Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shënoi rënien më të madhe në 15 vjet – Si ishte renditja e Kosovës ndër vite në Indeksin e Lirisë së Mediave?

02/05/2025 - 12:10
në Kryesore, Lajme
A A
Shënoi rënien më të madhe në 15 vjet – Si ishte renditja e Kosovës ndër vite në Indeksin e Lirisë së Mediave?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për dy vjet, 43 pozita më keq është renditja e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Mediave. Përderisa në vitin 2023, Kosova ishte në vendin e 56. Në vitin 2024, Kosova pati një rënie të madhe duke u renditur në vendin e 75.

E si mos më keq, situata është në vitin 2025. Kosova renditet në vendin e 99, duke u radhitur më së keqi në Ballkan dhe gjithë Bashkimin Evropian.

Ndër vite, Kosova ka pasur vende të ndryshme në këtë indeks. Megjithatë, prej vitit 2010, nuk ka pasur plasman më të keq.

Në vitin 2010, Kosova renditej në vendin e 92. Në vitin 2012 Kosova u rendit në vendin e 87, kurse në vitin 2023 në vendin 85.

Më 2014 Kosova doli e 80-ta, kurse në vitin 2015 e 87-ta. Më 2016 pati rënie sërish, duke u renditur në vendin e 90.

Në 2017 ishte në vendin e 82, në vitin 2018 ishte e 78, në vitin 2019 ishte e 75 kurse në vitin 2020 e 70.

Në vitin 2021 Kosova u rendit në pozitën e 78, në vitin 2022 e 61-ta. Ndër renditjet më të mira Kosova e pati në vitin 2023, ku renditej e 56-ta. Megjithatë, prej atëherë, eskaloi gjithçka.

Nisën sulmet e pushtetit, tentativa për ta mbyllur Klan Kosovën, sulmet ndaj gazetarëve në veri e kërcënimet në rrjete sociale.

Si rezultat, në vitin 2024 Kosova ra në pozitën e 75, kurse në vitin 2025 edhe më keq, në pozitën 99.

Mund të duket e pabesueshme, por nga 180 shtete që janë pjesë e këtij raporti, veç një shtet ka pasur rënie më të madhe se Kosova.

Fjala është për Guniean, e cila ka rënë për 25 vende, kurse Kosova për 24.

Kirgistani ka rënë për 24 vende, njëjtë sa Kosova.

Samoa për shembull ka rënie prej 22 vendesh. Argjentina ka rënie prej 21 vendesh, kurse shtetet e tjera si Burkina Faso kanë rënë për 19 vende,

Me indeksin e fundit, Kosova është vendi me pozitën më të keqe për lirinë e mediave në rajon dhe Bashkimin Evropian.

Kjo duke u renditur në pozitën e 99.

Shqipëria renditet në vendin e 80, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 86, Maqedonia 42, Mali i Zi 37, dhe Serbia 96.

Kjo është një prej renditjeve më të ulëta që ka pasur Kosova në histori, duke shënuar rënie për 24 vende për dallim nga viti i kaluar.

Nëse flitet për indikatorët, në atë politik Kosova ka shënuar rënie prej pozitës 59 në pozitën 93.

Në indikatorët ekonomik, Kosova vitin e kaluar ishte në pozitën 71, sivjet është në 101. Rënie ka edhe në indikatorët social dhe të sigurisë, kurse ngritje në atë legjislativ.

Raporti ka përmendur gjuhën e rëndë që përodret ndaj gazetarëve, duke theksuar ato nga pushteti, që i ndërlidh gazetarët me Serbinë.

“Edhe pse gazetarët janë të besuar nga shoqëria, mediat e pavarura dhe gazetarët investigativë shpesh janë objektiva të fyerjeve dhe lajmeve të rreme në mediat sociale. Ata akuzohen padrejtësisht për “bashkëpunim me armikun”, retorikë e përdorur nga grupet politike dhe fetare”, thuhet në raport.

Raporti e përshkruan Kosovën si treg medial pluralist, duke përmendur RTK-në si transmetues publik. Në mesin e problemeve theksohet cenimi i pavarësisë së RTK-së, si dhe ligjit për KPM-në i cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Përmenden edhe sulmet politike.

“Edhe nëse media arrin t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë shënjestra e sulmeve politike. Komisioni i Pavarur i Medias (KPM), iu nënshtrua një reforme legjislative kontraverse që rrezikon të pengojë më tej pavarësinë e tij. Para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, disa media private u shënjestruan nga një bojkot nga qeveria, i cili kërcënoi gjithashtu pavarësinë e transmetuesit publik RTK. Mediat në gjuhën serbe, të cilat janë nën presion nga forcat politike serbe, janë ankuar për diskriminim në aksesin në informacionin publik, veçanërisht në gjuhën e tyre, e cila është ajo e pakicës kushtetuese”, thuhet në raportin e Reporterëve pa Kufij.

Raporti flet edhe për aspektin ekonomik të mediave.

“Media financohet kryesisht nga të ardhurat nga reklamat nga sektori privat dhe ndonjëherë mbështetet edhe nga autoritetet komunale ose partitë politike. Përveç kësaj, përmes pronarëve të tyre, redaksia e mediave private është e ekspozuar ndaj ndërhyrjeve nga grupe të fuqishme politike ose biznesi. Mediat në gjuhën serbe përballen me sfidën shtesë të një tregu të vogël në të cilin disa media varen nga financimi nga Serbia fqinje, ndërsa mediat e pavarura nuk do të mbijetonin pa financim ndërkombëtar”, thuhet në raport./Periskopi/Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

Begaj uron Kosovën për zgjedhjen anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
01/04/2026 - 09:44

Presidenti i Shqiperisë, Bajram Begaj, përkujtoi sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO si një arritje historike që ka forcuar sigurinë,...

Më shumëDetails

FSK drejt Gazës – mbështetje nga opozita, por me kërkesa për plan të qartë

FSK drejt Gazës – mbështetje nga opozita, por me kërkesa për plan të qartë
01/04/2026 - 09:37

Çështja e dërgimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gaza pritet të hyjë në një fazë vendimtare, pasi procedimi i saj në Kuvend kërkon miratimin e...

Më shumëDetails

Sulmoi tre zyrtar policor në stacion, qytetari dërgohet në mbajtje

Arrestohet në Prishtinë një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
01/04/2026 - 09:15

Policia ka njoftuar se në Kaçanik pasi një qytetar ishte dërguar në stacion policor është paraqitur edhe një i dyshuar tjetër. I njëjti ka sulmuar brenda stacionit tre...

Më shumëDetails

Deputeti i VV-së: S’i kemi votat për presidentin

01/04/2026 - 09:08

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar afatin për zgjedhjen e presidentit të vendit, partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje konkrete për këtë çështje. Deputeti...

Më shumëDetails

BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të historisë

BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të historisë
01/04/2026 - 08:19

Mediumi pretigjioz britanik BBC, të veçantë rrugëtimit të Kombëtares së Kosovës në përpjekjen për një kualifikim historik në Kupën e Botës, duke e përshkruar atë si një histori...

Më shumëDetails

Hasani: Presidenti nuk ka kompetenca ekzekutive, ato janë vetëm zinxhirore

Hasani: Kurti është dashur të insistojë te përgjegjësia e Serbisë për të zhdukurit
31/03/2026 - 22:51

Ish-kryetari i Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se Presidenti i Republikës së Kosovës nuk ushtron kompetenca ekzekutive, duke kundërshtuar perceptimin e përhapur publik për rolin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • LAJMI I FUNDIT: Ekzekutohet paga e 13-të

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Presidenti iranian: Jemi të gatshëm për fund të konfliktit, por vetëm me garancitë e duhura

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Nëse Arda Guler…”, Andin Lokaj me parashikim fantastik për ndeshjen Kosovë – Turqi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë