Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkelje të rënda në kantieret e ndërtimit, Inspektorati ndalon punimet në gjashtë lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

22/07/2026 - 18:53
në Kryesore, Lajme
A A
Shkelje të rënda në kantieret e ndërtimit, Inspektorati ndalon punimet në gjashtë lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka njoftuar se ka zhvilluar inspektime në gjashtë kantiere ndërtimi në komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës.

Gjatë kontrolleve, IQP ka konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat, sipas njoftimit, paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

“Për shkak të mungesës së masave të nevojshme të sigurisë dhe shëndetit në punë, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve në gjashtë kantiere ndërtimi – tre në Fushë Kosovë dhe tre në Prishtinë – deri në eliminimin e plotë të të gjitha parregullsive të evidentuara”, thuhet në njoftim.

Sipas IQP-së, masat e ndërmarra kanë për qëllim parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e kushteve të sigurta për të gjithë punëtorët.

“Subjektet e inspektuara janë obliguar të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për përmbushjen e kërkesave ligjore, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pasi inspektorët të konstatojnë se janë eliminuar rreziqet dhe janë përmbushur standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë”, thekson IQP.

Më tej, Inspektorati Qendror i Punës rithekson se mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe se do të vazhdojë kontrollet intensive në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke ndërmarrë masa ndaj çdo subjekti që cenon sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

“Në të njëjtën kohë, Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me rigorozitet dispozitat ligjore dhe të sigurojnë kushte të sigurta pune, pasi mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve mbetet prioritet i panegociueshëm”, përfundon njoftimi.

 

JU REKOMANDOJMË

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it
16/09/2026 - 23:39

Qytetarët e mbledhur gjatë ditës në sheshin e Prishtinës, të pakënaqur me vendimin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, mbrëmjen e sotme kanë mbërritur te objekti i...

Më shumëDetails

Lushtaku: Ermal Sadiku i ka nënshkrimet e gjithë deputetëve të PDK-së për propozimin që Thaçi të votohet për president

Lushtaku: Ermal Sadiku i ka nënshkrimet e gjithë deputetëve të PDK-së për propozimin që Thaçi të votohet për president
16/09/2026 - 22:59

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka përgëzuar deputetin e LDK-së, Ermal Sadiku, për qëndrimin e tij dhe për propozimin që Hashim Thaçi të votohet President i Republikës së...

Më shumëDetails

Avokati i Veselit: Jemi shokuar – klienti im do të veprojë për të pastruar emrin e tij

Avokati i Veselit: Jemi shokuar – klienti im do të veprojë për të pastruar emrin e tij
16/09/2026 - 22:40

Avokati i ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Rodney Dixon, në një intervistë ekskluzive me gazetarin dhe autorin e emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, pas aktgjykimit të sotëm në Gjykatën...

Më shumëDetails

Verdikti i Hagës, Tahiri: Skandaloz dhe i turpshëm, s’ka të bëjë me drejtësi

Verdikti i Hagës, Tahiri: Skandaloz dhe i turpshëm, s’ka të bëjë me drejtësi
16/09/2026 - 22:25

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Arian Tahiri, ka reaguar ndaj aktgjykimit të sotëm në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tahiri tha se vendimi është...

Më shumëDetails

Verdikti i Specialës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Endrit Thaçi

Verdikti i Specialës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Endrit Thaçi
16/09/2026 - 22:20

Endrit Thaçi, djali i Endrit Thaçit, ka reaguar, pas verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg, pakënaqësia për këtë...

Më shumëDetails

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe
16/09/2026 - 22:02

Një dokument i vitit 2001, raport hetimor, zbulon detaje rreth zhdukjes së Behajdin Allaqit, si dhe deklaratën e bashkëshortes së tij. Kjo e fundit, Nazmije Allaqi, deklaronte se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë