Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sa i kushton buxhetit kërkesa e grevistëve?

01/09/2022 - 14:44
në Ekonomi, Lajme
A A
Sa i kushton buxhetit kërkesa e grevistëve?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rreth 8.3 milionë euro në muaj do t’i kushtonte buxhetit të Kosovës kërkesa e grevistëve – 100 euro në muaj për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, deri në miratimin e Projektligjit për paga.

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83.000. Nga 100 euro në muaj, buxhetit të Kosovës i kushton rreth 8.3 milionë euro.

Në grevë nga 25 gushti janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshte publike, punëtorë të administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.

Rrahman Jasharaj, nga Këshilli grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) tha për Radion Evropa e Lirë se kërkesa për 100 euro shtesë është për të gjithë punëtorët në sektorin publik – edhe për ata të cilët nuk janë në grevë.

Në Kosovë, viti i ri shkollor fillon më 1 shtator, por Jasharaj i cili është edhe kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë(SBASHK), tha se nisja e vitit të ri shkollor i gjen “nxënësit në shtëpi, e mësimdhënësit në grevë”, për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre.

Grevën e BSPK-së, siç tha Jasharaj, e kanë përkrahur edhe policët e zjarrfikësit, por në bazë të Ligjit për greva, ata nuk kanë të drejtë ta organizojnë atë.

“Qeveria, po pati vullnet mund ta realizojë pa probleme të mëdha kërkesën tonë. Ky do të ishte një mesazh i mirë për të punësuarit se Qeveria po kujdeset për ta në këtë kohë të ngritjes së çmimeve, në këtë kohë krize”, deklaroi Jasharaj.

“Ne po kërkojmë vetëm 100 euro në muaj shtesë deri në miratimin e Projektligjit për paga. Punëtorët janë në gjendje të rëndë ekonomike. Jo më shumë se 100 euro, nuk duam të vëmë as qeverinë në pozitë të keqe”, tha për Radion Evropa e Lirë edhe Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve në Administratë Publike.

Ndërkohë, autoritetet kompetente në Kosovë kanë bërë ekzekutim të pjesshëm të pagave për muajin gusht, për shkak se nuk është përditësuar me kohë lista e personelit që ka punuar deri në fund të muajit. Përditësimi i listës së pagave është i nevojshëm për autoritetet pas grevës të nisur.H

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati më 29 gusht në një konferencë për media i paralajmëroi grevistët se nuk do ta marrin pagën e plotë derisa janë në grevë.

“Për 5 ditë pune i bie rreth 90 euro minus këtë muaj [në pagë]”, tha Murati.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 1 shtator se sindikalistët që janë në grevë, nuk mund të paguhen “për punën që nuk e bëjnë”.

Ministria e Punëve të Brendshme e ka proceduar Projektligjin për paga në konsultime paraprake më 17 gusht.

Projektligji duhet të kalojë procedurat e konsultimeve paraprake dhe publike, si dhe pas miratimit në Qeveri e Kuvend, do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në këtë gazetë.

Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka ofruar ndonjë shpresë se do të miratojë kërkesën e BSPK-së për 100 euro shtesë deri në miratimin e Projektligjit për paga.

Kurti më 1 shtator tha se projektligji ndodhet në diskutim paraprak dhe pas një jave do të jetë në diskutim publik.

Pasi të kalojë diskutimet, ai duhet të miratohet në Qeveri dhe Kuvend. Pas kësaj, publikohet në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në këtë gazetë.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe Zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se a ka buxhet për të përmbushur kërkesën e grevistëve, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Ndërkohë, sipas të dhënave të muajit korrik të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dërguar Radios Evropa e Lirë, para të gatshme në buxhetin e Kosovës janë mbi 700 milionë euro.

Ish-ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Haki Shatri, konsideron se Qeveria e Kosovës do të duhet të marrë parasysh kërkesën e grevistëve dhe ta jetësojë atë.

Ai tha për Radion Evropa e Lirë se të hyrat në buxhetin e Kosovës kanë shënuar rritje gjatë këtij viti.

“Rritja e të hyrave buxhetore është si rezultat i rritjes së çmimeve, pra në buxhetin e Kosovës ka mjete për kërkesën e grevistëve. Stoku i parave të gatshme në buxhetin e Kosovës është mbi 600 milionë euro”, tha Shatri.

Shatri thekson se në rastin më të mirë procedurat deri në zbatimin e Projektligjit për paga nuk mund të nisin para vitit 2024.

“Deri në atë kohë me këtë inflacion e këto paga, nuk mund të qëndrojnë punëtorët”, shton Shatri.

Greva e sindikatave për 100 euro shtesë po mbahet për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike të punëtorëve nga rritja e çmimeve të konsumit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, Kosova po përballet me një inflacion të lartë.
Norma e inflacionit në muajin korrik ka arritur në 14.2 për qind, nga 0.9 për qind sa ka qenë në korrik të vitit të kaluar.

Rritja e çmimeve ka nisur nga viti i kaluar, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Hov, pastaj, u ka dhënë edhe lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila ka nisur më 24 shkurt.

Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës vazhdimisht në deklarimet e tyre kanë thënë se gjatë këtij viti janë shënuar rritje të të hyrave buxhetore.

Të hyrat në Doganën e Kosovës mbushin arkën e shtetit, njëjtë sikurse të hyrat në Administratën Tatimore të Kosovës.

Në një përgjigje me shkrim të Doganës së Kosovës dërguar Radios Evropa e Lirë thuhet se në dy vitet e fundit kanë rritje të mbledhjes së të hyrave.

“Vitin e kaluar është shënuar një rezultat rekord i mbledhjes së të hyrave ku janë grumbulluar gjithsej 1.37 miliard euro apo 30.63 për qind më shumë krahasuar me 2020”.

“Rritje e të hyrave është shënuar edhe në periudhën janar – korrik. Në këtë periudhë janë mbledhur 883 milionë euro apo afër 14 për qind më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në përgjigjen e Doganës së Kosovës.

Të hyrat e përgjithshme nga tatimet për shtatë muaj të këtij viti, sipas ARK-së janë realizuar në vlerë 435.9 milionë euro, krahasuar me vitin e kaluar ka tejkalim për 80.3 milionë euro apo 22.6 për qind.

Buxheti i Kosovës i vitit 2022 është mbi 2.7 miliardë euro.

Paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka qenë 484 euro.

JU REKOMANDOJMË

Gjini: Nuk kemi votë për kandidatët për president, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja

Gjini: Nuk kemi votë për kandidatët për president, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja
26/03/2026 - 17:51

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, ka thënë se kjo parti nuk ka votë për kandidatët që...

Më shumëDetails

Gjini: Nuk kemi votë për kandidatët për president, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja

Gjini: Nuk kemi votë për kandidatët për president, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja
26/03/2026 - 17:49

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, ka thënë se kjo parti nuk ka votë për kandidatët që...

Më shumëDetails

Azemi tregon si të verifikohen njehsorët: M’i dërgoni faktet që ta përgatisë dosjen për Prokurorinë Speciale

Azemi tregon si të verifikohen njehsorët: M’i dërgoni faktet që ta përgatisë dosjen për Prokurorinë Speciale
26/03/2026 - 17:45

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një video adresimi është deklaruar sërish lidhur me dyshimet për manipulime me njehsorë, ku u tregon qytetarëve ‘’hap pas hapi’’...

Më shumëDetails

Mbledhja e Kryesisë së PDK-së, Çitaku: PDK e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Çitaku: E frikshme tendenca e pushtetit ta shtyp çdo fjalë dhe çdo mendim kundër
26/03/2026 - 16:48

Vlora Çitaku e Partisë Demokratike të Kosovësp pas mbledhejs së kryesisë së kësaj partie për të diskutuar rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që i jep Vetëvendosjes edhe 34...

Më shumëDetails

Dardan Krasniqi: Opozita duhej të propozonte Ramush Haradinaj për president, për t’ia shlyer një borxh

Dardan Krasniqi: Opozita duhej të propozonte Ramush Haradinaj për president, për t’ia shlyer një borxh
26/03/2026 - 16:38

Në emisionin Kosova Live, Dardan Krasniqi – ish kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dikur m anëtar i Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar vendimin e...

Më shumëDetails

“Ka njerëz të infiltruar në Bratislavë”, udhëheqësi i Dardanëve thërret për kujdes

“Ka njerëz të infiltruar në Bratislavë”, udhëheqësi i Dardanëve thërret për kujdes
26/03/2026 - 16:06

Udhëheqësi i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, u ka bërë thirrje tifozëve të Kosovës që të kenë kujdes në Bratislavë, disa orë para ndeshjes me Sllovakinë. Megjithëse ka thënë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë