmë. Nuk është keq, asnjëherë nuk e kalojmë marzhën e fitimit prej 12 centësh. Ne punojmë me fitim edhe 4-5 centë”, thotë ai.

Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë, Autoriteti i Konkurrencës, nga 31 korriku deri më 3 gusht, ka monitoruar 60 pika të shitjes së karburanteve në gjashtë rajone të Kosovës. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, thonë se gjatë inspektimeve janë vërejtur çmime të ndryshme varësisht nga kompanitë.

Kompanitë, të cilat kanë ndikim të ndjeshëm në treg kanë çmime më të larta, e që sipas deklarimit të tyre lejon zbritje nga 3 centë deri në 5 centë për litër, kurse kompanitë e vogla nuk kanë çmime zbritëse, çmimet e tyre janë fikse, dhe i kanë çmimet më të ulëta se sa kompanitë, të cilat kanë ndikim më të madh në treg, sepse marzha e tyre e fitimit sillet nga 7 deri 10 centë për litër.

Pavarësisht çmimeve të ndryshme, zyrtarë të Autoritetit të Konkurrencës pohojnë se nuk kanë ndonjë arsye për hetime momentale.

Kosova është e varur nga importi i karburanteve të naftës. Çmimi vendoset varësisht nga furnizimet në rajon apo në Evropë.

Përveç çmimit të blerjes, në Doganën e Kosovës, kompanitë importuese paguajnë akcizë në vlerë 0.35 euro për një litër naftë, pastaj këtu shtohet Tatimi Mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) prej 18 për qind, transporti dhe shpenzimet tjera.

Qeveria e Kosovës edhe në muajin mars të vitit të kaluar kishte vendosur tavan të çmimeve për shitjet me pakicë dhe shumicë të derivateve të naftës.

Atëbotë, në Kosovë një litër naftë ishte shitur për 1.68 euro, ndërkaq çmimi i benzinës ishte 1.67 euro dhe çmimi i naftës së papërpunuar Brent kishte arritur nën 130 dollarë për fuçi./REL

JU REKOMANDOJMË

Guterres mirëpret planin për çarmatimin e Hamasit: I vetmi lajm i mirë në ditët e fundit

Guterres mirëpret planin për çarmatimin e Hamasit: I vetmi lajm i mirë në ditët e fundit
31/07/2026 - 22:57

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka mirëpritur planin për çarmatimin e Hamasit, ndërsa ka reflektuar mbi sfidat në Lindjen e Mesme. Duke iu referuar...

Më shumëDetails

Tërmet me magnitudë 4.7 afër Napolit në Itali, shkaktohen ndërprerje të rrymës dhe dëme në ndërtesa

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
31/07/2026 - 22:47

Një tërmet me magnitudë 4.7 ka goditur të premten zonën e Campi Flegrei pranë qytetit jugor italian të Napolit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, pezullim të shërbimeve...

Më shumëDetails

“Migrimi ka të bëjë me përmirësimin e jetës sonë”: Marokenët tregojnë pse duan të hyjnë në Ceuta

“Migrimi ka të bëjë me përmirësimin e jetës sonë”: Marokenët tregojnë pse duan të hyjnë në Ceuta
31/07/2026 - 22:38

Disa migrantë kanë shpjeguar arsyet pse duan të bëjnë kalimin e rrezikshëm drejt Ceutës. Marokeni Ayoub El Abyad, 16 vjeç, i tha Reuters-it se po shikonte video në...

Më shumëDetails

Pacolli nxjerr një vendim për festivalet e koncertet: Organizatorët obligohen të pastrojnë hapësirat e respektojnë kufijtë e zhurmës

Pacolli nxjerr një vendim për festivalet e koncertet: Organizatorët obligohen të pastrojnë hapësirat e respektojnë kufijtë e zhurmës
31/07/2026 - 22:01

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për një vendim për rregulla të ‘’qarta dhe masa të detyrueshme’’ për organizimin e...

Më shumëDetails

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë
31/07/2026 - 21:54

Një fëmijë është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pasi kishte rënë në ujë në një nga...

Më shumëDetails

Finlanda dhe Austria mbështesin Italinë për mbylljen e kufijve të Schengenit pas fluksit të emigrantëve në Spanjë

Finlanda dhe Austria mbështesin Italinë për mbylljen e kufijve të Schengenit pas fluksit të emigrantëve në Spanjë
31/07/2026 - 21:47

Finlanda dhe Austria iu bashkuan të premten thirrjes së fundit të Italisë për mbyllje të mundshme të kufijve të Shengenit, ndërsa enklava spanjolle e Afrikës Veriore, Ceuta, përjetoi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë