Qendra Kryesore e Mjekësisë Familje e Klinës ka pranuar donacion nga Kosova Med një karrigë stonatologjike dhe dy pajisje oksigjeni të kondensuar për nevojat e shërbimit të urgjencës.
Ky veprim human i Kosova Med është vlerësuar shumë nga QKMF-ja e Klinës, me ç’rast kanë shprehur edhe falenderim publik.
Njoftim i QKMF-së të Klinës:
Kosova Med dhuron pajisje shëndetësore për QKMF “Nënë Tereza” në Klinë
Sot, Operatori Ekonomik Kosova Med i dhuroi një donacion të rëndësishëm QKMF “Nënë Tereza” në Klinë, i cili përfshin:
• Një karrige stomatologjike për QMF Zllakuqan
• Dy pajisje oksigjeni të kondensuar për nevojat e shërbimit të urgjencës në QKMF
Pajisjet u pranuan nga Drejtori i QKMF-së, Prof. Ass. Dr. Gazmend Bojaj, dhe Kryeinfermierja Teuta Baca Rukolli, të cilët shprehën mirënjohjen e tyre për menaxhmentin e Kosova Med, duke theksuar se ky donacion është një ndihmë shumë e nevojshme për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Drejtoria e QKMF-së falënderon gjithmonë të gjithë ata që kontribuojnë në mbështetjen e institucioneve shëndetësore në Komunën e Klinës.
Me respekt,
Drejtoria













