Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shaip Mikullovci, oligarku që po i bie “tamam” Albin Kurtit?!

22/01/2025 - 16:38
në Kryesore, Lajme
A A
Shaip Mikullovci, oligarku që po i bie “tamam” Albin Kurtit?!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vështirë të gjendet politikan që ka përmendur gjatë karrierës së tij politike fjalën oligark, sidomos kur ishte në opozitë e shpeshherë edhe gjatë qeverisjes, por në veçanti tani që jemi në fushatë. Emri i tij është Albin Kurti, politikani që së fundi përveç sulmeve ndaj oligarkëve të caktuar, ka ndryshuar edhe paraqitjen e tij publike e sidomos zërin.

Por si në shumë tema kryeministri Kurti edhe këtu del selektiv, pasi jo të gjithë oligarkët po i sulmon. I ka disa, ose së paku një të tillë që njihet si oligark i madh të cilin e ledhaton.

Para se ta zbulojmë emrin, le të hedhim një sy mbi termin oligark, si tentativë për ta kuptuar më qartë e më thellë Albin Kurtin.

Oligark zakonisht cilësohet një individ që ka ndikim të madh ekonomik e politik në njëvend për shkak të pasurisë së tij të madhe dhe lidhjeve me pushtetin politik.

E nga shumë individë të tillë që cilësohen si oligarkë të mëdhenj, Albin Kurti, shumë nga ta ka vendosur t’i sulmojë sërish, por kjo nuk është tema.

Tema është cili është oligarku që po ledhatohet nga Albin Kurti?

Ai është një emër i njohur në botën e biznesit, dhe afërsisë me politikanë varësisht nga ndryshimi i pushteteve.

Është pronari i INTEREX, Shaip Mikullovci i cili si oligark po ledhatohet nga kryeministri Albin Kurti, para pak ditësh vendosi që të shfrytëzojë marketin e tij për të blerë gjëra ushqimore.

Ai u ndalë në Interex në Leposaviq ku bleu gjëra ushqimore, e në krah s’kishte si të mungonte edhe Shaip Mikullovci.

Por cili është rrugëtimi i oligarkut Shaip Mikullovci?

Ai njihet për lidhjet me politikanët e pothuajse të gjitha pushteteve.

Fillimisht për lidhjet me ish liderin e PDK-së Kadri Veselin, i cili më 2016 kishte vizituar atë në një pronë të privatizuar, të cilën nuk kishte mundur ta shfrytëzonte për një kohë për shkak se kishte qenën e uzurpuar, por që pas vizitës së Kadri Veselit ai kishte nisur shfrytëzimin e tokës dhe duke ndërtuar një supermarket.

Por kapërcimi i Mikullovcit ishte i menjëhershëm në momentin që ndryshoi pushteti.

Pa asnjë heztim ai shihej krah politikanëve të Vetëvendosjes, konkretisht krah Xhelal Sveçlës, duke u fotografuar bashkë me të në veri të vendit.

E së fundi shihet direkt me kryeministrin Kurti, i cili po e mban afër atë duke u fotografuar në biznesin e tij në kohë fushate.

Natyrshëm shtrohet pyetja: Pse Kurti po e mban kaq afër oligarkun Mikullovci derisa të tjerët po i sulmon ulët e më ulët?

Përgjigja mund të jetë e thjeshtë: Politikanët mbajnë afër dhe “amnistojnë” servilët./Veriu.info/

JU REKOMANDOJMË

Mushkolaj: Në PDK ka dy grupacione, Bedri Hamza, përbashkues i tyre!
Kryesore

Mushkolaj: Në PDK ka dy grupacione, Bedri Hamza, përbashkues i tyre!

14/06/2025 - 01:24
Ita Gani nga Izraeli: Sulmet iraniane ishin të rrezikshme, qëndruam të mbyllur në dhoma (VIDEO)
Lajme

Ita Gani nga Izraeli: Sulmet iraniane ishin të rrezikshme, qëndruam të mbyllur në dhoma (VIDEO)

14/06/2025 - 01:18
Të hënën varroset 15-vjeçarja Lea Bajrami që u vra nga sulmi në Austri
Lajme

Të hënën varroset 15-vjeçarja Lea Bajrami që u vra nga sulmi në Austri

14/06/2025 - 01:15
Irani: Ky është numri i të vrarëve nga sulmet e Izraelit, shumica gra e fëmijë
Kryesore

Irani: Ky është numri i të vrarëve nga sulmet e Izraelit, shumica gra e fëmijë

14/06/2025 - 01:12
Lajme

Vazhdon kundërpërgjigja e Iranit, shpërthime të fuqishme në Tel Aviv dhe Jerusalem

14/06/2025 - 01:02
Qytetari denoncon produkt të prishur të blerë në Interex Skenderaj
Ekonomi

Qytetari denoncon produkt të prishur të blerë në Interex Skenderaj

13/06/2025 - 23:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me 100 dronë

    Turqia kërkesë të prerë Izraelit

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Thyhet mburoja e Izraelit, raketa iraniane godet qendrën e Tel Avivit (VIDEO)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Pas vrasjes së komandantëve nga Izraeli, lideri iranian merr këtë vendim

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Irani mohon se ka lëshuar dronë drejt Izraelit, ndërsa një zyrtar izraelit thotë se i kanë kapur disa mbi Siri

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë