Osman Hajdari nuk është më në pozitën e U.D. të Drejtorit të QKUK-së.
Në vend të Hajdarit është emëruar Mentor Zejnullahu, i cili deri më tani ka shërbyer si drejtor i administratës në Shërbime të Përbashkëta Administrative në QKUK, njofton Klankosova.tv.
Ka reaguar edhe vetë Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), i cili ka konfirmuar se Hajdari më nuk është në pozitën që mbante deri më tani.
Mirëpo, ky institucion tha se Hajdari “është liruar nga detyra” dhe se “nuk bëhet fjalë për shkarkim”.
“Ju konfirmojmë se për shkak se është njëri nga aplikantët në konkursin për drejtor të Spitalit të Prizrenit, është liruar nga detyra, ushtruesi i detyrës së deritanishme të drejtorit të QKUK”, Osman Hajdari, thotë ShSKUK.
“Ju lusim që mos t’i jepet kahje tjetër meqë nuk bëhet fjalë për shkarkim, po një vendim për rikthim në pozitë të mëparshme dhe i njëjti ka qenë vetëm ud. Drejtor”, u tha në reagimin e ShSKUK-së.
Ky vendim për “lirimin e tij nga detyra” u bë, sipas Shërbimit Spital dhe Klinik Universitar të Kosovës, “për të siguruar garë transparente ndërmjet kandidatëve”.