Analisti politik Fitim Salihu ka reaguar ndaj këngëtares Edona Llalloshi pas interpretimit të saj kushtuar kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar këtë veprim si servilizëm politik.
Salihu ka deklaruar se dikur ka gjykuar artistët që i shërbenin diktaturave, ndërsa sot, sipas tij, në demokraci po shfaqen artistë që i thurin lavde liderëve për përfitime personale.
Ai ka kritikuar edhe simbolikën e përdorur në këngë, veçanërisht armën, duke theksuar se kjo bie ndesh me qëndrimet e mëhershme të Kurtit lidhur me luftën e armatosur që vetë e kishte kundërshtuar.
Sipas Salihut, mbështetësit e kryeministrit po përpiqen ta paraqesin atë si figurë heroike përmes këngëve, ndonëse, siç thotë ai, gjatë pesë viteve në pushtet ai ka dështuar.














