Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Sala Jashari, ka reaguar pas vdekjes së axhës së saj, ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari.
Përmes një postimi në Facebook, Jashari ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij.
“Mixhë, Vështirë të flas.Në raste të tilla, fjalët heshtin dhe qetësia sfidon edhe psherëtimat.Ti, njeri i çeliktë, i farkëtuar nga guximi dhe dashuria për atdheun. Jetove një jetë plot vepra, e emri yt ka peshë të madhe për ne; je pjesë e historisë së Kosovës. Sot, më lejo të të nderoj, të përkulem para secilit kujtim që krijove dhe që ua le trashëgim brezave. Ti, qëndistar i lirisë. I paharrueshëm është kujtimi për ty. Do të mbetesh motiv për ne dhe, për shumëkënd, arsyeja që na mban të vazhdojmë ta duam vendin tonë. Lavdi jetës dhe veprës sate! Faleminderit për gjithçka mixhë!”, shkroi ajo.











