Profesori amerikan Daniel Serwer ka ndarë fotografi nga festimi i “4 Korrikut”, i organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Kjo festë tashmë është bërë tradicionale edhe në Kosovë.
Serwer ka shkruar se po e shijon “4 Korrikun” në kryeqytetin që e ka cilësuar si më pro-amerikan në botë.
“Duke shijuar festimet e 4 Korrikut në kryeqytetin e vendit më pro-amerikan në botë!”, ka shkruar ai në platformën “X”.













