Në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së fluksit të qytetarëve që udhëtojnë nga Kosova drejt Shqipërisë, nga data 1 korrik 2025 zyrtarisht do të nisë patrullimi i përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës në territorin shqiptar.
Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkruan nga drejtorët e dy policive, Ilir Proda dhe Gazmend Hoxha.
“Qëllimi i këtij bashkëpunimi është forcimi i sigurisë rrugore, menaxhimi më efikas i trafikut në akset kryesore që lidhin të dy vendet, si dhe parandalimi i shkeljeve dhe aksidenteve rrugore gjatë muajve të verës”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.