Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shefi i MI6: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Europë

29/11/2024 - 16:35
në Kryesore, Lajme
A A
Shefi i MI6: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Europë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rusia po kryen “fushatë të pamatur” sabotuese në Evropë dhe po ashtu po intensifikon retorikën bërthamore për të frikësuar shtetet e tjera në mënyrë që të mos e mbështesin Ukrainën, tha shefi i spiunazhit i Britanisë.

Richard Moore, që udhëheq shërbimin e inteligjencës sekrete britanike, të njohur si MI6, gjatë një fjalimi në Paris më 29 nëntor tha se nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do të ketë sukses që ta shndërrojë Ukrainën në një shtet vasal, ai nuk do të ndalet aty.

“Siguria jonë, britanike, franceze, evropiane dhe transatlantike, do të rrezikohej”, tha ai.

“Së voni, ne kemi zbuluar një fushatë të pamatur të sabotimit rus në Evropë, edhe teksa Putin dhe aleatët e tij përdorin kërcënimet bërthamore për të nxitur frikë lidhur me pasojat e ndihmës së Ukrainës”, shtoi ai.

Moore tha se dihet çmimi i mbështetjes së Ukrainës, por shtoi se “çmimi i mosveprimit do të ishte pafundësisht më i lartë. Nëse Putini ka sukses, Kina do të peshonte pasojat, Koreja e Veriut do të inkurajohej dhe Irani do të bëhej edhe më i rrezikshëm”.

Fjalimi i Moore duket se kishte për synim të bashkonte aleatët evropianë dhe u drejtohej edhe skeptikëve lidhur me rëndësinë e Ukrainës.

Edhe shefat e tjerë të inteligjencës perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia ka intensifikuar veprimet sabotuese.

NATO dhe shërbimet perëndimore të inteligjencës kanë thënë se Rusia qëndron prapa një sërë aktivitetesh armiqësore në mbarë zonën euroatlantike, sikurse janë sulmet e vazhdueshme kibernetike, gjë që Moska i mohon.

Shërbimi i inteligjencës së brendshme të Mbretërisë së Bashkuar tha muajin e kaluar se shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse, GRU, po synonte të nxiste “kaos” në Britani dhe Evropë./REL/

JU REKOMANDOJMË

Berisha – Qeverisë: Mos gaboni t’i largoni veteranët nga rritja e pagës minimale
Lajme

Berisha: Nga provoja ime policore, hajnin ski nevoj me quajt oligark, veç i gjen faktet sikur për Faton Pecin!

27/05/2025 - 20:34
Çka po paralajmëron kështu Lirim Mehmetaj për Hajrulla Çekun?
Lajme

Çka po paralajmëron kështu Lirim Mehmetaj për Hajrulla Çekun?

27/05/2025 - 20:22
Berisha zbulon çka tha Kurti kur erdhi në qeveri: I shtrirë e pa kravatë thoshte “S’di çka i bëra vetes që nuk ndeja në opozitë”
Lajme

Berisha zbulon çka tha Kurti kur erdhi në qeveri: I shtrirë e pa kravatë thoshte “S’di çka i bëra vetes që nuk ndeja në opozitë”

27/05/2025 - 20:14
PDK nesër mban konferencë për media, nuk dihet arsyeja
Lajme

PDK nesër mban konferencë për media, nuk dihet arsyeja

27/05/2025 - 20:10
Komuniteti i biznesit proteston të enjten, shkak vendimi i ZRrE-së për rrymën
Lajme

Komuniteti i biznesit proteston të enjten, shkak vendimi i ZRrE-së për rrymën

27/05/2025 - 20:04
Trump me kritika të ashpra ndaj Putinit: Po luan me zjarrin
Lajme

Trump me kritika të ashpra ndaj Putinit: Po luan me zjarrin

27/05/2025 - 20:01

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Afera me fabrikën e mbetjeve shtazore/ Bastiset kompania e biznesmenit multimilioner nga Ferizaj

    Afera me fabrikën e mbetjeve shtazore/ Bastiset kompania e biznesmenit multimilioner nga Ferizaj

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Tërstenik: Nipi e nxjerr dajën nga shtëpia, me polici (VIDEO)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Inspektorati Shëndetësor zbarkon në “Spitalin Amerikan 2”, kapen tre mjekë turq duke punuar pa licencë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Prokurori Shala jep detaje lidhur me bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Reagon vëllai i Festim Isufit: Zbulon se a e fajëson familja e tij Rinën për vdekjen e Festimit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë