Gjatë bastisjes në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut, Policia ka gjetur dhe sekuestrua AK-47, granata ore, radiolidhje e të tjera, ndërsa dy të dyshuar janë shpallur në kërkim.
Zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00.
“Sot rreth orës 13.00 pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovicë- Veri mund të ketë substanca narkotike, Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje. Gjatë bastisjes në këtë shtëpi, Policia ka has dhe ka sekuestruar: 1 AK-47, 2 granata dore M-75, 2 radiolidhje, 2 antiplumba, kapelë, dorëza, Çanta ushtarake, karikatorë të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës, harta, rrip brezi, sprej, thikë, shallë kamufllazhi, etj”, tha Elshani.
Ai shtoi se dy të dyshuarit A.J (32-vjecar) dhe V.J (46-vjecar) nuk janë hasur në shtëpi por tashmë janë shpallur si persona në kërkim. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.