Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SHBA vë me shpatulla pas murit Zelenskyn, zhvillimet e deritanishme për pezullimin e ndihmës ushtarake

04/03/2025 - 09:11
në Kryesore, Lajme
A A
SHBA pezullon ndihmën ushtarake për Ukrainën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, SHBA-ja ka siguruar pothuajse gjysmën e të gjitha shpenzimeve ushtarake në Ukrainë. Por një vendim i mbrëmshëm i presidentit Donald Trump ka vënë me shpatulla pas muri presidentin ukrainas.

Trump vendosi të pezullojë gjithë ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe kjo erdhi pas përplasjes së tij me presidentin Volodymyr Zelensky, javën e kaluar në Zyrën Ovale.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, pauza do të zgjasë derisa Trump të përcaktojë se udhëheqësit e vendit janë të përkushtuar – me besim të mirë – ndaj paqes.

Deri më tani nuk ka pasur deklaratë të drejtpërdrejt nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me pauzën e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Shtëpia e Bardhë i tha partnerit amerikan të BBC-së, CBS, se Trump “ka qenë i qartë” se ai “është i fokusuar në paqe”, duke shtuar që “ne kemi nevojë që partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi gjithashtu”.

“Ne po ndalojmë dhe rishikojmë ndihmën tonë për të siguruar që ajo po kontribuon në një zgjidhje”, shtoi Shtëpia e Bardhë, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Presidenti i Ukrainës nuk i ka komentuar ende këto zhvillime, ndërsa s’ka pasur deklaratë as nga Rusia.

Kongresi amerikan ka miratuar më shumë se 180 miliardë dollarë (140 miliardë £) në ndihmë totale për Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë gati tre vjet më parë.

ShBA ka bërë trysni mbi Zelenskyn për t’u pajtuar me thirrjen e Uashingtonit për një marrëveshje që do t’u jepte fund luftimeve në Ukrainë, ndërkohë që udhëheqësit evropianë kërkuan një rol më të fortë në këtë qëllim.

JU REKOMANDOJMË

Osmani për gratë në pozitat udhëheqëse: Në shtetet ku ka përfaqësim me të lartë gjinor, ka rënie të korrupsionit
Kryesore

Presidentja Osmani: Nuk vendosi lule aty ku UÇK-ja quhet organizatë terroriste

11/01/2026 - 22:46
Faton Pecin arrin marrëveshje koalicioni me LDK-në, Safet Kamberi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal
Kryesore

Faton Pecin arrin marrëveshje koalicioni me LDK-në, Safet Kamberi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal

11/01/2026 - 22:29
Incident në Vushtrri: Qentë endacakë i vërsulen policit, ai e nxjerr armën dhe gjuan
Kryesore

Policia e Kosovës arreston dy serbë për vjedhje në Mitrovicë të Veriut

11/01/2026 - 21:15
Analiza nga CNN: Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së
Lajme

Analiza nga CNN: Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

11/01/2026 - 21:13
Abazi: E kam parë draft-statutin, pika 7 e shkel Kushtetutën e Kosovës
Kryesore

Rrëzimi i 12 ligjeve nga Gjykata Kushtetuese, Abazi e quan Kurtin “superkriminel”

11/01/2026 - 20:51
Lladrovci: Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit
Kryesore

Lladrovci: Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit

11/01/2026 - 19:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Kush fshihet pas “Lidl Albania&Kosova”? Dy pronarët me “aventurë” nga tregu imobiliar te porti më i rëndësishëm në Shqipëri

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Edhe një shkollë shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kjo komunë merr vendim për shtyrjen e mësimit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • A janë shkollat gati për të filluar mësimin nesër?

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë