Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi e demokracisë

31/08/2025 - 20:47
në Kryesore, Lajme
A A
Trupat britanike në Veri , Serwer: Pse BE, Britania e Madhe dhe SHBA s’po e dënojnë Serbinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer, e ka cilësuar ngërçin politik të krijuar në Kuvendin e Kosovës si një mosmarrëveshje tipike për sistemet parlamentare, por theksoi se Kushtetuta e vendit nuk ofron një mekanizëm të qartë për zgjidhjen e saj.“Kjo është një lloj mosmarrëveshje që haset shpesh në sistemet parlamentare, megjithatë Kushtetuta e Kosovës nuk ofron një mekanizëm të qartë për zgjidhjen e saj. Pa dyshim, për Kosovën është një pengesë serioze të mos ketë një Qeveri plotësisht funksionale dhe të fuqizuar”, tha Serwer në një intervistë për RTK-në.
Sipas tij, ky ngërç dëmton imazhin e Kosovës si një histori suksesi e demokracisë në Ballkan, pasi vendi mbetet pa qeveri funksionale. Megjithatë, ai nuk pret që kjo situatë të sjellë paqëndrueshmëri të brendshme.Sa i përket reagimit të aleatëve perëndimorë, Serwer theksoi se SHBA dhe BE e shohin këtë krizë si sfidë të përkohshme, jo si problem afatgjatë.
Ai paralajmëroi se Kosova nuk mund të ecë përpara drejt integrimit euroatlantik pa një qeveri funksionale.“Përgatitjet për NATO dhe BE mund të vazhdojnë, por pa legjislacion të miratuar shumë pjesë të legjislacionit të BE-së nuk mund të zbatohen”.

Në fund, ai u bëri thirrje liderëve politikë që të arrijnë një marrëveshje për formimin e qeverisë së re, duke kujtuar se demokracia është proces afatgjatë dhe se çdo vend, përfshirë SHBA-të, përballet me sfida të tilla.Intervista e plotë:

Gazetarja: Si e interpretoni situatën aktuale në Parlamentin e Kosovës – është thjesht një mosmarrëveshje rutinë politike apo reflekton dobësi më të thella institucionale?Serwer: Kjo është një lloj mosmarrëveshjeje që haset shpesh në sistemet parlamentare. Megjithatë, kushtetuta e Kosovës nuk ofron një mekanizëm të qartë për zgjidhjen e saj.

Gazetarja: Në çfarë mase kjo krizë ndikon në besimin e qytetarëve te demokracia dhe institucionet e shtetit?Serwer: E vlerësoni ju më mirë se unë nëse qytetarët janë realisht të shqetësuar. Nga jashtë, duket se shoqëria vazhdon të funksionojë normalisht.

Gazetarja: Kosova shpesh është përshkruar si një “histori suksesi e demokracisë” në Ballkan. A rrezikojnë ngërçet e përsëritura politike ta dëmtojnë këtë imazh?Serwer: Pa dyshim, po. Për Kosovën është një pengesë serioze të mos ketë një qeveri plotësisht funksionale dhe të fuqizuar.

Gazetarja: Cilat mund të jenë pasojat për stabilitetin e brendshëm të Kosovës nëse kriza vazhdon e pazgjidhur?Serwer: Nuk pres paqëndrueshmëri të brendshme si pasojë e saj.
Gazetarja: Si ndikon kjo krizë parlamentare në pozitën e Kosovës në dialogun me Serbinë – a e dobëson apo e forcon qëndrimin e saj?Serwer: Dialogu, në fakt, është i pezulluar – jo vetëm për shkak të situatës në Kosovë, por edhe sepse Serbia nuk ka treguar gatishmëri për të zbatuar marrëveshjet e arritura më herët. Në këtë kuptim, kriza e dobëson Kosovën në përgjithësi.

Gazetarja: A ka gjasa që Serbia ta shfrytëzojë këtë moment të mosmarrëveshjeve të brendshme në Kosovë për të avancuar agjendën e saj diplomatike?Serwer: Beogradi me gjasë do të tentojë. Megjithatë, gjendja e brendshme në Serbi është më pak stabile dhe më pak demokratike sesa ajo në Kosovë.
Gazetarja: Si pritet ta interpretojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian këtë ngërç – si një sfidë të përkohshme apo si shenjë të problemeve afatgjata?Serwer: Unë nuk mendoj se kjo është pasqyrim i problemeve më të thella dhe afatgjata. Kosova ka pasur rotacion të pushtetit në mënyrë të përsëritur pa këtë lloj bllokade, e cila kësaj here është krijuar nga një rezultat zgjedhor i paqartë dhe politikanë kokëfortë.
Gazetarja: A mund të ndikojë kjo situatë në përparimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik dhe marrëdhëniet me aleatët perëndimorë?Serwer: Kosova nuk mund të bëjë përparim politik pa një qeveri të plotësisht funksionale. Përgatitjet për NATO dhe BE mund të vazhdojnë, por pa legjislacion të miratuar, shumë pjesë të acquis communautaire nuk mund të zbatohen.

Gazetarja: Cilat do të ishin hapat më urgjentë që liderët politikë duhet të ndërmarrin për të rikthyer funksionalitetin dhe besimin në institucione?Serwer: Ardhja në një marrëveshje për formimin e një qeverie funksionale dhe të fuqizuar është hapi i parë i domosdoshëm.
Gazetarja: Duke parë përpara, a besoni se Kosova ka kapacitetin të forcojë kulturën e saj demokratike dhe të shmangë kriza të ngjashme në të ardhmen?Serwer: Po. Demokracia nuk zhvillohet brenda natës, dhe çdo demokraci përballet me sfida. Edhe Shtetet e Bashkuara sot po përballen me disa sfida shumë serioze.

JU REKOMANDOJMË

Hajnat i hyjnë në banesë një prokurori të shtetit, i vodhën portofolin dhe çelësat e banesës
Lajme

Hajnat thyejnë një shtëpi në Gllogoc, vjedhin pushkë gjuetie me leje

31/08/2025 - 22:59
Abdixhiku e uron Zhegrovën pas transferimit në Juventus: Të priftë e mbara Edon, vazhdo të na bësh krenarë
Lajme

Abdixhiku e uron Zhegrovën pas transferimit në Juventus: Të priftë e mbara Edon, vazhdo të na bësh krenarë

31/08/2025 - 22:51
Ymeri: Kemi një dështim të diplomacisë, degradimi i pozicionit të Kosovës vjen si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme të kryeministrit Kurti
Lajme

Ymeri paralajmëron: Zgjedhjet në Prishtinë do të jenë interesante, kemi përplasje të kandidatëve

31/08/2025 - 22:38
“Lufto kundër Kurtit…”, arrestohen dy persona në Leposaviq për “Nxitjes të urrejtjes”
Kryesore

“Lufto kundër Kurtit…”, arrestohen dy persona në Leposaviq për “Nxitjes të urrejtjes”

31/08/2025 - 22:31
SHBA planifikon forcimin e infrastrukturës ushtarake në Shqipëri e Kosovë
Kryesore

SHBA planifikon forcimin e infrastrukturës ushtarake në Shqipëri e Kosovë

31/08/2025 - 22:17
Janjiç thotë se Vetëvendosje dhe Lista Serbe kanë qëllime të njëjta: Mbajtja e një lloj krize institucionale
Lajme

Janjiç thotë se Vetëvendosje dhe Lista Serbe kanë qëllime të njëjta: Mbajtja e një lloj krize institucionale

31/08/2025 - 22:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Paraburgosja e biznesmenit pasi vdiq e reja në poligon, avokatja Ismaili tregon se ku gaboi Prokuroria

    Paraburgosja e biznesmenit pasi vdiq e reja në poligon, avokatja Ismaili tregon se ku gaboi Prokuroria

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • REL: Ndarje në LVV, partia përballet me dezertime të nivelit të lartë – si mund të reagojë elektorati?

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Si ndodhi rasti në Poligonin “Fazani-S”? Ngriten dyshime që nuk ishte aksident

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Flet babai i të miturit që u zhduk në Deçan, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Zyrtarë amerikanë pritet të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë