Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkon në 154 numri i vikt’imave pjesëmarrëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

17/12/2024 - 11:10
në Kryesore, Lajme
A A
Shkon në 154 numri i vikt’imave pjesëmarrëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është pranuar edhe një viktimë pjesëmarrëse, duke e çuar numrin e listës në 154.

Sipas vendimit të trupit gjykues, kjo viktimë do të përfaqësohet nga i njëjti mbrojtës sikurse viktimat e tjera.

Megjithatë, në vendim ishte theksuar se afati për pranimin e viktimave në këtë çështje gjyqësore kishte përfunduar më 15 shkurt 2023. Por, thuhet se kjo viktimë u pranua pasi ekzistonin arsye të vlefshme për pranimin e saj edhe pse ishte dorëzuar pas afatit të paraparë.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi/

JU REKOMANDOJMË

Tregu i lirë i energjisë, PDK-së sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin e ZRrE-së
Lajme

Tregu i lirë i energjisë, PDK-së sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin e ZRrE-së

30/05/2025 - 09:03
Avokati Çerkini: Janë plotësuar kushtet për lirimin me kusht të Thaçit e të tjerëve
Lajme

Më 2 qershor, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet ta dorëzojë mocionin

30/05/2025 - 08:52
Dedaj: Kurti e shfrytëzon veriun për mbijetesë politike
Lajme

Dedaj: Kurti e shfrytëzon veriun për mbijetesë politike

30/05/2025 - 08:36
Dodik shkon përtej gënjeshtrës: Ajo qe ndodhi në Bosnje ishte luftë civile, Serbia nuk kishte asnjë njësi ushtarake këtu
Lajme

Polonia shpall Milorad Dodik person non grata, bashkohet me vendet që e kanë sanksionuar

30/05/2025 - 08:26
Shoferët e autobusëve nga Kosova shpëtojnë kompaninë gjermane të transportit
Lajme

Shoferët e autobusëve nga Kosova shpëtojnë kompaninë gjermane të transportit

30/05/2025 - 08:20
Pavarësisht kundërshtimeve nga 1 qershori pritet kalimi në treg të hapur energjetik, paralajmërohen veprime ligjore
Lajme

Pavarësisht kundërshtimeve nga 1 qershori pritet kalimi në treg të hapur energjetik, paralajmërohen veprime ligjore

30/05/2025 - 08:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: E. Kamberi vet-plagoset me armë zyrtare të babait polic

    Skandal: E. Kamberi vet-plagoset me armë zyrtare të babait polic

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Zbulohet përmbajtja e rëndë e fotos në telefonin e Matoshit: Sulmohet Thaçi, mbrohen Specialja e Jack Smith

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Albin Kurti shpresa jonë”, pushteti shpërblen ish kandidaten për deputete

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Pronari i kompanisë që shiti çipsa kancerogjen, Bedri Kasumi ankohet për çmimin e rrymës: “Duhet të rrisim çmimin e produktit final”

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ishte dënuar me 1 vit burgim për keqpërdorim të detyrën zyrtare, policia në Mitrovicë e arreston rojën e pyllit dhe e dërgon në vuajtje të dënimit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë