Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shahini: Nëse Kosova nuk e pranon gazin amerikan do të ishte goditje për qytetarët, bizneset, prodhuesit dhe krejt shtetin!

04/07/2026 - 12:15
në Lajme
A A
Rreth 500 milionë euro parashihen humbje nga masat e BE-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka folur në lidhje me refuzimit e projektit të gazit amerikan.
Shahini në një intervistë dhënë për dokumentarin ‘Expose’ tha se si AKB po e shohin me shqetësim të thellë mos-gadishmërinë e institucioneve shtetërore për gazin amerikan.

Ai potencoi se aty ‘ ku janë investimet amerikane aty ka edhe siguri më të madhe’.“Aleanca Kosovare e Biznesit me shqetësim të thellë është duke e përcjellë jo-gadishmërinë e institucioneve shtetërore të Kosovës për gazin amerikan i cili është një mundësi e re, një mundësi që ne me këtë do të krijojmë një partneritet në raporte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një fazë të re strategjike.
Por gazi është një nga energjitë e lira që sot përdoren në vende të ndryshme të botës për industri të rëndë, tregtare, prodhuese por edhe për ngrohje dhe nxemje të qytetarëve. Prandaj Kosova është i vetmi shtet në Evropë që nxemjen e ka alternativën e parë me energji elektrike. Kjo do të ishte shumë më lirë. Tashmë krijimi i partneritetit me SHBA-të vazhdimisht ka tregu një gadishmëri të madhe por së fundmi Aleanca e vlerëson me komunitetin e biznesit , bashkarisht me t’a që krijimi i këtij projekti të ri, këtyre raporteve të reja që po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës por që jep siguri energjitike jep siguri edhe territoriale, kombëtare sepse aty ku janë investimet amerikane aty ka edhe siguri më të madhe. Pavarësisht se Bondsteel-i është një nga bazat e dyta në Evropë më të mëdha, Kosova do të duhej të ndërtoj centralin më të madh për energji, gaz amerikan, në mënyrë që qytetarët të kenë alternativ tjetër, jo vetëm energjinë elektrike për ngrohje, jo vetëm energjinë elektrike për prodhim por të kenë gazin e lëngshëm amerikan. Në të kaluarën industria prodhuese në Kosovë ka përdorur ‘propan-butanin’ por tani ka ndryshu teknologjia dhe kërkon gazin e lëngshëm që e kanë tashmë SHBA-të” deklaroi Shahini.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se nëse Kosova nuk e pranon projektin e gazit amerikan do të ishte goditje për qytetarët, bizneset, prodhuesit e vendit dhe vetë shtetin e Kosovës.“Nëse Kosova nuk e pranon këtë projekt së pari do të humbin të gjithë qytetarët alternativën më të lirë për energji elekrike, energji të nxemjes për podhim, industri….kjo do të ishte goditje për qytetarët e Kosovës, bizneset dhe prodhuesit e vendit, së dyti kjo do të ishte goditje për shtetin e Kosovës e cila nuk mund të kalojë pa u sanksionuar në forma të ndryshme. Prandaj çdo ofertë që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne duhet t’a pranojmë pa hezitim. Gazi amerikan është një ofertë e lehtë, jo e kushtueshme por është e pranueshme për të gjithë konsumatorët, qytetarët, bizneset dhe të gjithë tatim-paguesit e Kosovës që do të pagujnë më pak energji për shkak se do të kemi gazin amerikan këtu apo çfarëdo gazi që do të jetë. Dua të theksoj se lobi kundër gazit amerikan dhe kundër ngritjes së kapaciteteve të energjisë elektrike në Kosovës ekziston që nga paslufta.

Janë disa njerëz, lobista këtu që mbrojnë interesin e kompanive tregtare, energjitike që janë edhe sot, dhe ata janë duke lobuar vazhdimisht kundër gazit” deklaroi Shahini për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë