Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkruan Bekim Çollaku: Dilemat opozitare

10/03/2025 - 14:03
në Opinione
A A
Baba i bashkimit kombëtar apo i asociacionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 9 shkurt 2025 kanë përfunduar dhe rezultatet e partive politike garuese janë të qarta. Megjithëkëtë, nuk është aspak e qartë se çfarë koalicioni qeverisës do të ketë Kosova për katër vitet e ardhshme.

Në vendin e parë për nga numri i votave të fituara renditet partia e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, edhe pse atij nuk i pëlqen fare që mediat apo dikush tjetër t’i drejtohen si “kryeministër në detyrë”.

Kjo mbase për faktin se të jesh kryeministër atij i duket detyrë e vogël.

E kuptueshme kjo, sepse ëndrra e tij, aspak reale, ka qenë dhe mbetet të jetë baba i krejt shqiptarëve. Por, fati i keq historik, e deshi që ai te mbetet vetëm themelues i asociacionit, përkatësisht “baba i zajednices”.

Partia e Kurtit për fat të keq edhe kësaj radhe arriti të dalë e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pa pasur fare një program të qartë elektoral. Kjo dëshmon së paku dy gjera, a) mungesën e emancipimit të elektoratit dhe b) aftësinë e padiskutueshme demagogjike të liderit suprem për t’iu mbushur mendjen votuesve me gjepurat dhe gjërat që ata duan të dëgjojnë.

Premtimet dhe sloganet e tij nuk ka rëndësi nëse janë të arritshme dhe të vërteta. Mjaftojnë që ato të tingëllojnë si muzikë e mirë në veshët e votuesve. Elektoratit të tij fanatik, bie fjala, Kurti i premtoi sovranitet dhe municion pafund për të luftuar në beteja imagjinare.

Po, po municion nga një fabrikë virtuale, e cila mund ta furnizojë Francën, Evropën dhe më gjerë. Gjatë katër viteve qeverisje, Kurti dëshmoi se nuk ka dije dhe aftësi për të qeverisur. Ndoshta për këtë ai po vetëdijesohet, duke e ditur se bërja opozitë përkon me talentin e tij më shumë se qeverisja dinamike. Si duket, kalimi i Kurtit në opozitë do të kompensonte gjendjen anemike të të bërit opozitë nga partitë që deri sot janë jashtë drejtimit të institucioneve shtetërore. Opozita e derisotme ka qenë një kritikuese e butë i një qeverisje të keqe, e cila e ka futur Kosovën nën sanksione të BE-së dhe ka cenuar ndjeshëm partneritetin strategjik me SHBA-të.

Opozita ka aplikuar një strategji të qetë të opozitarizmit duke i mundësuar Kurtit që për katër vite të mos ketë asnjë kokëdhembje. Ne fakt, janë vetëm qytetaret dhe Kosova që po e vuajnë dhe do ta vuajnë gjatë pasojat e kësaj qeverisje. Katër vite të stagnimit dhe regresit, nuk i mjaftuan opozitës që të krijojë qoftë edhe një kauzë të vetme. Madje, për vatër vite, as edhe një protestë e vetme nuk u organizua nga opozita. Duket qartë se partitë opozitare aktuale ndjehen goxha rehat ne pozitat qe mbajnë. Dhe një gjë e tillë nuk është se e shqetëson shumë Kurtin. Së paku jo deri tani! Kryeministri Kurti dhe partia e tij në këto zgjedhje kërkuan 500K vota për të qeverisur të vetëm me qëllim që të mund të formojnë “republikën” e tyre sipas tekave të liderit.

Mirëpo, pjesa dërmuese e votuesve nuk iu bind kësaj thirrje të liderit suprem. Çuditërisht, votuesit vendosen që partive opozitare të iu japin më shumë vota se sa partisë në pushtet. Duket sikur e bënë me kast një gjë të tillë, të lodhur nga anemia dhe rehatia e opozitës.

Thjesht, vendosën të prishin rehatinë e deritanishme. Kjo situatë tani ka shkaktuar shumë kokëçarje tek liderët opozitarë sepse nuk e dinë dhe ende nuk kanë vendosur se a duhet të zbatojnë vullnetin e shumicës se votuesve, apo të ruajnë rehatinë personale apo grupore të tyre duke qëndruar në opozitë edhe një mandat. Kjo vërtetë është një dilemë e madhe. Aktualisht, situata mbetet e paqartë. Por opsione nuk ka shumë. Opozita me mendësinë aktuale, sikur po pajtohet lehtë që Kurti të vazhdojë edhe një mandat.

Përkundër qetësisë iluzore, sigurisht Albin Kurti e ndjek logjikën e numrave për deputetë të mjaftueshëm për ta bërë qeverinë.

Pse jo?

Ndërkohë që disa nga partitë opozitare janë në kërkim të identifikimit të pengesave dhe arsyetimeve të cilat sipas tyre e pamundësojnë formimin e qeverisë së ardhme nga partitë opozitare. Mbase, Kurti nuk do ta ketë aspak të vështirë që t’ia arrijë qëllimit të tij që të mbetet kryeministër edhe katër vite tjera.

Qëllimi i tij mund të pengohet vetëm në rast se liderët e partive opozitare përpara interesave të tyre individuale, vendosin interesin shtetëror. Kjo gjë, edhe pse duket shumë normale për t’u bërë, në kontekstin tonë aktual politik, duket sikur është e pamundur. Megjithëkëtë, edhe dështimi dhe pastaj fshehja pas justifikimeve të kota për të formuar qeverinë nga partitë opozitare, duhet të marrë një adresë dhe përgjigje të qartë.

Votuesit duhet ta dinë se cili nga liderët opozitarë me veprimin apo mosveprimin e tij, po ia mundësojnë Kurtit edhe një mandat tjetër për ta përafruar Kosovën drejt autokracisë absolute. Në rrethana të tilla, në rast se liderët opozitarë vërtetë duan ta ruajnë komoditetin e opozitarizmit, le ta bëjnë një gjë të tillë dhe ta mbajnë fjalën se asnjëri nga ata nuk do të përfundojë në përqafimin e Kurtit.

Por në rast se eventualisht duan të zgjohen nga hibernimi i gjatë opozitar dhe të respektojnë vullnetin e shumicës së votuesve, koha është tani.

Tani është momenti kur ata mund ti bindin qytetarët e Kosovës se përtej ambicieve te tyre personale, në vend të parë ata zgjedhin interesin shtetëror të Kosovës. Kjo më nuk është kohë e kërkimit të arsyetimeve dhe pengesave për mosveprim.

Ky është momentumi ideal për vendimmarrje opozitare për të shpëtuar dhe nxjerr Kosovën nga gremina.Dështimi eventual i opozitës tani, arsyeton në tersi vazhdimësinë e qeverisjes se Kurtit dhe gjithë pasojave që mbartë me vete një epilog i tillë.

JU REKOMANDOJMË

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit
07/11/2026 - 17:44

Shkruan: Astrit Bunjaku Individi mund t’i njohë kontradiktat e realitetit dhe përsëri të marrë pjesë në riprodhimin e tyre. Pikërisht këtu qëndron një nga idetë më provokuese të...

Më shumëDetails

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në
06/11/2026 - 10:56

Shkruan: Visar Duriqi Në Kosovë lajmi shpesh garon me lajmin. Portali me portalin. Titulli me titullin. Shpejtësia me shpejtësinë. Në këtë garë, ajo që humbet e para është...

Më shumëDetails

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime
02/11/2026 - 13:15

Shkruan: Ardita Dushi Ka tragjedi që zbulojnë më shumë për natyrën e një shteti sesa vite të tëra debatesh politike. Vrasja e Arlinda Zekajt është njëra prej tyre....

Më shumëDetails

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!
31/10/2026 - 10:53

Shkruan: Bedri Elezi Rasti tragjik i vrasjes së Arlinda Zekës nuk është vetëm një krim që duhet të tronditë ndërgjegjen e shoqërisë sonë. Ai është edhe një moment...

Më shumëDetails

Pesë ditë në Izrael

Pesë ditë në Izrael
28/10/2026 - 15:37

Me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit dhe me mbështetjen e Qendrës për Ndikimin Hebraik (Center for Jewish Impact – CJI), nga data 11 deri më 16...

Më shumëDetails

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi.
18/10/2026 - 15:49

Shkruan Baton Haxhiu Dhuna nuk mund të vendosë kush qeveris. Por as refuzimi i dhunës nuk mund t’i shërbejë pushtetit për të shmangur krizën e besimit. Përgjigjen duhet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Lirim Mehmetaj paralajmëron incizim: Kryetari i komunës tregon se Kurti ia mundësoi hapjen e konkursit para zgjedhjeve

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • I njëjti shef i prokurimit lidh dy kontrata me të njëjtën kompani në Mitrovicë brenda dy vitesh, por çmimet për të njëjtat shërbime janë deri në 132 mijë e 650 për qind më të larta

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • ‘Lufta’ e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i bën “diss” Bajramit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ismaj Fejzullahu largohet nga pozita e komandantit të Njësisë për Kontroll të Autostradave pas aksidentit në garat ilegale në Trudë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë