Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, thotë se qeveria e ka miratuar në heshtjen vendimin e ZRRE-së, ndërsa që thekson se qeveria ka bërë shkelje për shkak të mos zbatimit të vendimit edhe në veri, duke shkelur në këtë mënyrë ligjin.
“Qeveria e ka miratuar në heshtje apo me mosveprim duke përdorur mekanizmat e njëjtë përmes ndikimit politik te ZRRE-ja rritjen e tarifave. Për më keq qeveria ka bërë edhe shkelje ligjore sepse ka bërë ndarjen e Kosovës në dy tregje energjetike, në atë për komunat njëetnike serbe dhe një për pjesën tjetër të Kosovës. Pra sot me vendimin e fundit të ZRRE-së i kemi ndarë në dy pjesë tregjet energjetike të Kosovës që s’ka qenë kurrë në historinë energjetike të vendit. Parimisht qeveria ka filluar implemtnimin e një projekti tepër deilkat me pasoja të mëdha politike dhe ekonomike, e i cili reflekton pabarazi të theksuar qytetare ku në një pozicion në një lagje të caktuar qytetarët pauajnë më pak. Shkelje më të madhe morale, politike, juridike, ekonomike nuk ka. Qeveria përmes ZRRE po mundohet t’i minimizojë dhe ta deformojë realitetin”, thotë ai për Expose.
Mirëpo, deputeti Shala vlerëson se mos përfshirjen e veriut në rritjen e çmimit të rrymës, qeveria e ka rinegciuar marrëveshjen e vitit 2015 për energji.
“Kjo qeveri përpos që e ka rritur tri herë çmimin e rrymës gjatë këtij mandati, ka arritur që edhe marrëveshjen e 2015 ta rinrgociojë dhe është nënshkruese vet e marrëveshjes për sektorin energjetik. E ka zgjedhur operatorin elektroserve vet, e ka licencuar vet dhe sot nuk e ka nën kontroll. Si është e mundur që në veri të mos rritet çmimi i rrymës? Kush e ka rekomanduar një gjë të tillë, pra nuk ka bazë as ekonomike, as logjike e as juridike. Si mund të rritet vetëm me një fjali “kemi importuar” çmimi i rrymës, pse veriu nuk importoi. Qeveria po i ikën të vërtetës që për mua është me pasoja të mëdha”, shprehet ai.
Shala paralajmëron që deri në korrik çmimet e produkteve do të rriten deri në 35 për qind.
“Kjo rritje e çmimit të rrymës do të reflektojë po ashtu në inflacion direkt zinxhiror sidomos te produktet bazike dhe në këtë aspekt është goxha problematike t’i thuhet prodhuesit vendor që e përdor energjinë si burim të mos i rrisë çmimet dhe pritet që nga qershori, eventualisht korriku çmimet e shumë produkteve të rriten nga 25-35 për qind, pikërisht për shkak të tarifës së padrejtë të rrymës”,vlerëson deputeti.
Për të gjitha ngritjet e çmimit të energjisë elektrike në vend, Ferat Shala fajëson qeverinë, që thotë se e kontrollon këtë sektor.
“Të gjitha kanë buruar dhe burojnë nga ministria e zhvillimit ekonomik, gjegjësisht nga kryeministria. Sektorin energjetik askush tjetër nuk e kontrollon përveç kabinetit të ngushtë të kryeministrit Kurti dhe të tjerat janë krejtësisht janë leva, mekanizma apo dorë e zgjatur e këtij trupi”, deklaron Ferat Shala./