Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sali Berisha flet për Zvernecin: Mbështesim investimin e huaj, Sazanin e kam ofruar unë dhe Nano

03/06/2026 - 15:31
në Lajme
A A
Sali Berisha flet për Zvernecin: Mbështesim investimin e huaj, Sazanin e kam ofruar unë dhe Nano
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sali Berisha para gazetarëve ka deklaruar sot se ka qenë dhe është dakord që në Zvërnec të investohet.

Ai tha se edhe para tre vitesh kur u njoftua se Jared Kushner do të investonte në vendin tonë, ai ka thënë ‘po’ sepse sipas tij, investitorët kishin paratë.

“Para tre vitesh, kur u tha se do vinte dhëndri i ish-presidentit Trump në atë kohë, unë kam thënë po.

Reagimi im ndaj këtij lajmi ka qenë ky, plotësisht dakord. Sepse i ka paratë. Thuhej që fondi saudit janë fondet publike të investimeve, është fond trilionësh dhe natyrisht paratë ishin. Arsyeja bazë pse kam thënë po ka qenë kjo dhe e kam lidhur me paratë.

Me këtë unë nuk kisha dyshim se Rama po blinte influencë politike, por përsëri për mua interesi i vendit dilte mbi këtë. Investimi në Zvërnec është marrëdhënie private. Sa i përket atyre që qajnë për ishullin, janë hipokritë sepse Sazanin, në mënyrë absolute, ua kemi ofruar investitorëve edhe unë edhe Nano dhe nuk është investim i thjeshtë.

Asgjë nuk prishet aty, o miq, Çudia e Sazanit është kjo… është ajo bimësi e mrekullueshme në një ishull pa ujë. Bimësia do ruhet, pra Sazani është tokë publike. Zvërneci është tokë private në tërësinë e saj. Është e banueshme, dakord, tani ne mbështetëm investimin e huaj”, tha Berisha.

Lidhur me ndërtimin në një zonë të mbrojtur, Berisha tha se kjo ndodh kudo dhe se BE e ka përcaktuar me kritere. Po ashtu tha se Thethi dhe Valbona janë ndërtime në park kombëtar, e se kjo nuk dëmton por zhvillon zonën.

“Mund të zhvillohen ndërtime në zona të mbrojtura, BE ka përcaktuar standardet sesi zhvillohet zona e peizazhit. Në katër shkallë kalon. Doktrina nuk e përjashton. Atëherë mbetet të ndërtojmë vetëm në shkrepa dhe përroje. Por ne duhet t’i zhvillojmë në përshtatje të plotë me peizazhin. Thethi dhe Valbona janë në parqe kombëtare të dyja”, tha ai. /TCh/

JU REKOMANDOJMË

Kurti në takim me presidentin e KE-së nënvizon rëndësinë e marrjes së statusit kandidat

Kurti në takim me presidentin e KE-së nënvizon rëndësinë e marrjes së statusit kandidat
03/06/2026 - 16:23

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar në takimin me presidentin e Këshillit Evropian se Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm në reforma, demokraci dhe ekonomi, duke theksuar...

Më shumëDetails

Djali i Afrim Bunjakut bashkohet me 298 kadetë në aksionin human për dhurim gjaku

Djali i Afrim Bunjakut bashkohet me 298 kadetë në aksionin human për dhurim gjaku
03/06/2026 - 16:14

Në mesin e qindra kadetëve të rinj që iu përgjigjën aksionit për dhurim vullnetar të gjakut në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ishte edhe djali i rreshterit...

Më shumëDetails

Hovenier: Pozita e Kosovës në SHBA ka pësuar një goditje të vërtetë

Ambasadorët e Quintit po zhvillojnë takim në Qeveri, pritet deklarimi i Hovenierit
03/06/2026 - 16:05

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara kanë pësuar përkeqësim të ndjeshëm gjatë 16 muajve të fundit. Në një...

Më shumëDetails

Vizita e Costas në Kosovë, i pranishëm në takimin me Kurtin edhe emisari special i BE’së Sorensen

Vizita e Costas në Kosovë, i pranishëm në takimin me Kurtin edhe emisari special i BE’së Sorensen
03/06/2026 - 15:58

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ditën e sotme ka pritur në takim Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë,...

Më shumëDetails

4 ditë para zgjedhjeve, KQZ-ja anulon 3 tenderë për pajisje të nevojshme për ditën e votimit

Hasanpapaj: “Çdo hap sot është angazhim për një Kosovë më të fortë”
03/06/2026 - 15:49

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka anuluar tri aktivitete të prokurimit, që kishin të bënin me nevojat e institucionit dhe të qendrave komunale të numërimit (QKN) dhe Qendrën...

Më shumëDetails

PE miraton raportin e Kosovës, Terras: Shpresoj që vendi të dalë nga bllokada institucionale

PE miraton raportin e Kosovës, Terras: Shpresoj që vendi të dalë nga bllokada institucionale
03/06/2026 - 15:43

Parlamenti Evropian, me 47 vota për, ka miratuar raportin e Kosovës. Riho Terras, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian ka falënderuar të gjithë bashkë raportuesit dhe tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dikur e udhëheqte komunën, por sot PDK-së në Gjilan i shkuan në tubimi vetëm rreth 200 persona

    Dikur e udhëheqte komunën, por sot PDK-së në Gjilan i shkuan në tubimi vetëm rreth 200 persona

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    256 Shpërndaje
    Shpërndaje 102 Tweet 64
  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Mohoi se Sami Lushtaku ia sulmoi eskortën, pushteti i Kurtit suspendon policin

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Peci emëron u.d. drejtorin e ri të QKMF-së në Mitrovicë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë