Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

S’është diskriminim, është krim

18/10/2022 - 14:34
në Opinione
A A
Nevoja për “armikun kujdestar”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tash sa vjet Bashkimin Europian po e mban peng liberalizimin e vizave, duke i ndëshkuar dhe diskriminuar qytetarët e Kosovës. BE po bën krim, teksa po i provon të vetmit kosovarët nga e drejta e lëvizjes së lirë. Nënçmim e poshtërim.

Imer Mushkolaj

Ishte fushata zgjedhore e vitit 2010, kur kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, premtoi se liberalizimi i vizave për kosovarët do të ndodhte shpejt. “Unë jam i zotuar që t’i implementoj të gjitha kriteret demokratike, bile edhe për më pak se 15 muaj, që Kosova t’i kryejë obligimet e veta për liberalizimin e vizave. Kam besim të plotë dhe konfirmim nga Brukseli se nuk do të vonohet më shumë se 15 muaj. Unë vazhdoj të kem linja direkte me autoritetet vendimmarëse në Bruksel”, kishte deklaruar Thaçi para 11 vjetësh.

Premtimet e tilla nuk munguan as në vitet në vazhdim. Më 2011 Thaçi tha se vizat do të hiqeshin më 2012. Por, që atëherë ka kaluar një dekadë dhe kosovarët ende mbeten të izoluar.

Ndër vite politikanët që kanë qeverisur kanë dhënë data e afate për vizat. Mundësinë e liberalizimit e kanë përdorur për poenë politikë, ndërkohë që qyetarëve iu janë rritur shpresat se, sikurse të tjerët në rajon, do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Para katër vjetësh, më 2018, Komisioni Europian bëri të ditur se Kosova i kishte plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim. Megjithatë, vizat nuk janë hequr. Për më keq, që atëherë rrallë është përmendur mundësia të ndodh një gjë e tillë.

Këto ditë, shpresat për kosovarët u ngjallën sërish. Një grup punues i Këshillit të BE’së diskutoi për liberalizimin. Nuk pritej vendim, as datë, por të paktën ujdi për ta çuar procesin përpara.

Megjithatë, nga takimi prapa dyerve të mbyllura, u raportua të jetë propozuar edhe një kushtëzim i ri për Kosovën – që procesi i liberalizmit të vizave të lidhet me funksionalizmin e sistemit për siguri në Europë, ETIAS.

Funksionalizimi i këtij sistemi është shtyrë disa herë deri më tash dhe nuk dihet nëse vërtet do të ndodh në nëntor të vitit të ardhshëm, sikurse është paralajmëruar së fundi. Nëse ky kushtëzim legjitimohet, atëherë afati më i afërt kur kosovarët do të udhëtojnë lirshëm në Schengen është nëntori i vitit të ardhshëm.

* * *

Është poshtërsi e madhe që qytetarët e një vendi në Europë, të vetmit të mos mund të lëvizin lirshëm, ndërkohë që qytetarët e vendeve të tjera në rajon e kanë këtë mundësi tash e më shumë se një dekadë.

Edhe pas plotësimit të kritereve, të cilat ishin dyfish më shumë për Kosovën, tash katër vjet Bashkimi Europian konfirmon këtë gjë, por vizat nuk i heq. Pa kurrfarë arsye.

Kosovarët vazhdojnë të presin para ambasadave, duke shpenzuar kohë e para, për të marrë një vzë, kohëzgjatja e së cilës shpesh është qesharake. Duke i trajtuar në mënyrë çnjerëzore, pa pikë dinjiteti, ata vazhdojnë të provojnë në lëkurën e tyre hipokrizinë dhe diskriminimin e Bashkimit Europian. Nuk është veç diskriminim – është krim.

A ka krim më të madh se një i ri kosovar ose e re kosovare të mos mund të udhëtojë lirshëm në Europë, sikurse moshatarët e tij? Një i ri ose e re, që udhëtimin e vetëm jashtë vendit e ka bërë në Shqipëri, eventualisht Maqedoni të Veriut.

A ka krim më të madh që qytetarët e Kosovës të mos mund t’i vizitojnë familjarët e të afërmit në Euopë, që të mos mund të udhëtojnë për t’u shkolluar lirshëm, për të bërë biznes lirshëm, për të parë se si jetohet e punohet në vendet e BE’së?

A ka krim më të madh që të vetëmve kosovarëve t’iu kërkohen dhjetëra dokumente, të harxhojnë kohë e para për të marrë një vizë? Turp dhe tmerr.

* * *

Ka pretendime që liberalizimi i vizave mund të përkojë me kohën kur mund të arrihet marrëveshja me Serbinë. Një skenar që nuk përjashtohet, duke pasur parasysh që BE nuk ka çfarë tjetër t’i ofrojë Kosovës.

Ashtu si kanë vepruar deri tash, duke privuar një grusht njerëzish nga e drejta e lëvizjes së lirë, europianët mund të vazhdojnë sërish. Duke i nënçmuar ata, duke i poshtëruar ata.

Kushtëzimet banale, si ky me ETIAS, tregojnë se BE me qëllim po vazhdon t’i mbajë si në një burg kosovarët. Përndryshe, nëse është puna te funksionalizimi i një IT sistemi, atëherë do të duhej që vizat t’u ktheheshin edhe shteteve që tash e kanë fituar liberalizimin, deri sa sistemi të jetë i gatshëm. Askush nuk çuditet më nëse BE do të shpik edhe kushtëzime të tjera. Por, Kosova nuk ka çfarë të bëjë tjetër. Kriteret i ka plotsuar dhe vetëm i duhet të presë që burokratëve të Brukselit një ditë t’iu mbushet mendja që t’i japin fund nënçmimit e poshtërimit. T’i japin fund diskriminimit. T’i japin fund krimit ndaj kosovarëve.

JU REKOMANDOJMË

Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim
Opinione

Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim

14/12/2025 - 21:20
Arianit Koci vendos “sfidën e 10 mijë pëlqimeve”: Nëse arrihen deri në mëngjes, hyn në politikë
Opinione

Kosova në krizë ekonomike: Koha për t’u përballur me të vërtetën

08/12/2025 - 11:35
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Opinione

VLEN ose zbrazëtia e një bashkimi pa projekt

02/12/2025 - 15:09
UÇK-ja- Ftesë për Respekt dhe Kujtesë: kush ishte (dhe mbetet) UÇK?
Opinione

UÇK-ja- Ftesë për Respekt dhe Kujtesë: kush ishte (dhe mbetet) UÇK?

30/11/2025 - 15:11
Fertiliteti dhe infertiliteti, shkaqet, diagnostika dhe trajtimi
Opinione

Fertiliteti dhe infertiliteti, shkaqet, diagnostika dhe trajtimi

28/11/2025 - 19:28
Situata aktuale e luftës në Ukrainë dhe lëvizjet politike ndërkombëtare, një analizë e thelluar
Opinione

Situata aktuale e luftës në Ukrainë dhe lëvizjet politike ndërkombëtare, një analizë e thelluar

26/11/2025 - 15:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “U monitoruan takimet private, u kapën duke i numëruar paratë”-ja si u zbuluan personat që i shkaktuan shtetit dëm mijëra eurosh

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Super zbritje në Emona Center! Lansohen ofertat e reja për festat e fundvitit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Syla kritikon Luan Krasniqin: Do të kujtohet si trim i ringut e frikacak i luftës për vendin e tij – Klitschko në kulmin e famës dhe pasurisë iu bashkua luftës në Ukrainë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë