Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Selimi me kritika për diplomacinë e Kurtit: Ambasada jonë në Amerikë s’ka as shofer, Serbia i ka 27 diplomatë veç në Uashington

31/10/2024 - 19:52
në Kryesore, Lajme
A A
“Tregon shumë se ku jemi”, Selimi paralajmëron edhe për dy vizita të zyrtarëve të NATO-s, pas Ruges dhe drejtorit të CIA-s në rajon

?????????????????????????????????????????????????????????

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë Kurti për qasjen e saj diplomatike, veçanërisht për mungesën e diplomatëve në ambasadat e Kosovës në vendet kryesore perëndimore dhe mungesën e progresit në arenën ndërkombëtare.

Në FIVE të Dukagjinit, Selimi theksoi se për katër vjet Kosova nuk ka siguruar njohje të reja dhe nuk është anëtarësuar në asnjë organizatë ndërkombëtare, duke e konsideruar këtë periudhë si një kohë stagnimi dhe degradimi diplomatik.

“Për katër vjet nuk kemi pasur asnjë njohje. Për katër vej tuk kemi pasur asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare. Për katër vjet ne jemi shteti i vetëm përpos Rusisë e Bjellorusisë që jemi ende në sanksione të BE-së. Fatkeqësisht për katër vjet kemi pasur shumë pak vizita bilaterale zyrtare nga kryeministri në Uashington”, ka thënë Selimi

Selimi theksoi se marrëdhëniet me aleatët e mëdhenj, si SHBA, Franca dhe Gjermania, janë përkeqësuar

Ai përmendi kritikat që kanë ardhur nga Sekretari i Shtetit dhe Departamenti i Shtetit ndaj qeverisë aktuale, si dhe kërcënimet për përjashtim nga Procesi i Berlinit nga Gjermania.

“Kemi pasur shumë tendosje, kemi pasur kritika të ashpra nga Sekretari i Shtetit, Departamenti i Shtetit ndaj neve. Ne iu kemi thënë, Qeveria, jonë që ju jeni ‘naiv’. Pra kemi pas marrëdhënie të turbulluara më Amerikën. Marrëdhëniet të turbulluara me Francë e Gjermaninë. Në një moment erdhi koha, që morën kërcënime nga Gjermania, që do t’ju përjashtojmë nga Procesi i Berlinit. Këto nuk janë fitore diplomatike, nëse nuk na përjashtojnë. Fitore diplomatike është progresi e jo mos përjashtimi”, ka shtuar Selimi.

Një shqetësim tjetër i shprehur nga Selimi ishte mungesa e stafit të nevojshëm në ambasadat e Kosovës në Uashington dhe Londër, të cilat, sipas tij, aktualisht operojnë me vetëm disa persona, ndërsa ambasada në SHBA nuk ka as shofer.

Ai theksoi kontrastin e madh me Serbinë, e cila ka 27 diplomatë vetëm në Uashington.

“Tash për tash ku jemi sot, fërkema jonë diplomatike, ndikim jonë, mënyrë e jonë ndërveprimit me aleatët tonë është në nivel, mos të them katastrofale, por në nivelin minimal. Fatkeqësisht diplomacia jonë ka implodu, unë nuk shoh që kemi ndonjë prezencë në Afrikë, në Azi.. pra ju kujtohet më herët, ju mediat i sulmonit ministrat e jashtëm pse s’ka njohje. I numrojshi më rend nëpër gazeta e portale, s’ka ndodhë që një muaj njohje. Epo tash askush s’po e përmend që katër vjet që s’ka njohje, jo që s’ka njohje po ka degradim të marrëdhënieve tona me aleatët tonë…

Isha në Uashington para disa jave që ambasada jonë kishte dy tre persona, as shofer nuk kishte. Ambasada jonë në Londër i ka dy-tre persona. D.m.th. në shtetet e QUINT-it Kosova i ka gjithsej 15 diplomatë, në 5 shtete. Serbia në Uashington i ka çuar 27 diplomatë…”, ka thënë ndër të tjera Selimi.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet një M.I. për armëmbajtje pa leje në Mitrovicë, i konfiskohet pistoleta me 28 fishekë
Lajme

Arrestohet një M.I. për armëmbajtje pa leje në Mitrovicë, i konfiskohet pistoleta me 28 fishekë

15/07/2025 - 23:28
Emisarë të Perëndimit zbarkojnë në Kosovë, kërkohet urgjentisht formimi i institucioneve
Lajme

Emisarë të Perëndimit zbarkojnë në Kosovë, kërkohet urgjentisht formimi i institucioneve

15/07/2025 - 22:49
Ambasada britanike: Karen Pierce diskutoi në Kosovë për formimin urgjent të qeverisë
Lajme

Ambasada britanike: Karen Pierce diskutoi në Kosovë për formimin urgjent të qeverisë

15/07/2025 - 22:34
Lutfi Haziri: Besnik Bislimi do të tërhiqet për dinarin, ta shohim sa hapa mbrapa
Lajme

Haziri – Memli Krasniqit: Jo 19, por 20 vota t’i japim por është e pamjaftueshme

15/07/2025 - 22:24
Bislimi: NATO ndali gjenocidin e Millosheviqit, sot Kosova kërkon të bëhet pjesë e saj
Kryesore

Vendimi i Supremes e radikalizon pak Besnik Bislimin: Gjyqësori i ka shpallë luftë qeverisë, do ta humbin me shumë turp

15/07/2025 - 22:11
641 çifte i dhanë fund martesës së tyre nga janari deri në maj
Lajme

641 çifte i dhanë fund martesës së tyre nga janari deri në maj

15/07/2025 - 22:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Isa Mustafa godet LDK-në: Fatkeqësisht margjinalizuan Avdullah Hotin

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ky është zytari i arrestuar dje për marrje ryshfeti, u kap në flagrancë nga policia

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kthesa e çuditshme e biznesmenit Ruzhdi Kurtishaj – Para pak javësh thoshte se buzë detit kafja 80 cent, sot alarmon për çmime astronomike në bregdetin shqiptar

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Supremja foli, nuk ka edhe ministër edhe deputet – Kajtazi: “Tash i hapet rruga Prokurorisë t’i arrestojë”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë