Me kërkesë të kryetarit Faton Peci është thirrur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ku pika më e rëndësishme është zgjedhja e Kryesuesit.
Kjo mbledhje është thirrur për datë 12 janar, ky pika tjera janë edhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunë, Propozim-vendimi për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Komunitete.
Përbërja e Kuvendit Komunal e dalë nga zgjedhjet e tetorit nuk i ka dhënë fuqi pozitës të ketë shumicën.
Nga 31 asamblistë sa ka Kuvendi Komunal, këto janë mandatet e fituara:
PDK: 13 asamblistë
VV: 7 asamblistë
GUXO: 4 asamblistë
LDK: 4 asamblistë
AKR: 1 asamblistë
FeD: 1 asamblistë
NISMA: 1asamblistë.
Veriu.info mëson se tashmë është arritur një partineritet i gjerë, sipas të cilit Kryesuesi i Kuvendit Komunal do t’i takoj njërës prej partive jo-fituese.












