Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shefi i diplomacisë serbe propagandon se s’do të ketë sanksione nga BE-ja pas vizitës së Vuçiqit në Moskë

10/05/2025 - 14:39
në Kryesore, Lajme
A A
Shefi i diplomacisë serbe propagandon se s’do të ketë sanksione nga BE-ja pas vizitës së Vuçiqit në Moskë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, pretendoi të shtunën se vizita e presidentit Aleksandar Vuçiq në Moskë gjatë ditëve të fundit “nuk do të sjellë ndërprerje të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian (BE), e as sanksione nga Brukseli zyrtar”, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Ai tha për Radiotelevizionin shtetëror të Serbisë (RTS) se gjatë javës Beogradin do ta vizitojnë presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas. Ai shtoi se madje pret forcim të marrëdhënieve me Brukselin, të cilat, sipas tij, “nuk do të jenë në dëm të politikës së jashtme të balancuar të Serbisë”.

“Nuk do të ketë ndërprerje të integrimeve evropiane dhe as sanksione – kjo do të bëhet e qartë së shpejti, dhe ajo që mund të presim është vazhdimi i zhvillimit”, tha Gjuriq.

Vuçiq mbërriti në Moskë të enjten, ku një ditë më vonë mori pjesë në shënimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore, dhe u takua me presidentin rus Putini për herë të parë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por përballet me kritika nga Brukseli për shkak të mosharmonizimit të politikës së saj të jashtme me atë të BE-së, e cila i ka vendosur sanksione të rrepta Rusisë pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Marta Kos, komisionarja evropiane për zgjerim, deklaroi gjatë vizitës së saj javën e kaluar në Beograd se, për shkak të vizitës së Vuçiqit në Moskë, do ta ketë “shumë më të vështirë të ndihmojë Serbinë të qëndrojë fuqishëm e orientuar drejt rrugës evropiane”.

“Nëntë maji 1945 dhe 9 maji 2025 janë dy data me vlera të ndryshme. Të shkosh në Moskë dhe të festosh me Putinin, ose ushtrinë e tij që po vret njerëz në Ukrainë, është në kundërshtim të plotë me vlerat evropiane”, tha Kos ditë më parë.

Pas takimit me Putinin, gjatë të cilit ai u shpreh për rritjen e shkëmbimit tregtar ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, Vuçiq tha se është i gatshëm t’u përgjigjet kritikave që mund të vijnë nga Bashkimi Evropian.

JU REKOMANDOJMË

E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit

E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit
31/03/2026 - 00:13

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfiskuar telefonin dhe laptopin e Shkëlzen Gashi gjatë një bastisjeje në banesën e tij, ndërsa ai është shoqëruar për intervistim dhe më pas...

Më shumëDetails

Skandali me ekspozitën për masakrat, Kajtazi: Autorët janë shqiptarë, skenari nga Serbia

Skandali me ekspozitën për masakrat, Kajtazi: Autorët janë shqiptarë, skenari nga Serbia
30/03/2026 - 23:26

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar skandalin me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999” me autor Shkëlzen Gashin, duke e cilësuar situatën si më të thellë sesa duket në sipërfaqe....

Më shumëDetails

Ekspozita për masakrat, Kandiq: Ishte mosdije, në Dubravë e në vende tjera kanë ndodhur gjëra të tmerrshme

Ekspozita për masakrat, Kandiq: Ishte mosdije, në Dubravë e në vende tjera kanë ndodhur gjëra të tmerrshme
30/03/2026 - 22:27

Aktivistja serbe, Natasha Kandiq ka folur lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila ka ka shkaktuar indinjatë të madhe publike për shtrembërim historie.Ajo theksoi rëndësinë e...

Më shumëDetails

Haxhiu për organizatën e Shkëlzen Gashit: Ndër vite kemi bashkëpunuar, është serioze

Prokuroria Speciale edhe sot e interviston Albulena Haxhiun
30/03/2026 - 22:24

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, në një intervistë në RTK, ka folur në lidhje me skandalin me ekspozitën për masakrat. Ajo e arsyetoi dhënien e mjeteve nga Kuvendi,...

Më shumëDetails

Bajrami: Terminalet nuk qenkan shtetëzuar, fitimi vazhdon t’u shkojë kompanive private

Bajrami për deklaratën e Kurtit: Sfidoi hapur Prokurorinë Speciale, ëndërron të bëhet kryeprokuror t’i mbrojë miqtë e zënë në flagrancë
30/03/2026 - 22:20

Deputetja e LDK-se,Hykmete Bajrami ka shkruar se terminalet në vend nuk janë shtetëzuar, siç është pretenduar.Sipas saj, aktualisht fitimi kompanive private po u paguhet nga buxheti i shtetit...

Më shumëDetails

Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt
30/03/2026 - 21:57

Një debat i ashpër ka qenë në “Pressing” të T7, në mes të Nasim Haradinajt nga OVL-UÇK dhe Albatros Rexhajt. Temë ishte ekspozita e Shkëlzen Gashit për krimet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Kush e përfiton e kush jo pagën e 13-të? Ministri Murati jep detajet

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë