Analisti Ermal Sadiku, ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar në ngritjen e kapaciteteve të energjisë elektrike.
Sadiku tha se në thelb, problemi me energjinë në Kosovë është se Kosova s’po mund të prodhojë aq sa ka nevojë vendi.
“Për shkak të dështimeve të ngritjes së kapaciteteve i kemi këto probleme, sepse po të kishin ngritur kapacitete ose po t’i kishin lejuar bizneset private që të ndërtojnë kapacitete, qoftë solare, të ujit apo erës, atëherë kjo temë do të ishte më e kapërcyeshme për bizneset”.
“Mendoj që për këtë problem që dikush duhet të japë përgjegjësi dhe për fat të keq nuk është dënuar kjo qeveri në zgjedhje, problemi më i madh është fjalimi i Kurtit”, tha Sadiku në Rubikon.
Tutje, ai u shpreh se një ideologji e tillë si e Kurtit është thelbi i shkatërrimit të një vendi në aspektin afatgjatë.
“Ka njerëz që ofendojnë, linçojnë por problemi është te njerëzit që besojnë që me një qasje të tillë komuniste, mund ta zhvillosh një shtet që është në tranzicion”, tha ai.