Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serwer për Specialen: Gjykatë që u kushton ndërkombëtarëve miliona euro, nuk ka arritur të ofrojë drejtësi

12/05/2026 - 10:40
në Lajme
A A
Serwer: Vuçiq ka financuar dhe orkestruar sulmin terrorist në Banjskë, s’i duhet shumë për ta destabilizuar Ballkanin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale me seli në Hagë.

Serwer ka theksuar raportin e ekspertëve britanikë, të cilët kanë evidentuar një numër të madh shkeljesh e problemesh në punën e Gjykatës Speciale.

Serwer ka theksuar dështimin për lirim nga paraburgimi, pranueshmërinë e provave e barazinë e armëve.

Ai ka thënë se vendimi mund të ndikojë në paqen dhe stabilitetin në rajon.

Serwer thekson se një gjykatë që ka funksionuar me miliona euro, nuk ka arritur të ofrojë drejtësi.

“Ajo që nuk thotë (raporti) është se një gjykatë që i kushton bashkësisë ndërkombëtare disa qindra milionë euro nuk ka arritur të ofrojë drejtësi që përmbush standardet që kërkon populli i Kosovës. Zgjidhja për këtë është e paqartë për mua. Por dënimi dhe burgosja e mëtejshme nuk do ta përmirësojnë reputacionin e drejtësisë ndërkombëtare askund tjetër përveç në Serbi”, ka shkruar Serwer.

Gjykata Speciale ka mohuar gjetjet e raportit të ekspertëve britanikë.

Komiteti i Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut i Anglisë dhe Uellsit, një organizatë e pavarur, kredibile dhe me fokus në të drejtat e njeriut, ka hartuar një raport rreth 100 faqe për proceset gjyqësore në kuadër të Gjykatës Speciale në Hagë.

Kjo është bërë me kërkesën e Avokatit të Popullit në Kosovë, dhe numri i shkeljeve e dilemave që janë evidentuar, është i madh.

Fillimisht organizata e njohur ka sqaruar juridiksionin e Dhomave të Specializuara, duke konstatuar se kanë pësuar ndryshime në mandat. Nga akuzat për trafikim të organeve, deri te akuzar për krime të luftës e krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

“Duke qenë se theksi i Raportit të Këshillit të Evropës është te “krimi i organizuar” dhe tregtia e paligjshme me organe – çështje që nuk janë ndjekur penalisht nga DhSK-ja – bëhet e qartë se mandati i DhSK-së ka pësuar ndryshim.Juridiksioni personal dhe territorial i DhSK-së mundëson ndjekjen penale edhe të individëve të tjerë përveç anëtarëve të UÇK-së. Megjithatë, fokusi më i ngushtë ndaj UÇK-së buron nga Raporti i Këshillit të Evropës, marrëveshja me BE-në lidhur me mandatin e EULEX-it39 dhe realiteti më I gjerë politik në të cilin është themeluar DhSK-ja. Kjo mbetet një çështje me shumë polemika”, thuhet qysh në fillim të raportit.

Paraburgimi dhe qindra kërkesa të refuzuara

Një nga shkeljet më serioze që ka evidentuar ky raport i hartuar nga ekspertët britanikë, është ai i paraburgimit, dhe faktit që Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, nuk patën asnjë munëdsi lirimi. Raporti evidenton mbi 100 kërkesa për lirim, dhe asnjë aprovim.

Sipas kësaj organizate, kjo nxit dilema për shkelje serioze të parimit bazë të të drejtave të njeriut, lirisë së lëvizjes.

“Megjithatë, pengesa strukturore për lirimin e përkohshëm e krijuar nga Marrëveshja me Shtetin Pritës, dhe e përforcuar nga vështirësitë për lirimin në Kosovë, ka pasoja të thella për personat e akuzuar. Ligjshmëria e paraburgimit që rrjedh prej kësaj nuk mund të vlerësohet in abstracto, por një paraburgim i tillë me hapësirë shumë të kufizuar për lirim të përkohshëm ngre shqetësime lidhur me përputhjen me nenin 5 të KEDNj-së dhe nenin 9 të KNDCP-së”, thuhet në këtë raport.

Në mesin e shkeljeve theksohen edhe përgjimi i vizitave, kufizimi i takimeve me familjarë, lidhjet me video-call, dhe refuzimi për ta ardhur në ceremonitë mortore të familjarëve.

“Gjyqtarët si prokurorë”

Kritika të mëdha kanë dalë nga raporti lidhur me gjyqtarët. Qysh në fillim, thuhet se krejt gjyqtarët janë ndërkombëtarë, dhe kjo ka ndikuar që ata të mos kenë njohuri të thella për realitetin në Kosovë, dhe realitetin e luftës. Gjithashtu, fakti se gjyqtarët janë nga shtetet që e financojnë Gjykatën Speciale, përbën dilema të thella për konflikt të interesit.

“Natyra ndërkombëtare e emërimeve gjyqësore në DhSK ka si pasojë të pashmangshme faktin që asnjë gjykatës që shërben në DhSK nuk ka përvojë paraprake në të drejtën dhe procedurën penale të Kosovës. Ky realitet paraqet problem për dy arsye. Së pari, DhSK- ja ka juridiksion të kufizuar lëndor për sa i përket së drejtës penale vendore të Kosovës”, thuhet në raport.

“Për më tepër, kur përbërja e trupit gjykues pasqyron shtetet kryesore financuese dhe propozuese të gjykatës, dobësohet perceptimi i pavarësisë institucionale nga këto shtete, dhe kjo dobësi nuk është pa pasoja për legjitimitetin më të gjerë të gjykatës. Mbivendosja ndërmjet financuesve dhe propozuesve krijon gjithashtu një paralelizëm të pakëndshëm: se një vend në tryezën e drejtësisë u rezervohet atyre që kanë mundësi ta mbështesin financiarisht”, thuhet më tutje.

Ekspertët britanikë kanë adresuar kritika edhe për faktin se është kryetarja e Gjykatës Speciale ajo që emëron, cakton e anulon trupet gjykuese. Madje, edhe kur kërkohet përjashtimi i saj, ajo vendos për veten.

Raporti flet për takime të gjyqtarëve me prokurorë, të kryetares së Gjykatës Speciale me kryeprokurorin Jack Smith, të cilat sipas raportit,

“Rregulla 12 parasheh këshillime ndërmjet Kryetarit dhe Administratorit, si dhe, kur është e nevojshme, ndërmjet Kryetarit dhe Prokurorit të Specializuar, për çështje që lidhen me administrimin e veprimtarisë gjyqësore. Megjithëse e formuluar në terma administrativë, kjo dispozitë ngre çështje lidhur me përcaktimin e kufirit ndërmjet koordinimit administrativ dhe pavarësisë gjyqësore, veçanërisht në masën që lejon ndërveprim të drejtpërdrejtë ndërmjet akterëve gjyqësorë dhe prokurorialë jashtë pranisë së mbrojtjes”, thuhet në raport.

Madje, gjyqtarët thuhet se kanë pasur fuqi sikur prokurorë të dytë.

“Korniza e Dhomave të Specializuara i jep Trupit Gjykues një liri të konsiderueshme si përcaktues i fakteve dhe ligjit. Pa kufizime të qarta, kjo mund të krijojë kushte që Trupi të funksionojë si një ‘prokuror i dytë’, duke ndikuar në barazinë e armëve. Mbrojtja përballet jo vetëm me çështjen e Prokurorisë, por edhe me atë të Trupit Gjykues, me pasoja të qarta për burimet dhe strategjinë”, thuhet më tutje.

Gjytqtarëve iu përmendën edhe orët e shumta për pyetje, në shumë raste, edhe më shumë se avokatët.

“Dimensioni sasior i marrjes në pyetje nga trupi gjykues ofron kontekst të rëndësishëm. Deri më 11 nëntor 2024, pas afërsisht nëntëmbëdhjetë muajsh dëshmi dëshmitarësh, Paneli kishte shpenzuar 71 orë në marrje në pyetje të dëshmitarëve, duke tejkaluar kohën individuale të marrjes në pyetje të tre prej katër ekipeve të mbrojtjes të marra veçmas. Për më tepër, mbrojtja në tërësi kishte shpenzuar edhe 31 orë e 23 minuta në kundër- pyetje për të trajtuar çështje të ngritura nga pyetjet e Panelit, krahasuar me vetëm dymbëdhjetë minuta të shpenzuara nga prokuroria në përgjigje të së njëjtës detyrë”, thuhet më tutje në raport.

Barazia e armëve

Sipas raportit, fakti që gjyqtarët kanë pasur kaq shumë hapësirë për të ndërhyrë, ka ndikuar direkt në barazinë e armëve.

“Siç u përmend më sipër, korniza e DHSK-së i jep Panelit një hapësirë të konsiderueshme veprimi si në vlerësimin e fakteve ashtu edhe të së drejtës. Në mungesë të kufizimeve në shtrirjen dhe drejtimin e tij, këto kompetenca krijojnë kushte që Paneli të funksionojë, në praktikë, si prokuror i dytë, duke ndikuar në barazinë e armëve. Atëherë mbrojtja detyrohet t’i përgjigjet jo vetëm tezës së prokurorisë, por edhe, në mënyrë efektive, tezës së Panelit, me të gjitha implikimet shtesë në burime që kjo sjell. Ky është një problem I parashikueshëm i integrimit të kompetencave të gjera inkuizitore në një kornizë akuzatore pa e zgjidhur plotësisht tensionin ndërmjet tyre apo pa vendosur mekanizma të mjaftueshëm mbrojtës”, thuhet në raport.

Ekspertët kanë konstatuar se ka dilema të konfirmuara që është cenuar ky parim, si një prej parimeve më të rëndësishme në një proces gjyqësor.

“Nuk mund të nxirret ndonjë përfundim për shkelje të barazisë së armëve vetëm mbi bazën e kësaj analize. Vlerësimi i drejtësisë së procedurave penale duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të marrë në konsideratë çdo masë korrigjuese apo element balancues të zbatuar nga Paneli. Disa prej presioneve të identifikuara mund të rezultojnë të jenë adresuar në mënyrë të përshtatshme brenda vetë procedurave penale, ndërsa të tjera jo. Për aq kohë sa rastet janë ende në proces, një vlerësim përfundimtar nuk mund të bëhet deri në shpalljen e aktgjykimit dhe analizimin e arsyetimit të tij. Megjithatë, kjo pjesë demonstron ekzistencën e kushteve strukturore që mund të ngrejnë shqetësime lidhur me barazinë e armëve, disa prej të cilave janë shfaqur në mënyrë të dokumentuar dhe konkrete. Kjo justifikon monitorim të vazhdueshëm dhe sistematik”, thuhet në raport.

Provat nga Serbia

Një tjetër problematikë e evidentuar dukshëm, janë provat nga Serbia. Ekspertët bazohen në tri parime: i pari, Serbia ka qenë palë në luftë, pra palë në akuzat ndaj krerëve të UÇK-së. E dyta, Serbia ka konfirmuar zyrtarisht se është e interesuar që ata të dënohen, dhe ka dërguar prova, dhe e treta ndërlidhet me besueshmërinë e provave.

“Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës (sipas nenit 182 të Kushtetutës së Serbisë, Kosova mbetet formalisht e përcaktuar si krahinë serbe) dhe vazhdon ta karakterizojë UÇK-në si organizatë terroriste. Qendra për të Drejtën Humanitare ka dokumentuar se politika zyrtare në Serbi që nga viti 2012 është formësuar nga një narrativë e ndërtuar mbi viktimizimin serb dhe heroizimin e forcave të armatosura serbe, me përjashtimin sistematik të krimeve të kryera nga forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës – një narrativë e promovuar aktivisht përmes mediave të kontrolluara nga shteti”, thuhet në raport.

Sipas raportit të BHCR-së, trajtimi ose përfshirja e shtetit serb në mbledhjen e provave nuk mund të supozohet si neutral.

“Ndërsa nuk mund të ketë një rregull kategorik që aplikon standarde të ndryshme pranueshmërie sipas origjinës kombëtare të provës, interesat institucionale specifike dhe sjellja e dokumentuar e shtetit serb, të identifikuara më sipër, janë faktorë që, kur janë të pranishëm, ndikojnë drejtpërdrejt në zbatimin e rregullave të zakonshme që rregullojnë autenticitetin dhe zinxhirin e ruajtjes së provës”.

Mekanizëm për mbikëqyrjen e Gjykatës Speciale

Andaj, raporti thekson se viktimat presin drejtësi, por që vendimet e Speciales, mund të ndikojnë edhe në paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Ky vlerësim ka rëndësi për arsye që shkojnë përtej aspektit procedural. Në lojë është liria e individëve. Viktimat kanë pritur me dekada për përgjegjësi, dhe komunitetet e prekura kanë interes të madh në drejtësi që jo vetëm të jepet, por edhe të shihet se jepet. Për më tepër, vendimet dhe produktet e DHSK-së do të ndikojnë në mënyrë të pashmangshme përpjekjet më të gjera të drejtësisë tranzicionale dhe arkitekturën ende të brishtë të paqes dhe stabilitetit në rajon. Pasojat e gabimeve në këtë fushë shtrihen përtej kufijve të sallës së gjyqit”, thuhet në raport.

Ekspertët kanë kërkuar krijimin e një mekanizmi mbikëqyrës për Gjykatën Speciale.

“Për këto arsye, BHRC-ja rekomandon krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm monitorimi të gjykimeve, të pavarur dhe të pajisur me burime të mjaftueshme. DHSK-ja është themeluar për të siguruar drejtësi që gëzon besim në rajon dhe më gjerë. Kjo kërkon vëzhgim të vazhdueshëm nga jashtë dhe gatishmëri të vetë gjykatës për ta pranuar një mbikëqyrje të tillë”, përfundon raporti.

Avokati i Popullit ka bërë të ditur se ky raport do t’u dorëzohet misioneve diplomatike në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Zafa nuk kandidon në këto zgjedhje, parashikon zgjedhje të reja pas tre muajsh

Ironiza Berisha: ‘Pasi deputetët me muaj të tërë po tallen me popullin, sot paskan fillu të tjerët të tallen me ata’
12/05/2026 - 11:19

Ish-deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Berisha ka thënë se...

Më shumëDetails

Valdete Daka pjesë e Kuvendit? Ish kryetarja e KQZ-së tregon a do të kandidon për deputete

Daka: Nëse “referendumi” dështon, kryetarët në veri mund ta çojnë mandatin deri në fund
12/05/2026 - 11:11

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 7 qershorit. Ndonëse emri i saj është përfolur për përfshirje në...

Më shumëDetails

Qeveria i ndan 10.8 milionë euro KQZ-së për zgjedhjet e 7 qershorit

Mbledhja e qeverisë, këto janë vendimet që u morën
12/05/2026 - 11:04

Qeveria në detyrë në një mbledhje elektronike ka ndarë 10.8 milionë euro për Komisionin Qendror Zgjedhor për organizim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit. Njoftimi: Qeveria në...

Më shumëDetails

Shembull i suksesit: “Drena” bëhet aksionar në qumështoren më të vjetër në Poloni

Shembull i suksesit: “Drena” bëhet aksionar në qumështoren më të vjetër në Poloni
12/05/2026 - 10:46

Nga rrugëtimi si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri te udhëheqja e një prej kompanive më të suksesshme vendore, historia e Rrustem Rukolli mbetet frymëzim për shumë...

Më shumëDetails

Ish-deputeti i PD-së aderon në LDK, prezantohet nga Vjosa e Lumiri

Ish-deputeti i PD-së aderon në LDK, prezantohet nga Vjosa e Lumiri
12/05/2026 - 10:24

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka prezantuar prurjen e radhës. Bëhet fjalë për Kreshnik Çollakun i cili në zgjedhjet e 7 qershorit do të jetë kandidat për deputet...

Më shumëDetails

Dallaveret me patent shoferë – Ngritet aktakuzë ndaj 12 personave

Refuzojnë të deklarohen dy të akuzuarit për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në Podujevë
12/05/2026 - 10:09

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.Sh, T.Sh, R.S, M.S, L.G, N.D, B.K, D.T,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total

    Nuk ishte në tubimin ku u prezantua Osmani si bartëse e listës, Janina Ymeri zbulon a ka përçarje në LDK

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • LDK-së i del afati në prag të fushatës, ueb-faqja zyrtare e partisë hidhet në shitje online

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gjyqi i dytë në Hagë: Helen Fraser i përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Valdete Daka pjesë e Kuvendit? Ish kryetarja e KQZ-së tregon a do të kandidon për deputete

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Veç dy anëtarë të Kryesisë ishin pro, Mërgim Lushtaku dhe Kurtan Kajtazi, të tjerët ishin kundër”, Blerim Latifi për diskutimet e PDK-së për Limajn

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë