Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tjetërsim i Xhelalit apo Shaipit? Oligarku që dikur shihej krah për krah me Kadri Veselin pasi përfitoj nga iniciativa e tij, tash nëpër kafe shoqërohet me Sveçlën

28/07/2024 - 15:46
në Ekonomi, HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Tjetërsim i Xhelalit apo Shaipit? Oligarku që dikur shihej krah për krah me Kadri Veselin pasi përfitoj nga iniciativa e tij, tash nëpër kafe shoqërohet me Sveçlën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet me mbi 50% të votave në vitin 2021, ku njëra prej zotimeve të saj gjatë gjithë kohës sa ka qendruar në opozitë ishte ‘luftimi’ apo thyerja e oligarkëve në Kosovë.

Por duket se ardhja në pushtet ua ndrroj fokusin, pa çka ministrat e Qeverisë Kurti filluan të koketonin pikërisht me biznesmenët më të mëdhenj të Kosovës.

Së fundmi ministri i Punëve të Brendshme, ministria e të cilit kontrollon edhe Policinë e Kosovës, është parë në veri të Mitrovicës nën shoqërimin e njërit prej biznesmenëve më të fuqishëm në Kosovë, Shaip Mikullovci.

Sveçla e Mikullovci këtë javë kanë qendruar së bashku në një kafiteri në veri të Mitrovicës, ku në shoqërimin e tyre ishte edhe zëvendësdrejtori i policisë në rajonin e veriut, Veton Elshani dhe Ylber Kuraja, ortak dhe drejtor i kompanisë së Shaip Mikullovcit.


Foto me numër: 1) Shaip Mikullovci, 2) Xhelal Sveçla dhe 3) Ylber Kuraja 

Shaip Mikullovci, i cili tash ka afërsi për takime private me Xhelal Sveçlën, dikur njihej si biznesmen që kishte mbështetjen e ish kryeparlamentarit dhe ish shefit të ShIK-ut, Kadri Veseli.

Ishte viti 2016 kur kryeparlamentari i atëhershëm Kadri Veseli, kishte realizuar vizitë të paprecedentë në Vushtrri, edhe atë pikërisht në pronën e privatizuar të Shaip Mikullovcit, të cilën ky i fundit nuk kishte mundur ta shfrytëzonte për një kohë pas privatizimit, për shkak se kishte qenë e uzurpuar.

Asokohe Shaip Mikullovci dhe bashkëpunëtori i tij Ylber Kuraja, shiheshin krah për krah me Kadri Veseli, ky i fundit i atakuar me shumë akuza nga Lëvizja Vetëvendosje.

Para lirimit të pronës së Shaip Mikullovcit, Kadri Veseli kishte marrë një iniciativë për largimin e uzurpatorëve nga pronat publike. “Kur kam filluar iniciativën për largimin e uzurpatorëve nga pronat publike, të cilët kishin 16 vjet që abuzonin me pronat publike në Kosovë, kishte dyshime nëse do t’ia dilnim. Ata që ishin uzurpatorë, ju bindën forcës së ligjit, sepse ata u bindën se iniciativa nuk ishte selektive, por ishte kundër të gjithëve. Ligji është mbi të gjithë”, ka thënë më pas Kadri Veseli, nga e cila e iniciativë kishte përfituar Shaip Mikullovci duke marrë në shfrytëzim pronën e tij.

Në një raport të publikuar nga ueb faqja “Data4X” për vitin 2022, thuhet se kompania “ProEx” e Shaip Mikullovcit dhe Ylber Kurajës ka zënë vendin e 7-të në Kosovë për qarkullim vjetor me 182 milionë euro.

Tash se si arriti Xhelal Sveçla të krijoj afërsi me biznesmenin Shaip Mikullovci sa që edhe të dalin për kafe së bashku në veri kjo nuk dihet, por ne do të minotorizojmë aktivitetin afaristë të këtij të fundit që do ta ketë muajve vijues në komunat veriore, atje ku ministri Sveçla thotë se po e rrit sigurinë.

Video ku shihet qendrimi së bashku në kafene i Xhelal Sveçlës me Shaip Mikullovcin: https://www.youtube.com/watch?v=kMlGhVvSg9Y

Ndryshe, biznesmenët që më së shumti i ka atakuar Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë janë vëllezërit Blerim e Shkëlqim Devolli për të cila ka thënë ndër vite se kanë përfituar dhjetra miliona euro në mënyrë të padrejt në resurset publike.

Përderisa kanë sulmuar Devollët, ata tash si për ironi kanë afruar raportuar me Shaip Mikullovcin, i cili ka raporte të afërta biznesore me Blerim Devolli.

Burime të Veriu.info tregojnë se kompania e Shaip Mikullovcit i ka zyret “Central Park” në Fushë Kosovë, qendër biznesore, ku njëri prek pronarëve është pikërisht Blerim Devolli. Kujtojmë se ish deputeti i LVV-së, Florin Krasniqi, kishte thënë se Albin Kurti pa pranuar 10 mijë euro kesh ndihmë financiare nga Blerim Devolli.

Vlen të përmendet se Shaip Mikullovci është pronar me 93% të aksioneve në kompaninë “CDI – Kosovo L.L.C”, ndërsa 7% të aksioneve i zotëron Ylber Kuraja. “CDI – Kosovo L.L.C” është pronare me 100% të aksioneve ne kompaninë “ProEx”, e cila zotëron rrjetin e super marketeve “Interex”.

Me numër të njëjtë të aksioneve Shaip Mikullovci e Ylbër Kuraja janë pronarë edhe në kompaninë “CDI IP SH.P.K.”, kompani e cila zotëron rrjetin e pikave të karburanteve të naftës “IP Petrol”.

JU REKOMANDOJMË

Dodik shkon përtej gënjeshtrës: Ajo qe ndodhi në Bosnje ishte luftë civile, Serbia nuk kishte asnjë njësi ushtarake këtu
Lajme

Reuters raporton për dorëzimin e Dodik para shtetit

05/07/2025 - 18:59
Konfiskimi i armatimit në Zveçan, Ibishi: Dëshmi se grupet kriminale furnizohen nga Qeveria e Serbisë
Lajme

Ibishi: Motivi i kërcënimit në Kuvend mund të vijë nga brendia e luftës politike

05/07/2025 - 18:41
MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin
Lajme

MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin

05/07/2025 - 18:24
Historiani serb Protic kritikon protestën e studentëve që u mor fare pak me demokraci e shumë me Kosovë: Fjalë boshe, iluzion
Lajme

Historiani serb Protic kritikon protestën e studentëve që u mor fare pak me demokraci e shumë me Kosovë: Fjalë boshe, iluzion

05/07/2025 - 18:05
A u shkel rregullorja e Kuvendit të Kosovës me shtyrjen e seancës për në orën 20:00?
Lajme

A u shkel rregullorja e Kuvendit të Kosovës me shtyrjen e seancës për në orën 20:00?

05/07/2025 - 17:36
Alarm i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës – Seanca rifillon sonte në ora 20:00
Kryesore

Alarm i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës – Seanca rifillon sonte në ora 20:00

05/07/2025 - 17:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Arrestimi i Naim Bazajt, flasin familjarët e tij: Akuzat e përhapura janë tërësisht të pavërteta dhe të motivuara politikisht

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë