Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shefi i MI6: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Europë

29/11/2024 - 16:35
në Kryesore, Lajme
A A
Shefi i MI6: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Europë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rusia po kryen “fushatë të pamatur” sabotuese në Evropë dhe po ashtu po intensifikon retorikën bërthamore për të frikësuar shtetet e tjera në mënyrë që të mos e mbështesin Ukrainën, tha shefi i spiunazhit i Britanisë.

Richard Moore, që udhëheq shërbimin e inteligjencës sekrete britanike, të njohur si MI6, gjatë një fjalimi në Paris më 29 nëntor tha se nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do të ketë sukses që ta shndërrojë Ukrainën në një shtet vasal, ai nuk do të ndalet aty.

“Siguria jonë, britanike, franceze, evropiane dhe transatlantike, do të rrezikohej”, tha ai.

“Së voni, ne kemi zbuluar një fushatë të pamatur të sabotimit rus në Evropë, edhe teksa Putin dhe aleatët e tij përdorin kërcënimet bërthamore për të nxitur frikë lidhur me pasojat e ndihmës së Ukrainës”, shtoi ai.

Moore tha se dihet çmimi i mbështetjes së Ukrainës, por shtoi se “çmimi i mosveprimit do të ishte pafundësisht më i lartë. Nëse Putini ka sukses, Kina do të peshonte pasojat, Koreja e Veriut do të inkurajohej dhe Irani do të bëhej edhe më i rrezikshëm”.

Fjalimi i Moore duket se kishte për synim të bashkonte aleatët evropianë dhe u drejtohej edhe skeptikëve lidhur me rëndësinë e Ukrainës.

Edhe shefat e tjerë të inteligjencës perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia ka intensifikuar veprimet sabotuese.

NATO dhe shërbimet perëndimore të inteligjencës kanë thënë se Rusia qëndron prapa një sërë aktivitetesh armiqësore në mbarë zonën euroatlantike, sikurse janë sulmet e vazhdueshme kibernetike, gjë që Moska i mohon.

Shërbimi i inteligjencës së brendshme të Mbretërisë së Bashkuar tha muajin e kaluar se shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse, GRU, po synonte të nxiste “kaos” në Britani dhe Evropë./REL/

JU REKOMANDOJMË

Rama ndan pamje të mjeteve ushtarake të prodhuara në Shqipëri: Për 30 muaj do plotësohen të gjitha nevojat, do eksportojmë në 30 vende

Rama ndan pamje të mjeteve ushtarake të prodhuara në Shqipëri: Për 30 muaj do plotësohen të gjitha nevojat, do eksportojmë në 30 vende
01/08/2026 - 18:44

Mjetet e para ushtarake të prodhuara në Shqipëri kanë dalë në testim, duke shënuar një tjetër hap në zhvillimin e industrisë ushtarake vendase. Pamjet u publikuan nga kryeministri...

Më shumëDetails

Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar
01/08/2026 - 18:12

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi për situatën e vështirë energjetike dhe hidrologjike të shkaktuar nga temperaturat e larta dhe nivelet e ulëta të ujit në Danub, të cilat...

Më shumëDetails

DASH paralajmëron amerikanët në Lindjen e Mesme ta shqyrtojnë largimin ose të rrijnë gati

DASH paralajmëron amerikanët në Lindjen e Mesme ta shqyrtojnë largimin ose të rrijnë gati
01/08/2026 - 18:00

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë një paralajmërim të gjerë qytetarëve amerikanë në Lindjen e Mesme, duke u kërkuar që ta “shqyrtojnë largimin ose të jenë të...

Më shumëDetails

Aksident në dalje të Pejës, kombi përplas motoçikletën

Punëtori bie nga lartësia në kantierin e “Fjordi SHPK” në ”Royal Green Residence” – arrestohet pronari
01/08/2026 - 17:43

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme, në Pejë. Rreth orës 16:25, në fshatin Ramun, ndodhi një përplasje ndërmjet një kombi dhe një motoçiklete. Zëdhënësi i policisë...

Më shumëDetails

SPAK me detaje për operacionin ndërkombëtar që çoi në arrestimin e Ermal Beqirit

SPAK me detaje për operacionin ndërkombëtar që çoi në arrestimin e Ermal Beqirit
01/08/2026 - 17:32

SPAK ka publikuar detaje të reja lidhur me operacionin ndërkombëtar që çoi në arrestimin e Ermal Beqirit në Francë, si dhe zbulimin e një pasurie të paluajtshme e...

Më shumëDetails

Lufta me Iranin vë në presion SHBA-në, gjenerali amerikan paralajmëron mungesë forcash për mbrojtjen e Izraelit

Lufta me Iranin vë në presion SHBA-në, gjenerali amerikan paralajmëron mungesë forcash për mbrojtjen e Izraelit
01/08/2026 - 17:27

Komandanti më i lartë ushtarak amerikan në Evropë paralajmëroi Pentagonin këtë javë se nuk ka forca të mjaftueshme detare për të vazhduar mbrojtjen e Izraelit nga sulmet me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • 32 vjet burgim për të akuzuarit në rastin “Toka 2”: Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Avni Maxhuni dhe Nexharije Hoti – konfiskohen 45 ngastra kadastrale

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë