Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SHKAK RRITJA E KOSTOVE! Vendet e punës në Shqipëri po transferohen jashtë

25/10/2024 - 15:35
në Ekonomi
A A
SHKAK RRITJA E KOSTOVE! Vendet e punës në Shqipëri po transferohen jashtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shqipëria jo vetëm që nuk po përfiton nga tendenca e nearshoring (delegimi i prodhimit në tregje të tjera), por përkundrazi dhe ato vende pune që janë po mbyllen e proceset po transferohen jashtë. Rritja e kostove të punës dhe humbjet që solli rënia e euros bëri që shumë fabrika që prodhojnë në Shqipëri veshje, këpucë, ushqime etj të transferohen jashtë vendit. “21% punëtorë shqiptarë thonë se një pjesë e punës së bërë në vendin e tyre të punës është zhvendosur në një vendndodhje ose shtet tjetër (14% në Ballkanin Perëndimor dhe 16% në BE)” thuhet në rezultatet e Anketës Europiane për Aftësitë dhe vendet e Punës për vitin 2023.

Transferimi i vendeve të punës për shkak të rritjes së kostove në Shqipëri ishte shumë më i lartë se në vendet e tjera të Ballkanit dhe të Europës. Siç tregon anketa, tregu i punës në Shqipëri po përjeton një tranzicion të madh. Rreth një e treta e punëtorëve shqiptarë kanë përjetuar futjen e teknologjive të reja digjitale në vendin e tyre të punës. Të anketuarit u pyetën për ndryshimet që kishin ndodhur në vendin e tyre të punës gjatë 12 muajve të fundit për sa i përket menaxhimit, vetë punës, teknologjive të reja digjitale, produkteve ose shërbimeve të reja, apo zhvendosjes së prodhimit.

Për shembull, rreth një në tre (35%), tregojnë se janë prezantuar teknologjitë e reja digjitale (26% në wB5 dhe 43% në BE). Për më tepër, gati gjysma e tyre (47%) thonë se janë zhvilluar produkte ose shërbime të reja në vendin e tyre të punës (38% në WB5 dhe 37% në BE) dhe janë integruar metoda të reja të menaxhimit (45% kundrejt 30% në WB5 dhe 35% në BE).

Futja e teknologjive të reja digjitale raportohet më shpesh nga punëtorët më të rinj (53% e atyre të moshës 25-34 vjeç kundrejt 21%-35% në grup moshat e tjera). Në mënyrë të ngjashme, 66% e atyre në profesione të kualifikuara raportojnë për një ndryshim të tillë. Ndryshime të tilla ndodhën gjithashtu më shpesh në sektorin publik, arsim dhe shëndetësi (44%) dhe shërbime (42%) sesa në bujqësi ose industri (24%).

Rritja e teknologjive digjitale ka transformuar ekonominë dhe mënyrën se si njerëzit punojnë, duke nxitur një interes në rritje për të ardhmen e punës. Ndërkohë që pasojat e digjitalizimit për punësimin kanë qenë subjekt i shumë debateve, është më pak e njohur se si digjitalizimi po ndikon në atë që bëjnë punëtorët dhe nëse dhe si zhvillimi i arsimit dhe aftësive mund t’u mundësojë individëve të përfitojnë, në vend që të kërcënohen nga ndryshimi teknologjik. Anketa Evropiane për Aftësitë dhe vendet e Punës1(ESJS) mbledh informacion mbi kërkesat për aftësitë dhe vendet e punës, mospërputhjet e aftësive dhe kualifikimeve, si dhe pjesëmarrjen e punëtorëve të moshës madhore në arsimimin dhe trajnimin e mëtejshëm. Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe evidencës mbi ekspozimin e punëtorëve ndaj teknologjive digjitale dhe ndikimit të tyre në nevojat për aftësi.

JU REKOMANDOJMË

ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%, mbi gjysmë milioni jo aktivë në treg pune

ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%, mbi gjysmë milioni jo aktivë në treg pune
20/03/2026 - 21:24

Agjencia e Statistikave të Kosovës, kanë publikuar një raport me ReKos 2024, lidhur me tregun e punës, ku thuhet se shkalla e papunësisë në vend arrinte në 13,9...

Më shumëDetails

Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit

Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit
20/03/2026 - 20:04

Lufta me Iranin po i prish rrjedhat globale të naftës, duke dëmtuar infrastrukturën energjetike dhe duke rritur frikën e një konflikti të zgjatur. Por ari, i cili zakonisht...

Më shumëDetails

Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune
19/03/2026 - 21:36

Stacioni i ri i Autobusëve në Skenderaj ka shpallur disa vende të lira të punës. Menaxhmenti i stacionit ka njoftuar se janë shpallur 10 vende të lira, të...

Më shumëDetails

Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita
19/03/2026 - 17:41

Fabrika e prodhimit të mobileve “Loni Dekor”, në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm, po rrit edhe stafin duke kërkuar kuadro të reja për punë. “Loni Dekor”, që është...

Më shumëDetails

Nafta shtrenjtohet më tej/ Çmimi në bursa arrin në kaq dollarë për fuçi

Nafta mund të shtrenjtohet sërish, kjo është arsyeja
19/03/2026 - 13:39

Nafta ka arritur çmime rekord duke u shitur me 112 -115 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare. Shtrenjtimi i menjëhershëm erdhi pasi mediat iraniane raportuan për një sulm...

Më shumëDetails

Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

EMONA CENTER vjen me një superzbritje, oferta deri më 7 gusht!
18/03/2026 - 20:16

Rrjeti i marketeve “Emona Center” ka sjellur një superofertë speciale për festën e Bajramit në shumicën e produkteve për familjen tuaj që kjo festë të ketë bollëk në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    318 Shpërndaje
    Shpërndaje 127 Tweet 80
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë