Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serbia s’ia pranoi diplomën, zyrtarët shqiptarë s’e lejuan të punojë as si ndriçuese teatri – si u përjashtua aktorja e vetme grua Egzona Salihu nga Shtëpia e Kulturës në Preshevë

17/08/2023 - 12:02
në Kryesore, Lajme
A A
Serbia s’ia pranoi diplomën, zyrtarët shqiptarë s’e lejuan të punojë as si ndriçuese teatri – si u përjashtua aktorja e vetme grua Egzona Salihu nga Shtëpia e Kulturës në Preshevë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktorja shqiptare, Egzona Salihu, kishte pranuar të punësohet formalisht si ndriçuese në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë, e të marrë rrogë të ndriçueses, vetëm që t’i mundësohet aktrimi atje, meqë Serbia nuk ia njihte diplomën e Universitetit të Prishtinës.

Ajo ishte e vetmja aktore grua në këtë shtëpi kulture, por, nga e mërkura e 16 gushtit edhe kjo formë e angazhimit iu bë e pamundur – tash jo nga Serbia, por nga vetë zyrtarët shqiptarë në Preshevë.

Përmes një postimi në Facebook, Salihu kishte shprehur revoltën e saj hapur, derisa ka zbuluar se kishte kohë që ishte ballafaquar me “shantazhe, maltretime e kërcënime”.

Në një intervistë për Albanian Post, Egzona theksoi qëndrimin e saj kundër këtij vendimi, dhe për të akoma më befasues se shkëputja e kontratës mbetet fakti, që sipas saj, pas këtij akti, qëndron “një shqiptar”.

Salihu vendimin për largimin e saj nga pozita e ndriçueses në këtë institucion e sheh bindshëm si politik, derisa shkas për këtë thotë të jenë bindjet e saj politike – “nuk jam me Alternativën për Ndryshim (APN)”, thotë ajo.

“Vendimi për largimin tim nga puna për të vetmen aktore grua, e cila nuk po largohet nga serbët, por nga shqiptarët – nga politika shqiptare, kjo është më e keqja që i ka ndodhur Teatrit të Preshevës, ndonjëherë”, ka thënë Salihu.

“Pas këtij vendimi qëndron Drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Kujtim Sadriu (familjar i burrit të presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu), i cili po e shfrytëzon pozitën e tij për inate personale dhe politike. Ai është me APN-në, me Shqiprim Arifin”, shton ajo.

“Vendimi është marrë për shkak që unë nuk jam në të njëjtën parti politike, dhe gjithmonë kam reaguar publikisht për çdo padrejtësi që ata kanë bërë në Preshevë”, thotë tutje Salihu.

“Vendosa të reagoj publikisht sepse unë asnjëherë nuk kam heshtur kundrejt padrejtësive dhe diskriminimit. Sot, më shumë se kurrë besoj që është koha ta dinë të gjithë se me çka po përballen çdo ditë shqiptarët në Preshevë, e në këtë rast, artistët e këtij qyteti”, thotë ajo.

Sipas aktores, në asnjë teatër aktorët nuk punojnë me orar të rregullt kur nuk kanë projekte, duke mos përfshirë këtu, atë të Preshevës – kjo pasi që sipas saj, “drejtorët janë politikë dhe nuk kanë të bëjnë me këtë profesion”.

“Unë në këtë rast për shkak të orarit dhe aktiviteteve të mia në projekte të tjera jashtë Preshevës, jam përjashtuar nga puna”, përfundon Egzona.

Por, Drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, Kujtim Sadriu, i ka mohuar të gjitha akuzat e Salihut kundrejt tij, derisa ka theksuar se vendimi për ndërprerjen e kontratës së saj, nuk ka të bëjë me motive politike.

Në një prononcim për Albanian Post, Sadriu ka thënë se e aktorja ishte punësuar pikërisht nga pushteti i kryetarit aktual të Preshevës, Shqiprim Arifi.

Madje, sipas Sadriut, ekzistojnë dyshime për kundërvajtje penale të drejtorit të asokohshëm, Valon Nuhiu, për shkak se i njëjti sipas kryetarit aktual të këtij institucioni, i ka dhënë Salihut kontratë me afat të pacaktuar dhe kundër rregullave ligjore.

“Ndërprerja e kontratës nuk ka të bëjë absolutisht me politikë. Nga puna është larguar për arsye të mos respektimit të kodit të punës dhe sjelljeve që ka pasur. Vlen të theksohet se Egzona Salihu është e punësuar nga pushteti i Shqiprim Arifit, tre vjet më parë, nga drejtori i atëhershëm, Valon Nuhiu – i cili dyshohet se ka kryer vepër penale pasi që i ka dhënë kontratë me afat të pacaktuar, pa konkurs dhe pa pëlqim të ministrisë për plotësimin e vendeve të lira në punës”, ka thënë Sadriu.

Kryetari i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, ka një porosi publike edhe për këshilltaren e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit – Ardita Sinanin.

“Është shumë e keqe kur e shoh këshilltaren e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani, e cila nuk ka njohuri rreth kulturës dhe kodit të punës, dhe reagon njëanshëm. Në vend se të përkrahë dhe të motivojë njerëzit që të rrinë në punë, ajo i përkrahë parazitët. E shfrytëzon pozitën e saj për të bërë politikë me qeverinë e Kosovës, kundër Luginës së Preshevës, duke iu dalë në mbrojtje parazitëve”, ka thënë Sadriu, duke iu referuar reagimeve publike të Sinanit mbi ndërprerjen e kontratës së punës të Egzona Salihut.

Në anën tjetër, Sinani me anë të një postimi në Facebook, ka shprehur keqardhjen e saj për pushimin nga puna të aktores.

“Se pushteti aktual në Preshevë çdo ditë e më shumë po kontribon me (mos)veprimet në stërkeqjen e situatës në çdo pore që prekë qytetarët tanë, e vërtetoi edhe rasti i sotëm. Me keqardhje u njoftova sot se Shtëpia e Kulturës merrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, aktores së vetme të Teatrit të Preshevës, Egzona Salihut”, shkroi Sinani në Facebook.

“Me arsyetimin se Egzona nuk ka respektuar disiplinën e punës! Vendim ky i nënshkruar nga një drejtor që vetëm për kulturë nuk njihet. As të teatrit, as të komunikimit e të asnjë lloji tjetër”, ka shkruar ajo tutje.

AP ka kërkuar një përgjigje edhe nga Arifi, për akuzat që aktorja Salihu ka ngritur.

Duke qenë fare i shkurtër, Arifi ka mohuar pretendimet.

“Jam themelues i teatrit të qytetit dhe e kam punësuar këtë zonjushë edhe pse është aktiviste e Shaip Kamberit”, deklaroi shkurtimisht kryetari i Preshevës.

JU REKOMANDOJMË

Çka pritet të ndodh pas 30 ditësh nga vendimi i Kushtetueses? – Flet ish anëtari i saj Kadri Kryeziu
Kryesore

Çka pritet të ndodh pas 30 ditësh nga vendimi i Kushtetueses? – Flet ish anëtari i saj Kadri Kryeziu

27/06/2025 - 02:42
Netanyahu: Fitorja kundër Iranit hap derën për marrëveshje të tjera paqeje
Lajme

Netanyahu: Fitorja kundër Iranit hap derën për marrëveshje të tjera paqeje

27/06/2025 - 02:36
Enver Hasani dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Pukës në Prokurorinë Themelore – dokumenti i plotë
Kryesore

Enver Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26/06/2025 - 23:32
Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
Lajme

Gruda i PDK-së thotë se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartësisht tri gjëra themelore

26/06/2025 - 22:59
VV: Faton Peci kandidat për kryetar të Mitrovicës, ishte një nga ministrat më të suksesshëm duke sjellë reforma në bujqësi
Lajme

Reagon Peci pas zyrtarizimit të kandidaturës: Mitrovica do të ketë një trajtim të ri

26/06/2025 - 22:52
“Koka mush men. Pe çelka sheshin” Ironia epike e Valon Sylës me Përparim Ramën
Lajme

“Kushtetuesja nuk mundet me e kry punën e politikës – Albini për 30 ditë nuk e bën, shpërndarja çon në zgjedhje”, Valon Syla për vendimin e Gjykatës

26/06/2025 - 22:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

    Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    247 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Trump eskalon ndaj CNN, kërkon shkarkimin e gazetares: Të hudhet jashtë si qen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Punët ngushtë për shkak të studentëve, Vuçiq kërkon shpëtim duke goditur Perëndimin që i bombardoi për Kosovën

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbretëresha e Holandës e “përqesh” Presidentin Trump gjatë takimit mbretëror

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë