Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai ka vlerësuar se fryma e fitores po ndihet në të gjithë Kosovën.
Derisa sa ka marrë pjesë në një tubim në Shtime, ai ka prezantuar shtyllat kryesore të programit të PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Bashkëbisedim përmbajtësor e miqësor për një Kosovë më të mirë në konakun e familjes Ademaj në Shtime. Kjo familje atdhetare, që i dha shumë edhe luftës sonë çlirimtare, edhe sot është përkrahëse e forcës që sjell ndryshime rrënjësore në këtë vend – Partisë Demokratike të Kosovës.”
“Një ekonomi më e fortë, me vende të reja pune, paga dinjitoze, me biznese që përkrahen nga shteti, me taksa më të ulëta, dhe më shumë investime kapitale, janë shtyllat e programit dhe angazhimit të Qeverisë që do ta drejtojë Bedri Hamza. Më 9 shkurt, lista jonë do të jetë listë fituese dhe fryma e fitores po ndihet gjithandej Kosovës.”, ka shkruar Shala në profilin e tij në Facebook.