Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Harrohet” konkursi për rreshter në Policinë e Kosovës – Pas anulimit që u bë për mbi 2 mijë kandidatë, nuk u hap më

04/05/2025 - 21:23
në Kryesore, Lajme
A A
“Harrohet” konkursi për rreshter në Policinë e Kosovës – Pas anulimit që u bë për mbi 2 mijë kandidatë, nuk u hap më
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Konkursi për gradën rreshter i cili ishte hapur më 12 shkurt të vitit 2024 në Policinë e Kosovës, nuk përfundoi me sukses, pasi që ai ishte anuluar.

Anulimi i këtij konkursi pati ardhur pasi Inspektorati Policor i Kosovës ka gjetur dobësi në procesin e gradimit për rreshter.

Në fakt Inspektorati Policor i Kosovës pati ndërhyrë në këtë konkurs pas raportimeve të shumta që ishin bërë për shkeljet që u bën në këtë proces. Shumë zyrtarë policorë kishin aplikuar për konkurs ende pa u bërë zyrtarisht policë të lartë- apo pa kaluar vitet e duhura në kuadër të punës në Policinë e Kosovës. Disa të tjerë kishin siguruar pyetjet e testeve ende pa hyrë- e dikush edhe kishte kopjuar e bashkëpunuar.

Meqenëse procesit të gradimit kishte shprehur interesim t’i nënshtrohet edhe një numër i madh zyrtarësh policor, të cilat nuk kishin kaluar minimumin prej 2 vitesh të qëndrimit në gradën “polic i lartë”, sistemit të konkurrimit elektronik i janë hequr masat e sigurisë lidhur me kriteret e aplikimit duke lejuar aplikimin edhe të shumë zyrtarëve tjerë nga gjenerata e 54-të e Policisë së Kosovës dhe jo vetëm, në kundërshtim me kriteret e aplikimit të parapara me Udhëzim.

Shumë nga këto shkelje ishin zyrtarizuar dhe si shkak u desh të anulohej i gjithë konkursi ani pse kishte vite pa u hapur.

Grada ‘Rreshter’ apo grada e parë që merret në Policinë e Kosovës pasi të jesh polic i lartë njëherësh i hap rrugën mundësisë për gradime të tjera.

E në lidhje me procesin që pastaj mbeti pezull sa i përket këtij konkursi, Policia e Kosovës në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se bazuar në udhëzimin administrativ për procedurën e gradimit për zyrtarë policorë, procedurën e standardeve të operimit, analizën e nevojave për personel të graduar sipas strukturës organizative dhe listës së personelit të autorizuar, sipas së cilës janë identifikuar mbi 350 pozita të lira për gradën rreshter, pas një periudhe mbi 11 vjet, me datën 12.02.2024 kishte shpallur procesin e gradimit për gradën rreshter, personel kyç për mbikëqyrje të vijës së parë dhe shërbimit sa më efektiv ndaj qytetarëve.

Sipas Policisë së Kosovës- të njëjtit ishin angazhuar në përgatitjen dhe mbarëvajtjen e tërë procesit, duke angazhuar personel të mjaftueshëm si dhe duke caktuar komisionet mbikëqyrëse të të gjitha fazave të procesit të gradimit për gradën rreshter.

“Edhe pse i tërë procesi, përfshirë testimin me shkrim, ishte mirë i përgatitur dhe i organizuar, megjithatë pas shprehjes së disa pakënaqësive nga një numër i kandidatëve në këtë proces, Policia e Kosovës duke u bazuar në parimet e transparencës, etikës, vlerave themelore, integritetit profesional dhe besueshmërisë, ka angazhuar stafin policor në analizimin e procesit, gjithashtu është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i cili ka bërë një inspektim të jashtëzakonshëm të këtij procesi”, ka thënë Policia e Kosovës, duke njoftuar se IPK ka vlerësuar se procesi ka qenë në përgjithësi i rregullt dhe mirë i organizuar, përjashtimisht disa procedurave dhe çështjeve teknike e administrative, për të cilat IPK-ja ka dhënë rekomandimet e saja.

“Me qëllim të eliminimit të të gjitha paqartësive dhe ruajtjes së kredibilitetit të procesit të cilat mund të zbehin imazhin e Policisë së Kosovës, si dhe bazuar në rekomandimet e IPK-së, Policia e Kosovës merr vendim për anulimin e konkursit për gradim në gradën rreshter të shpallur me 12.02.2024”, thuhej në komunikatë.

Tashmë, kur ka kaluar më shumë se një vit pas anulimit të këtij konkursi, Policia e Kosovës ende nuk ka hapur një konkurs të ri për këto 350 pozita apo edhe më shumë që janë krijuar nga 2024-ta deri më tani.

“Policia e Kosovës, bazuar në të gjeturat dhe rekomandimet e IPK-së, pas rishikimit të procedurave dhe implementimit të ndryshimeve dhe rekomandimeve të IPK-së, harmonizimit të Udhëzimit administrativ për Procedurën e gradimit për zyrtare policor do të fillojë me të gjitha përgatitjet e nevojshme administrative dhe logjistike, që procesi i gradimit për rreshter të vazhdohet sa më parë që të jetë e mundur. Policia e Kosovës është organizatë transparente dhe për hapjen e proceseve të radhës do ti bëjë publike, dhe do të ofrojë transparencë, monitorim të procesit nga partnerë të jashtëm dhe mbikëqyrje të të gjitha proceseve”, ka thënë Policia e Kosovës për lajmi.net.

Ndryshe në konkursin e 2024 për gradimin e rreshterit kishin aplikuar 2 mijë 230 kandidatë.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë një datë të saktë apo të përafërt se kur mund të hapet një konkurs i ri për rreshterë në këtë institucion.

Herën e fundit kur janë bërë gradime në Policinë e Kosovës ishte në vitin 2020, kur ishin emëruar 131 togerë. Një vit më parë, më 2019, ishin graduar nëntë majorë dhe 64 kapitenë. Policia e Kosovës aktualisht ka mbi 10.000 punonjës aktivë, duke përfshirë zyrtarët policorë dhe personelin mbështetës.

JU REKOMANDOJMË

“Mallku koftë ky shtet e gjyq”, vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, 17 vjet burgim dorasit Bleon Dibrani

“Mallku koftë ky shtet e gjyq”, vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, 17 vjet burgim dorasit Bleon Dibrani
25/05/2026 - 17:01

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur fajtor Bleon Dibranin për vrasjen e 19-vjeçarit Ardit Zymeri dhe e ka dënuar me 17 vjet burgim për veprën penale të...

Më shumëDetails

Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori
25/05/2026 - 16:53

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare në vlerë prej...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Arrihet marrëveshja PDK-Nisma, kjo e fundit mbështet PDK-në më 7 qershor

Ekskluzive: Arrihet marrëveshja PDK-Nisma, kjo e fundit mbështet PDK-në më 7 qershor
25/05/2026 - 16:07

Sapo është arritur marrëveshja mes PDK dhe NISMA dan ër zgjedhjet e 7 qershorit. Kështu mëson nga burimet e saj Gazeta Online Veriu.info. Sipas kësaj marrëveshje NISMA mbështet...

Më shumëDetails

Rroga e 14-të, Azemi për zotimin e Kurtit: Çmenduri, veç fushatë për vota!

Rroga e 14-të, Azemi për zotimin e Kurtit: Çmenduri, veç fushatë për vota!
25/05/2026 - 15:59

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të partisë së vet, ka thënë se nga ky vit do të nisë përcaktimi...

Më shumëDetails

Abdixhiku me premtim para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku me premtim para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite
25/05/2026 - 15:38

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku në serinë e “hajde folim”, është pyetur nga një i ri se çfarë do të bëjë nëse vjen...

Më shumëDetails

Kurti: Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka me e ndreqë Kosovën, është e domosdoshme

Kurti: Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka me e ndreqë Kosovën, është e domosdoshme
25/05/2026 - 15:22

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u foli për domosdoshmërinë e krijimit të Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme disa të pranishmëve në një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    291 Shpërndaje
    Shpërndaje 116 Tweet 73
  • Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ekskluzive: Arrihet marrëveshja PDK-Nisma, kjo e fundit mbështet PDK-në më 7 qershor

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Shpresa Latifi Shala shpallet mësimdhënëse e vitit në Mitrovicë nga “Hamilton House Kosovë”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë