Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vetëm 7 nga 54 mësimdhënës e kaluan provimin për licencë të avancuar, ekspertët: Faji te mos informimi për testim

08/01/2025 - 09:59
në Lajme
A A
Vetëm 7 nga 54 mësimdhënës e kaluan provimin për licencë të avancuar, ekspertët: Faji te mos informimi për testim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga 54 mësimdhënës që i janë nënshtruar provimit për pajisje me licencë të avancuar, vetëm shtatë e kanë kaluar. Kështu e bëri të ditur Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Po ashtu, Nagavci këtë e quajti si ‘një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit’.“E lumtur dhe krenare që përmbyllëm me sukses një proces tejet të rëndësishëm që çon në avancimin e performancës së mësimdhënësve në kuadër të reformave për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe përmirësimit të rezultateve në arsim. Për herë të parë javën e kaluar e përmbyllëm me sukses provimin për licensën e avancuar të cilit iu nënshtruan gjithsej 54 kandidatë. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm në fushën e arsimit. Qëllimi i sistemit të licencimit është zhvillimi i vazhdueshëm profesional dhe avancimi në karrierë i mësimdhënësve përmes vlerësimit të performancës së tyre”, tha ajo përmes një postimi në Facebook.

Lidhur me këtë, ish zëvëndësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, në një prononcim dhënë për GazetaBlic, thotë se ka pritur të ketë më shumë aplikues, por që sipas tij nuk kanë pasur informacione të mjaftueshme për natyrën e provimit. “Ftesa për aplikim ka qenë publike, ndërsa aplikimi përmes ekosova, prandaj duhet të konsiderojmë se kanë aplikuar ata mësimdhënës që e kanë pasur konfidencë t’i shtrohen procesit të vlerësimit. Edhe unë kam pritur se do të ketë më shumë aplikues, por, si duket, nuk ka pasur informacion të mjaftueshëm për natyrën e provimit klasifikues dhe njerëzit kanë hezituar të jenë në grupin e parë”, tha ai.

Pupovci shton se për këtë kalueshmëri të ulët, Ministria e Arsimit duhet të bëjë përpjekje që kriteret e vlerësimit të jenë të larta.“Po shihet se edhe kalueshmëria në provim ka qenë mjaft e ulët, 7 nga 54, ndërsa arsyet për këtë duhet të analizohen nga Ministria, duke bërë përpjekje të vazhdueshme që te kriteret e vlerësimit të jenë të larta, sepse bëhet fjalë për licencë të avancuar. Është praktikë e mirë të publikohet një udhëzues për provimin klasifikues që aplikuesit potencialë ta kenë të qartë se në cilat fusha dhe për cilat lloje të pyetjeve duhet të përgatiten”, u përgjigj Pupovci.

Ndërsa, njohësi i arsimit, Argjend Osmani vlerëson se një testim i tillë ka qenë vetëm ‘për sy e faqe’.Po ashtu, ai akuzon qeverinë se e ka stërzgjatur një proces të tillë, pasi që i njëjti sipas tij ka ndikuar për një proces të pasuksesshëm.

“Sa i përket procesit të licencimit dhe provimit të mbajtur mendoj se ky ka qenë një testim faktitkisht sa për sy e faqe, për shkak qeveria për një kohë shumë të gjatë e ka stërzgjatur procesin dhe ka ndikuar që me këto komplikime qe ka sjellë të mos i jetë një proces i sukseshëm. Ky testim është bërë vetëm sa për t’u hedhur hi syve të publikut dhe nuk paraqet realitetin e udhëtimit të mësimdhënësve”, tha ai në një prononcim për GazetaBlic.Osmani thekson se testimi si një proces është i rëndësishëm, por që mësimdhënësit duhet të jenë të informuar në mënyrë më të mirëfilltë.

“Testimi si proces është i rëndësishëm, por ai duhet të mbahet në kushte të caktuara dhe të ketë informim të mirëfillët. Andaj, si i tillë mendoj që do të ndikojë që mësimdhënësit të shprehin interesimin e duhur dhe në këtë formë të organizuar tashmë nuk është mënyra e duhur”, tha ai.Ndryshe, mësimdhënësit që përfunduan provimin, më pas do të kenë edhe një vlerësim nga Inspektorati i Arsimit, si dhe më pastaj do të përfitojnë edhe shtesën e performancës në vlerë monetare prej 1.2 të vlerës së koeficientit.

Vlen të ceket se shtatë vjet pasi ta marrin këtë licencë, mësimdhënësit mund të aplikojnë për licencën e përhershme, e cila nuk ka afat kohor dhe nuk ka nevojë për ripërtëritje.Me Udhëzimin e ri Administrativ, të miratuar në qershor të vitit 2023, mësimdhënësit kanë tri lloje të licencave – ajo e karrierës, e avancuar dhe licenca e përhershme.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë