Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një fitore për rendin kushtetues.
Ai theksoi se në emër të PDK-së ishte nënshkrues i kërkesës së iniciuar nga AAK dhe kritikoi shumicën parlamentare të VV-së për, siç tha ai, “vjedhje të kohës” ndaj vendit përmes bllokadës institucionale.
“Kushtetuesja e ndaloi një tjetër shkelje që po vazhdonte në heshtje,” shkroi Shala, duke lënë të kuptohet se sytë tash janë nga veprimet e shumicës në ditët në vijim.