Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sa më pak bërllog

31/12/2022 - 14:23
në Opinione
A A
Nevoja për “armikun kujdestar”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Që nga fqinjët që i lënë qeset me bërllog në ashensor, te bërllogu në qytet dhe në rrjetet sociale – deri te bërllogu i politikës. Të urojmë për sa më pak bërllog në vitin 2023

Imer Mushkolaj

“Nevojitet angazhim, shumë angazhim për të ndryshuar sadopak në të mirë. Mbase që nga edukimi se bërllogu nuk duhet lënë në ashensor, se rrjetet sociale nuk janë plaforma për shfryrje mllefi, sharje, fyerje e linçim, se shkolla është institucion që duhet të edukojë e arsimojë, se vendi i punës duhet respektuar dhe puna duhet kryer ashtu si duhet, se arroganca prodhon arrogancë, se qeverisja – përveç që është privilegj – në radhë të parë është përgjegjësi e llogaridhënie, se shteti nuk janë institucionet por jemi ne, qytetarët dhe se pushteti e shteti janë dy gjëra të ndryshme dhe nuk duhet të përzihen. Deri atëherë mbetet të shpresojmë për sa më pak bërllog – jo vetëm nëpër ashensorë”.

Kështu e pata përfunduar kolumnen e fundit të vitit të kaluar, duke shpresuar se një vit pas gjërat do të ndryshojnë për të mirë. Megjithatë, për fat të keq, gjendja nuk ka ndryshuar fort pozitivisht. T’i marrim gjërat me radhë.

* * *

Fqinjët e mi, në ndërtesën ku banoj, ende vazhdojnë t’i lënë në ashensor qeset e mbushura me bërllog. Nuk iu bën fare përshtypje që po e ndotin një hapësirë të përbashkët dhe se kontenjerët janë pak hapa më larg.

Bërllogu përshtypje nuk iu bën as banorëve të lagjes ku jetoj. Ata dinë të hedhin rreth e përqark kontenjerëve bërllog të çfarëdo lloji – që nga materiali ndërtimor, deri te materiet e rrezikshme. E rëndësishme për ta është që ta largojnë bërllogun nga pragu i shtëpisë. Punë e madhe që i rrezikojnë të tjerët.

E kur po flasim për bërllogun, kam përshtypjen se asnjëherë Prishtina nuk ka qenë më e ndotur se tash. Thjesht, është e mbytur në bërllog. Deri më tash nuk është parë ndonjë plan se si qeveria lokale do t’i qaset këtij problemi. Siç nuk është parë ndonjë plan as nga qeveria qendrore për t’iu dhënë zgjidhje plot problemeve, ashtu siç ka premtuar.

Problemet në arsim, shwndetësi, administratë publike e fusha të tjera mbeten të njëjta. Reformat e shumëpërmendura nuk kanë nisur, ndërkohë që vazhdon normaliteti i punëve të kryera “shkel e shko”, i mungesës së kompetencës, i arrogancës.

Tashmë kur po paralajmërohet se brenda tre muajve të ardhshëm mund të marrë fund edhe saga e dialogut me Serbinë, frika është se mos po bëhet farë bërllogu edhe më i madh, që do të vazhdonte ta mbajë vendin në “status quo”.

Gjatë vitit 2022 qytetarët edhe ashtu janë përballur me shumë probleme sociale dhe ekonomike. Me qasjen e vet karshi grupeve të caktuara të shoqërisë, siç është sektori privat, qeveria e ka bërë bërllog, duke mos i përfshirë në pakon e ndihmës së drejtëpërdrejtë financiare.

* * *

Bërllogu në rrjetet sociale është tregim në vete. Njerëz të frustruar, të cilët nuk janë të interesuar për debat, por për sharje, fyerje e linçime vazhdojnë ta ndotin hapësirën online, duke e kthyer në arenë përplasjesh.

Të tillët nuk zgjedhin fjalë për t’iu kundërvënë atyre që nuk mendojnë njësoj, duke u vetëshpallur në njëfarë forme pronarë të së vërtetës. Kjo ka qenë arsyeja kryesore pse kam vendosur të kufizoj mundësinë e komentimit në statuset e mia. Jo për të cenuar lirinë e shprehjes të dikujt, por për të bllokuar injorancën dhe arrogancën që prodhon bërllog.

Shumica e përplasjeve në rrjetet sociale ka konotacion politik, pra, militantë e simpatizantë partish shahen e fyhen ndërmjet vetes. Por, nuk mungojnë as fyerjet e tyre karshi gazetarëve dhe opinionistëve, shpesh duke i sulmuar dhe duke i fajësuar për plot gjëra, për të cilat do të duhej mbajtur përgjegjëse politika.

Ata qytetarë që i lënë qeset më bërllog në ashensor, ata që hedhin mbeturina vend e pa vend, mund të jenë të njëjtit që fëlliqin në rrjetet sociale, që janë militantë ose anëtarë partish. Shto kësaj cilësinë e mësimit që nxënësit marrin në shkolla dhe edukimin që marrin në shoqëri, ka pak gjasa që fotografia e zymtë e realitetit të ndryshojë për mirë vitin e ardhshëm. Sidoqoftë, na mbetet të urojmë: më pak bërllog.

JU REKOMANDOJMË

Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim
Opinione

Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim

14/12/2025 - 21:20
Arianit Koci vendos “sfidën e 10 mijë pëlqimeve”: Nëse arrihen deri në mëngjes, hyn në politikë
Opinione

Kosova në krizë ekonomike: Koha për t’u përballur me të vërtetën

08/12/2025 - 11:35
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Opinione

VLEN ose zbrazëtia e një bashkimi pa projekt

02/12/2025 - 15:09
UÇK-ja- Ftesë për Respekt dhe Kujtesë: kush ishte (dhe mbetet) UÇK?
Opinione

UÇK-ja- Ftesë për Respekt dhe Kujtesë: kush ishte (dhe mbetet) UÇK?

30/11/2025 - 15:11
Fertiliteti dhe infertiliteti, shkaqet, diagnostika dhe trajtimi
Opinione

Fertiliteti dhe infertiliteti, shkaqet, diagnostika dhe trajtimi

28/11/2025 - 19:28
Situata aktuale e luftës në Ukrainë dhe lëvizjet politike ndërkombëtare, një analizë e thelluar
Opinione

Situata aktuale e luftës në Ukrainë dhe lëvizjet politike ndërkombëtare, një analizë e thelluar

26/11/2025 - 15:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “U monitoruan takimet private, u kapën duke i numëruar paratë”-ja si u zbuluan personat që i shkaktuan shtetit dëm mijëra eurosh

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ofertë speciale e “Bujaria Home” për Vit të ri: Çmime të favorshme të banesave për mërgimtarë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Syla kritikon Luan Krasniqin: Do të kujtohet si trim i ringut e frikacak i luftës për vendin e tij – Klitschko në kulmin e famës dhe pasurisë iu bashkua luftës në Ukrainë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë