Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Seksologu Fejza thotë se seksi është aktivitet i rëndë fizik, tregon pse të moshuarit po vdesin në motele

15/03/2023 - 21:23
në Lifestyle
A A
Seksologu Fejza thotë se seksi është aktivitet i rëndë fizik, tregon pse të moshuarit po vdesin në motele
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Seksologu Hajrullah Fejza ka folur për rastet e vdekjeve gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Ai u shpreh se njerëzit humbin jetën duke bërë seks, jo vetëm në motele por edhe në shtëpi.

Seksologu Fejza tha se “seksi është aktivitet i rëndë fizik”, ndaj të moshuarit dhe ata që kanë probleme me zemrën duhet të konsultohen me mjekët për të marrë këshilla, se si duhet të veprojnë gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Fejza theksoi se të moshuarve “nuk u duhet thënë që s’mund të bëjmë seks”, por ata duhet të kenë kujdes me përdorimin e viagrave, si edhe të mos sforcohen shumë gjatë aktit.

“Normal që shkojnë në motele, ata që kanë nevojë e bëjnë. Vdekjet ndodhin për shumë arsye, duhet të mos përdorin viagrën. Shkaku kryesor janë mjekët dhe farmacistët, nuk mundesh t’i thuash njerëzve të moshuar se nuk kanë më nevojë për seks, por duhen këshilluar çfarë duhet të marrin, si funksionon ilaçi, si duhet ta përdorin. Nuk e pyesim dhe as nuk i tregojmë, shumica vdesin nga përdorimi i gabueshëm. Arsyeja tjetër është se harron moshën dhe nuk duhet të sforcohet shumë kur kryen marrëdhënie seksuale, vdesin nga mbingarkesa fizike.

Është e pakuptimtë t’i thuash dikujt që ke arritur një moshë të caktuar dhe s’duhet të bësh seks, por duhet ta udhëzosh. Njerëzit vdesin duke bërë seks edhe në shtëpi, seksi duhet të përshtatet me moshën. Seksi është aktivitet fizik goxha i rëndë, ata që kanë probleme me zemrën, duhet të të konsultohen me mjekun, kjo do të zvogëlonte numrin e vdekjeve gjatë seksit në shtëpi dhe motel. Njerëzit në aktivitete fizike të ndryshme, çdo aktivitet fizik ka rrezik”, tha Hajrullah Fejza për “Kanali 10”.

Seksiologu theksoi se për të zvogëluar nivelin e stresit njerëzit duhet të bëjnë sa më shumë seks “pasi është ilaçi kryesor”. Ai shtoi se masturbimi është “i mirë”, përveç rasteve kur “bëhet me qëllim për të shmangur kryerjen e marrëdhënieve seksuale me partneren/in”.

“Seksi është aktivitet anti-stres. Për të zvogëluar dukshëm nivelin e stresit, seksi është ilaçi kryesor. Bëj sa më shumë seks. Marrëdhëniet seksuale janë vetëm dhe në çift, vetëm kryet masturbimi, nuk është i dëmshëm.

I dëmshëm është vetëm kur bëhet me qëllim për të shmangur marrëdhënien seksuale me partnerin/en. Ka shumë çifte që nuk bëjnë seks dhe për egoizmin e vet masturbohen, për të “dënuar” partneren/in, vetëm në këtë moment është i dëmshëm, në momente të tjera është i mirë”, u shpreh seksologu Fejza.

JU REKOMANDOJMË

Dieta mesdhetare mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit, tregon një studim i ri
Lifestyle

Dieta mesdhetare mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit, tregon një studim i ri

17/12/2025 - 18:16
Si ta forconi imunitetin e fëmijës suaj në mënyrë natyrale gjatë muajve të dimrit
Lifestyle

Si ta forconi imunitetin e fëmijës suaj në mënyrë natyrale gjatë muajve të dimrit

17/12/2025 - 10:54
Profesionalizmi ka emër: Presidentja Vjosa Osmani zgjedh të merr shërbime orofaciale te Dr. Besim Neziri
Lajme

Profesionalizmi ka emër: Presidentja Vjosa Osmani zgjedh të merr shërbime orofaciale te Dr. Besim Neziri

13/12/2025 - 18:37
Gjashtë ushqime të mira për hormonet që ju mbajnë energjikë gjatë gjithë ditës
Lifestyle

Gjashtë ushqime të mira për hormonet që ju mbajnë energjikë gjatë gjithë ditës

04/12/2025 - 20:30
Sa kafe duhet të konsumoni në ditë për qarkullim të mirë të gjakut
Lifestyle

Sa kafe duhet të konsumoni në ditë për qarkullim të mirë të gjakut

01/12/2025 - 18:35
Ecja 30 minuta në ditë, “ilaçi” më i nënvlerësuar për zemrën dhe trurin
Lifestyle

Ecja 30 minuta në ditë, “ilaçi” më i nënvlerësuar për zemrën dhe trurin

01/12/2025 - 18:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Oj silikone, oj botokse”/ Debat i ashpër mes Shkurtës dhe Xhenetës

    “Oj silikone, oj botokse”/ Debat i ashpër mes Shkurtës dhe Xhenetës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i Muharremit rreth daljes së qytetarëve në zgjedhje: Dalja finale Kosovë rreth 850 mijë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • 759 mijë votues deri në 17:00 – Kosova shënon dalje 38.01% në zgjedhjet e parakohshme

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • E shqeu fletëvotimin e gruas në shenjë revolte, shoqërohet në polici

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë