Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

ShBA: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

17/10/2024 - 16:55
në Kryesore, Lajme
A A
ShBA: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

E Ngarkuara me Punë e ShBA-së në OSBE, Katherine Brucker, në fjalën e saj në Këshillin e Përhershëm të këtij misioni në Vjenë, ka thënë se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohjen reciproke.Këto komente, Brucker i ka bërë në përgjigje të raportit të Cornelia Taylor, Ushtruese Detyre e Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara e mbështesin Kosovën si një demokraci sovrane, multietnike dhe u kërkon liderëve të saj që të promovojnë një shoqëri që respekton të drejtat dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, siç është rënë dakord nga të dyja vendet, është thelbësor për stabilitetin dhe prosperitetin rajonal. Në fund të fundit, Shtetet e Bashkuara besojnë se normalizimi duhet të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi të dyja kërkojnë të realizojnë aspiratat e tyre për në BE”, ka deklaruar Brucker, raporton Klankosova.Përfaqësuesja e ShBA-së në OSBE tutje shprehur dëshirën e saj të fortë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate.

“Mbetemi të bindjes së fortë se është për të ardhur keq që Kosova nuk është shtet pjesëmarrës i këtij organi dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të flasë vetë para këtij organi. Mezi presim ditën kur kjo mund të ndodhë”, potencoi Brucker.Ndër të tjera, ajo shprehu shqetësimin e ShBA-së për mbarëvajtjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, “për shkak të kufizimeve të rënda financiare”.

Ajo kritikoi shtetet pjesëmarrëse për “paaftësi” për të arritur konsensus mbi një buxhet të unifikuar. Kjo situatë, tha Brucker, ka vënë në presion të panevojshëm aftësitë e të gjitha misioneve në terren për të kryer me efektivitet mandatet e tyre, duke dëmtuar gjithçka, nga personeli dhe burimet deri te zbatimi i programit.Brucker u bëri thirrje të gjitha shteteve pjesëmarrëse të miratojnë Buxhetin e Unifikuar sa më shpejt të jetë e mundur.

JU REKOMANDOJMË

Gjykata Themelore jep detaje pasi vëllezërit Vllasaliu u dënuan me burgim të përjetshëm për vr@sjen e biznesmenit Bedri Rexhepi
Lajme

Gjykata Themelore jep detaje pasi vëllezërit Vllasaliu u dënuan me burgim të përjetshëm për vr@sjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

28/05/2025 - 13:38
Ambasadori francez: Kosova ta dërgojë në Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin
Lajme

Guerot: Nëse Kosova nis themelimin e Asociacionit do ta ndryshojë atmosferën në Paris

28/05/2025 - 13:24
Orkestrimi i Ekonomisë, Rasti i Kosovës
Lajme

Muharremi: Shteti forcohet kur prokuroria nuk frikësohet

28/05/2025 - 13:11
Hetime për aferën e mbetjeve shtazore: Faton Peci u intervistua për katër orë nga Prokuroria Speciale – Çfarë dihet deri tani
Kryesore

Sulmet pas intervistimit të Pecit, reagon Shoqata e Prokurorëve: Po rrezikohet drejtësia

28/05/2025 - 12:53
Trendafilova: Prokuroria mund ta përfundojë rastin e krerëve të UÇK-së në fillim të prillit 2025
Lajme

Trendafilova: Protesta në Prishtinë treguese se sa e vështirë do të ishte nëse gjyqi do të bëhej në Kosovë

28/05/2025 - 12:46
Punëtori goditet nga shtylla e betonit në Mitrovicë – pëson lëndime të rënda në këmbë
Lajme

Punëtori goditet nga shtylla e betonit në Mitrovicë – pëson lëndime të rënda në këmbë

28/05/2025 - 12:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Afera me fabrikën e mbetjeve shtazore/ Bastiset kompania e biznesmenit multimilioner nga Ferizaj

    Afera me fabrikën e mbetjeve shtazore/ Bastiset kompania e biznesmenit multimilioner nga Ferizaj

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Shala: Liburn Aliu nuk është më pjesë e Vetëvendosjes

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Pasi Veriu.info publikoi skandalin se iu gjetën mbi 30 tonë mish peshku me krimba, Reçica i PDK-së viziton “Mediteran -N” të Nikollë Dodajt

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Inspektorati Shëndetësor zbarkon në “Spitalin Amerikan 2”, kapen tre mjekë turq duke punuar pa licencë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Çka po paralajmëron kështu Lirim Mehmetaj për Hajrulla Çekun?

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë