Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkathtësitë që do të nevojiten në epokën e teknologjisë

17/12/2021 - 11:38
në Tech
A A
Shkathtësitë që do të nevojiten në epokën e teknologjisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më shumë se 120 milionë punonjësve, në 12 ekonomitë më të mëdha në botë, mund t’ju duhet të rikualifikohen në tri vitet e ardhshme, për shkak të përfshirjes së teknologjive të reja si Inteligjenca Artificiale dhe automatizimi inteligjent.

Ky është përfundimi i studimit të kryer nga Institute for Business Value i IBM, i cili intervistoi 5.670 drejtues në 48 vende.

Kërkimi “The enterprise guide to closing the skills gap”, nënvizon mungesën e talenteve, për shkak të disa faktorëve, si zhvillimet e vazhdueshme dhe të shpejta teknologjie dhe inovacioni i modeleve operative. Megjithatë, edhe pse drejtuesit janë të vetëdijshëm për këtë kërcënim, pjesa më e madhe e kompanive nuk e ka trajtuar në mënyrën e duhur këtë problem.

Studimi i IBM shkruan se vetëm 41% e CEO-ve të kompanive thonë se zotërojnë burime, aftësi dhe numrin e mjaftueshëm të personave për të zbatuar strategjitë e biznesit, të nevojshme për të menaxhuar me sukses kompanitë.

Rekrutimi dhe trajnimi nuk janë më përgjigjet e vetme të problemit. Madje, duhet të marrim parasysh që koha e nevojshme për të mbushur boshllëkun e aftësive nëpërmjet trajnimeve tradicionale është rritur më shumë se dhjetë herë në katër vitet e fundit, nga 3 në 36 ditë.

Aftësi të tërthorta vs. Aftësi teknologjike

Drejtuesit e dinë se progresi në automatizimin inteligjent do të sjellë avantazhe të shumta. Në të njëjtën kohë e kuptojnë se miliona punonjës mund të kenë nevojë për rikualifikim. Në këtë kontekst, ndërkohë që kompetencat dixhitale mbeten jetësore, drejtuesit e pranojnë që aftësitë e tërthorta, ndryshe të quajtura ato të sjelljes, do të marrin më tepër rëndësi.

Nëse në vitin 2016, drejtuesit i kishin klasifikuar aftësitë teknike të rëndësishme për STEM (Science, Technology, Engineering and Mathematics – Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) dhe aftësitë bazë në kompjuter dhe software / aplikacione ndër dy kompetencat më të rëndësishme për punonjësit, në vitin 2018, dy aftësitë më të kërkuara lidhen me sjelljen:
gatishmëria për të qenë fleksibël, i shkathët, për t’ju përshtatur ndryshimit, menaxhimi i kohës dhe përcaktimi i përparësive. Ndër të tjera, për të ruajtur leadershipin në treg, aftësitë e tërthorta të nevojshme sot janë: aftësia për të punuar në grup, për zgjidhjen e problemeve, aftësia për të sjellë risi, kreativiteti, etika dhe integriteti.

Me përfshirjen e teknologjive të reja, nevoja për një përtëritje të vazhdueshme të forcës së punës do të jetë e rëndësishme për të mbetur konkurrues. Për këtë arsye, në raport, IBM jep disa këshilla për të ndihmuar kompanitë të plotësojnë boshllëqet në lidhje me aftësitë.

Personalizimi – Personalizimi është pjesë e jetës së përditshme në botën e konsumatorëve. Si në rastin kur kërkojnë një restorant apo një produkt të ri, konsumatorët presin rezultate kërkimi të menjëhershme dhe të personalizuara. Ata presin, ndër të tjera, që faqet e tyre të preferuara të ofrojnë në mënyrë ë vazhdueshme sugjerime që u përshtaten pëlqimeve të tyre. Punonjësit presin të njëjtën përvojë të personalizuar në botën e punës. Punonjësit dëshirojnë të përparojnë në karrierën e tyre, aftësi dhe trajnime që u përshtaten përvojave, objektivave dhe interesave të tyre. Edhe kompanitë e duan personalizimin. Kjo nënkupton të kuptuarit e kompetencave aktuale të secilit punonjës, të dish se ku kompania dhe individi duan ose kanë nevojë të përparojnë. Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në mundësimin e këtij niveli të personalizimit dhe t’i japë jetë një përvoje domethënëse për punonjësit.

Rritja e transparencës – Kompanitë lider po raportojnë në mënyrë transparente te punonjësit rolet dhe aftësitë që po rriten në kërkesën e tregut, duke u ofruar punonjësve mënyra angazhuese dhe kuptimplotë për të rritur kompetencat e tyre në fushat që janë më shumë rëndësi. Ky nivel transparence u jep punonjësve informacione për të vetëmenaxhuar zgjedhjet në të mësuar dhe në karrierë, informacione që janë të nevojshme për të qenë në një hap me kohën dhe kërkesat e tregut të punës.

Shihni brenda dhe jashtë – Ditët kur një shoqëri kishte të gjitha përgjigjet kanë mbaruar. Po ashtu, edhe aftësia për t’u bërë ballë sfidave pa bashkëpunimin e ekosistemeve më të gjerë, të brendshme dhe të jashtme. Për të qenë konkurrues, kompanitë duhet të përshtasin një arkitekturë teknologjike të hapur dhe një tërësi partnerësh, të cilët të përfitojnë nga përparimet e fundit.

Brenda çdo kompanie duhet të krijohet një ekip të shkathët, me aftësi heterogjene për të lejuar inovacionin eksperimental, krijimin e një kulture ku të mësuarit të bëhet viral dhe mundësive për shkëmbimin e punës dhe lëvizjen brenda për brenda punonjësve, me qëllim zhvillimin e aftësive.

JU REKOMANDOJMË

Alarm për AI-në: Rriten rastet kur inteligjenca artificiale del jashtë kontrollit

Alarm për AI-në: Rriten rastet kur inteligjenca artificiale del jashtë kontrollit
01/09/2026 - 21:22

Rastet kur sistemet e inteligjencës artificiale veprojnë jashtë kontrollit të përdoruesve janë rritur ndjeshëm, duke ngritur shqetësime të reja për sigurinë e AI-së. Sipas një analize të Loss...

Më shumëDetails

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi
28/08/2026 - 23:05

Teknologjia ndërhyri aty ku edhe një milimetër mund të ndryshonte gjithçka Një burrë në Britaninë e Madhe është bërë pacienti i parë në botë që iu nënshtrua një...

Më shumëDetails

Rreziqet e AI-së, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të

Rreziqet e AI-së, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të
25/08/2026 - 20:16

Nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian për sovranitetin teknologjik, sigurinë dhe demokracinë, Henna Virkkunen, paralajmëroi të martën për rreziqet që lidhen me zhvillimin e shpejtë të inteligjencës artificiale dhe...

Më shumëDetails

OpenAI po lanson ChatGPT-në për adoleshentë

OpenAI po lanson ChatGPT-në për adoleshentë
20/08/2026 - 14:36

OpenAI po lanson një version të ChatGPT të krijuar posaçërisht për adoleshentët, brezi i parë që po rritet me inteligjencën artificiale, të cilët tashmë po e përdorin për...

Më shumëDetails

Instagram-i ndryshon logon, drejtori tregon përse

Instagram-i ndryshon logon, drejtori tregon përse
15/08/2026 - 20:57

Gjiganti Meta ka prezantuar zyrtarisht logon e re të platformës Instagram — ndryshimi i saj i parë vizual në dhjetë vitet e fundit. Drejtori i Instagram-it, Adam Mosseri,...

Më shumëDetails

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse
10/08/2026 - 13:33

Apple po përballet me rritje të kostove të memories DRAM, pasi prodhuesit po i japin përparësi qendrave të të dhënave për AI. Pas rritjes së çmimeve të Mac,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    208 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë