Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sallahu: Shkarkimi i u.d. të kryeprokurorit i kundërligjshëm: Ftoj Zyrën e BE dhe ambasadën e SHBA’së të reagojnë

20/11/2025 - 13:37
në Lajme
A A
Sallahu: Shkarkimi i u.d. të kryeprokurorit i kundërligjshëm: Ftoj Zyrën e BE dhe ambasadën e SHBA’së të reagojnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ditën e sotme, Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka shkarkuar Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Lidhur me këtë ka reaguar, ushtruesi i detyrës së ministrit në Ministrinë e Drejtësisë, Blerim Sallahu, duke thënë se zhvillimet e fundit në KPK ‘’po shpalosin realitetin se vendimmarrja brenda kësaj përbërje po dominohet nga përplasje të brendshme, gara për pushtet dhe lëvizje të koordinuara mes grupeve, e jo nga interesi i shtetit dhe i drejtësisë’’.

Tutje, ai ka thënë se, sipas tij, KPK ka një problem thelbësor të funksionimit e që sipas Sallahut, është një ‘’ përbërje e fragmentuar, e përçarë, e cila nuk arrin të vendosë mbi bazën e profesionalizmit dhe integritetit’’.

‘’ Drejtësia nuk mund të ecë përpara nëse organi që garanton pavarësinë dhe llogaridhënien e prokurorëve vetë funksionon me logjikën e grupeve dhe të dominimit të brendshëm. Shkarkimi i kundërligjshëm i u.d. Kryeprokurorit, Besim Kelmendi, është shkelje flagrante e ligjit nga ata të cilët duhet të jenë zbatuesit më të përpiktë të tij’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Zhvillimet e fundit në KPK po shpalosin realitetin se vendimmarrja brenda kësaj përbërje po dominohet nga përplasje të brendshme, gara për pushtet dhe lëvizje të koordinuara mes grupeve, e jo nga interesi i shtetit dhe i drejtësisë.

Kjo situatë, e cila po shfaqet hapur përmes kërkesave të ndërsjella për shkarkime, tregon qartë se KPK ka një problem thelbësor të funksionimit: një përbërje e fragmentuar, e përçarë, e cila nuk arrin të vendosë mbi bazën e profesionalizmit dhe integritetit, por sipas linjave të brendshme të influencës.

Drejtësia nuk mund të ecë përpara nëse organi që garanton pavarësinë dhe llogaridhënien e prokurorëve vetë funksionon me logjikën e grupeve dhe të dominimit të brendshëm.

Shkarkimi i kundërligjshëm i u.d. Kryeprokurorit, Besim Kelmendi, është shkelje flagrante e ligjit nga ata të cilët duhet të jenë zbatuesit më të përpiktë të tij.

Kosova ka nevojë për institucione të drejtësisë që punojnë për qytetarët, jo për grupime brenda zyrave.

Zhvillimet e fundit ngrisin alarmin për vazhdim të reformës së thellë për përgjegjësi dhe transparencë në çdo nivel të sistemit të drejtësisë.

Ftoj Zyrën e BE-së, Ambasadën Amerikane dhe partnerët tjerë ndërkombëtar të reagojnë lidhur me veprimet e kundërligjme brenda KPK-së.

Jetësimi i reformës që ka filluar nuk duhet ta friksojë askë dhe si e tillë do të duhet të zbatohet tërësisht, përmes së cilës eliminon grupet e interesit, rritë llogaridhënien, përgjegjësinë dhe transparencën.

JU REKOMANDOJMË

Mushkolaj: Kryeministri Kurti në të kaluarën e vlerësonte Lajçakun
Lajme

Mushkolaj: Kurrkush nuk duhet me u tutë prej mërgimtarëve – ata nuk i takojnë një partie politike

20/11/2025 - 15:39
Me 28 dhjetor zgjedhjet, Gashi: U bëftë dita që Kosova kthehet kah e mira
Lajme

Me 28 dhjetor zgjedhjet, Gashi: U bëftë dita që Kosova kthehet kah e mira

20/11/2025 - 15:38
Hamza për zgjedhjet e 28 dhjetori: Jo më për kriza e përçarje, fitorja e PDK’së do të jetë fitore e Kosovës së zhvilluar
Kryesore

Hamza për zgjedhjet e 28 dhjetori: Jo më për kriza e përçarje, fitorja e PDK’së do të jetë fitore e Kosovës së zhvilluar

20/11/2025 - 15:37
Haliti i quan zgjedhjet e 12 tetorit më të pakuptimtat: Beteja për Drenasin, më e ndjekura nga qytetarët
Lajme

Haliti: 28 dhjetori dita e fitores, boll me eksperimente

20/11/2025 - 15:24
“120 euro vota” – Ngritët aktakuzë për blerje votash ndaj burrit të drejtoreshës së Bali Muharremajt
Lajme

“120 euro vota” – Ngritët aktakuzë për blerje votash ndaj burrit të drejtoreshës së Bali Muharremajt

20/11/2025 - 15:21
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së: Nëse nuk ka alokim të mjeteve, protestat nisin më 6 gusht
Lajme

Nga e hëna, RTK-ja në grevë të përgjithshme

20/11/2025 - 15:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • U kërkoi llogari për autostradën e Gjilanit, Durmishi i kundërpërgjigjet Haradinajt

    U kërkoi llogari për autostradën e Gjilanit, Durmishi i kundërpërgjigjet Haradinajt

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • U dështoi edhe Konjufca, Haxhiu përplaset në shkallë të Kuvendit me Uran Ismajlin: Po çfarë kryetar komune ti

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • U.d. Kryeprokurori i Shtetit shkarkohet në mënyrë të jashtëligjshme

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Mu pati mbush mendja që ke lu mendsh”, Lladrovci tregon se çka i tha Kadri Veseli

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gjykata Speciale merr vendim për Veselin, Krasniqin dhe Selimin

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë