Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SBASHK: Qeveria në detyrë injoroi kërkesat e mësimdhënësve

30/04/2025 - 10:11
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sindikatat e Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka reaguar ndaj Qeverisë në detyrë, duke e akuzuar për injorimin e kërkesave legjitime të mësimdhënësve gjatë katër viteve të fundit.

SBASHK thotë se kërkesat për Ligjin për Pagat, Skemat Pensionale dhe Kontratën Kolektive kanë mbetur pa përgjigje, ndërsa çmimet e produkteve esenciale, janë rritur deri në 20%.

Në reagimin e saj, sindikata thekson se kjo është një papërgjegjësi e dyfishtë, jo vetëm institucionale, por edhe sociale.

Sipas SBASHK, Qeveria në detyrë ka dështuar të përfshijë përfaqësuesit e punëtorëve në procesin e vendimmarrjes dhe ka vazhduar të veprojë në mënyrë të njëanshme.

“Qeveria në detyrë, e cila për katër vite ka injoruar kërkesat legjitime të mësimdhënësve – përfshirë Kontratën Kolektive, Ligjin për Pagat dhe Skemat Pensionale – vazhdon të funksionojë në mënyrë të njëanshme, duke përjashtuar përfaqësuesit e punëtorëve nga vendimmarrja”, thuhet në reagim.

“Ndërkohë, çmimet e produkteve esenciale,përfshirë qumështin dhe bukën, janë rritur deri në 20%, pa asnjë masë mbështetëse nga qeveria”.

SBASHK kërkon formimin e institucioneve legjitime dhe rifillimin e dialogut sindikal dhe institucional me përfaqësuesit e mësimdhënësve.

Po ashtu, kërkohet marrja e masave urgjente për adresimin e krizës së çmimeve dhe përmbushjen e kërkesave për mbështetje sociale dhe financiare për punëtorët e arsimit.

“Po ashtu, bllokimi i institucioneve nga kryeministri i dorëhequr dhe refuzimi i bashkëpunimit politik për zgjidhje të krizës, dëshmojnë për mungesë serioziteti dhe përkushtimi ndaj interesit publik. Kërkesa e SBASHK-ut është e qartë: Të formohen menjëherë institucionet legjitime; Të rifillojë dialogu sindikal dhe institucional me përfaqësuesit e mësimdhënësve; Të adresohen me urgjencë kërkesat tona dhe të ndërmerren masa kundër rritjes së çmimeve”, thuhet tutje në reagim.

JU REKOMANDOJMË

Deputeti i LDK ka një kërkesë për deputetet e Kuvendit – pagën e 13 ta ndajmë për fëmijët me autizëm

Deputeti i LDK ka një kërkesë për deputetet e Kuvendit – pagën e 13 ta ndajmë për fëmijët me autizëm
01/04/2026 - 21:06

Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku, ka bërë një thirrje publike për kolegët e tij në Kuvend që të kontribuojnë financiarisht për fëmijët me autizëm. Në...

Më shumëDetails

Ky është polici i arrestuar për lëndim të rëndë trupor në Prishtinë

IPK: Polici dyshohet se aksidentalisht plagosi 16-vjeçarin me armë zyrtare në kokë, rasti ndodhi në shtëpinë e të dyshuarit
01/04/2026 - 20:33

Një zyrtar policor është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës lidhur me një incident të rëndë që ka ndodhur pas mesnatës në Prishtinë. Sic raporton Sinjali polici i...

Më shumëDetails

Abdixhiku bën tri emërime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës

Abdixhiku në dyvjetorin e Banjskës: Afrim Bunjaku dëshmoi se shërbimi ndaj atdheut është mbi çdo gjë personale
01/04/2026 - 20:13

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka marrë vendim për emërime në disa pozita të kësaj partie. Abdixhiku ka njoftuar se Ilir Ferati, Sokol Haliti dhe...

Më shumëDetails

Zgjedhja e Presidentit të ri, Deliu: Nuk po shoh asnjë përpjekje serioze të kryeministrit Kurti

Mungon njëri i akuzuar, dështon sërish të nis gjykimi për kanosjen e deputetes Blerta Deliu-Kodra
01/04/2026 - 19:54

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar qeverinë për mungesë angazhimi në procesin e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se nuk sheh veprime konkrete nga kryeministri Albin Kurti...

Më shumëDetails

ShBA-ja do të largohet “goxha shpejt” nga Irani, por do të rikthehet nëse ka nevojë, thotë Trumpi

Trump: Liderët e rinj të Iranit duan të flasin
01/04/2026 - 19:30

Shtetet e Bashkuara do të largohen nga Irani “goxha shpejt” dhe do të rikthehen për “goditje pikash”, nëse ka nevojë, i tha të mërkurën agjencisë “Reuters” presidenti amerikan,...

Më shumëDetails

Xhevdet Pozhari: Pas asaj që ka ndodh me 2019, jo e gjithë LDK-ja pret kthimin e Vjosa Osmani

Xhevdet Pozhari: Pas asaj që ka ndodh me 2019, jo e gjithë LDK-ja pret kthimin e Vjosa Osmani
01/04/2026 - 18:43

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ishte mysafir në Podcast-in “Përballje me Gazin”, i cili ka folur për aktualitetin politik në Kosovës. Sa i përket mundësisë së kthimit të presidentes,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kosova humb, komentatori nga ky shtet gëzohet për Turqinë sikur të ishte kombëtarja e tij [VIDEO]

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Bie çmimi i naftës e rriten tregjet e aksioneve

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Presidenti iranian: Jemi të gatshëm për fund të konfliktit, por vetëm me garancitë e duhura

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Deklarohet Foda, kjo do të jetë e ardhmja e tij pas eliminimit nga Kupa e Botës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë