Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkarkohet U.D. Kryeshefit i Trepçës, Bordi emëron familjarin e deputetit të LVV në këtë pozitë (Dokument)

27/09/2023 - 12:50
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Shkarkohet U.D. Kryeshefit i Trepçës, Bordi emëron familjarin e deputetit të LVV në këtë pozitë (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes Trepça sot mbajti mbledhjen XXX-të, në të cilën ka shkruar nga detyra e U.D. Kryeshefit të “Trepça”, Sh.A., Enis Abdurrahmani.

Bëhet e ditur se në të njëjtën mbledhje Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, Sh. A. ka emëruar në detyrën e U.D. Kryeshefit Ekzekutive te Trepça SHA, z. Enis Muzaqi.

VeriuInfo mëson se Enis Muzaqi është familjar i afërt i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Besim Muzaqi.

Ndryshe, Enis Muzaqi edhe në vitin 2020 ishte emër U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të ndërmarrjes Trepça, por që në prill të vitit 2021 kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, raporton VeriuInfo.

Komunikata e Trepça Sh.A.:

Sot me dt.27.09.2023 (e Mërkurë), duke filluar nga ora 10:00 u mbajt mbledhja e XXX-të e Bordit Mbikëqyrës të “Trepça”, Sh. A., sipas këtij Rendi te ditës.
1. Konstatimi i kuorumit,
2. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e XXIX-të;
3. Aprovimi i rendit të ditës;
4. Shqyrtimi i Raporteve për Gusht 2023 (prodhimit, shitjes dhe financiar);
5. Përgatitja e Planit të Biznesit për vitin 2024;
6. Të ndryshme.

Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, Sh. A. pasi shqyrtoi Raportin e prodhimit, Raportin Financiar dhe te shitjes, si dhe pas diskutimeve te gjata dhe argumentuara rreth mos përmbushjes se vazhdueshme te planit dhe objektivave te vendosura mori disa vendime te rëndësishme.

Për shkak te mos përmbushjes se detyrave te punës, neglizhencës dhe keq menaxhimit Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, Sh. A. vendosi njëzëri te shkarkoje nga detyra e U.D. Kryeshefit të “Trepça”, Sh. A. z. Enis Abdurrahmani. Ne te njëjtën mbledhje Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, Sh. A. emëroi ne detyrën e U.D. Kryeshefit Ekzekutive te Trepça SHA, z. Enis Muzaqi, dhe kërkoj rritje te angazhimit ne te gjitha nivelet pasi puna e secilit do matet ne rezultate javore dhe mujore.
Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, Sh. A. kërkon nga Qeveria e Kosovës mbështetje dhe zotohet ne përkushtim drejt përmbushjes se objektivave për stabilizimin dhe avancimin e gjendjes ne Trepça Sh. A.

JU REKOMANDOJMË

Deimel: Moska e Beogradi do ta shfrytëzojnë vendimin kundër Kosovës

Deimel: Moska e Beogradi do ta shfrytëzojnë vendimin kundër Kosovës
17/09/2026 - 11:43

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë u prit me protesta. Për eksperten e Ballkanit, Johanna Deimel vendimi në Hagë nuk vë në pikëpyetje të drejtën e rezistencës shqiptare...

Më shumëDetails

IUTE CREDIT mbush “thasët” në Shqipëri dhe nis 11.4 milionë euro për Estoni, 6.3 milionë euro të zhdukura sipas stilit “Bankers”

IUTE CREDIT mbush “thasët” në Shqipëri dhe nis 11.4 milionë euro për Estoni, 6.3 milionë euro të zhdukura sipas stilit “Bankers”
17/09/2026 - 11:31

IuteCredit Albania ka regjistruar gjatë vitit 2025 rreth 11.4 milionë euro shpenzime në marrëdhëniet me kompanitë e grupit që e kontrollon. Sipas bilancit të kompanisë, 605.5 milionë lekë,...

Më shumëDetails

Vendimi i Hagës, Tahiri: Sot Kosova është ndryshe, nuk do të rrimë duarkryq

Vendimi i Hagës, Tahiri: Sot Kosova është ndryshe, nuk do të rrimë duarkryq
17/09/2026 - 11:27

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur para mbledhjes së partisë lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Tahiri tha se sot Kosova është ndryshe...

Më shumëDetails

Kabashi-Ramaj emocionohet teksa flet për verdiktin e Hagës: “Bashkëndjejmë me familjet e çlirimtarëve”

Kabashi-Ramaj emocionohet teksa flet për verdiktin e Hagës: “Bashkëndjejmë me familjet e çlirimtarëve”
17/09/2026 - 11:22

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka reaguar me emocione pas shpalljes së verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ajo tha se bashkëndjen me familjet...

Më shumëDetails

Verdikti i Gjykatës Speciale, OVL-UÇK mblidhet sot

Verdikti i Gjykatës Speciale, OVL-UÇK mblidhet sot
17/09/2026 - 11:19

Pas vendimit të Gjykatës Speciale, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot do të mbajë mbledhje e pastaj edhe konferencë për media. “Organizata e...

Më shumëDetails

A do të iniciojë PDK zhbërjen e Gjykatës Speciale?

PDK-ja mblidhet pas vendimit të Hagës, Hamza: Të gjitha veprimet janë të mundshme
17/09/2026 - 11:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se partia do të diskutojë sot për ndërmarrjen e hapave ligjor dhe demokratik në raport me Gjykatën Speciale....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë