Një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të enjte, rreth orës 13:51, në jugperëndim të Shqipërisë.
Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte rreth 17 kilometra në juglindje të Patosit, ndërsa thellësia u përllogaritur në vetëm 5 kilometra, duke e bërë tërmetin të ndjeshëm për banorët e zonës.
Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në Fier, Patos dhe Ballsh, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.