Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkruan Shenoll Muharremi: Albin Kurti dhe LVV-ja po humbin momentumin

12/03/2025 - 13:45
në Opinione
A A
Jeta në Politikë për Një Javë Ditë: Çfarë Mësova?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kjo parti nuk i fitoi as për së afërmi ‘o krejt, o asgjë’ sa synoi, por ka fituar aq shumë sa që me fituar respektin dhe me qenë bindshëm partia më e madhe në vend. Kjo situatë i jep përparësi, por edhe përgjegjësi të mëdha. Nuk është njësoj sikur kur je një parti me 10% e sikur me 42%. Kjo e fundit kërkon sjellje të matura dhe ka përgjegjësi me menduar për të gjithë të tjerët.

Cilat janë sot opsionet eventuale të LVV-së dhe sidomos Albin Kurtit?

1. LVV dështoi në strategjinë e saj elektorale. Luajti bixhoz kur tha ‘ose i fitoj krejt, ose nuk dua asgjë’. Kjo është një sjellje e papërgjegjshme, për shkak se 396k vota, apo më shumë se bashkë partia e dytë dhe e tretë, i shkatërron, i hedh në shportë dhe nuk vlejnë asgjë. Kjo sjellje është e gabuar dhe e papërgjegjshme për të tjerët (në LVV dhe jashtë saj). Duhet të korrektohet. Nuk është aspak mençuri një fitore kaq të madhe me transformuar në humbje. LVV dhe Kurti duhet të ndryshojnë kursin dhe të sillen me përgjegjësinë që ju ka ofruar votuesi i tyre dhe elektorati. Nuk duhet të sillen si tinejxher, por si prindër që mendojnë për të tjerët.

2. LVV, sipas strategjisë së saj zgjedhore, nuk ka siguruar mbështetje për të formuar qeverinë pa krijuar bashkëpunime dhe koalicione. Kjo tashmë është e qartë dhe e pastër, nuk ka hamendje më! Nga kjo situatë mund të vazhdojmë të elaborojmë opsionet që ka në dispozicion LVV tash e tutje.

3. LVV mund të vazhdojë të mbajë këto qëndrime aktuale që karakterizohen nga inate dhe shumë pasiguri për të ardhmen. Dilema. Kjo nënkupton që ‘ne nuk bashkëpunojmë me të tjerët’. Ky mund të jetë opsioni më i keq i mundshëm; nga kjo situatë, LVV ose do të shkojë në opozitë ose do të dërgojë vendin në zgjedhje të tjera në kohën e tranzicioneve të jashtëzakonshme globale ku aleancat historike në bazë të së cilave u çlirua dhe pavarsua Kosova nuk duket se janë valide më!

4. Në rast se LVV shkon në opozitë, atëherë tkurrja e saj do të përshpejtohet. Epoka e saj do të filloj të merr fund për shkak se dy partitë opozitare do të përfitojnë. Ata tashmë janë në rrugëtim prej 50.02% në 42.3% (e konfirmuar)… dhe kjo do të vazhdojë, nëse nuk ndryshon diçka, deri në nivelin 25% në të ardhmen me këtë stil dhe qasje.

5, Opsioni tjetër nga ky qëndrim dhe strategji është shkuarja në zgjedhje të tjera menjëherë. Kjo nënkupton që LVV me siguri do të humbë edhe më shumë elektorat dhe rezultati potencial i tyre është në nivelin 35%-38%, për shkak se askush nuk ka fuqi e vullnet për të zhvilluar një fushatë tjetër e sidomos njerëzit nuk kanë kohë për të shkuar në fushata e zgjedhje sa herë partitë nuk pajtohen apo kur nuk dëshirojnë të formojnë institucionet.

6. E gjithë kjo po ndodh kur LVV ka mundësi të menaxhojë situatën në të cilën gjendet dhe të bëhet pragmatike, të adaptohet në situatën e re.

Çka nënkupton kjo?

Të shikojë interesin publik dhe sidomos stabilitetin e vendit dhe të marrë parasysh nevojat vendore dhe trendet globale të sigurisë dhe diplomacisë. Të transformohet nga një pozitë e ‘humbësit’ me strategjinë ‘o krejt, o asgjë’ në një pozitë të fituesit të zgjedhjeve. Kjo nënkupton që ajo ende të jetë ‘on board’ dhe të ndikojë proceset e rëndësishme në Kosovë ashtu siç ja ka deleguar sovrani përmes zgjedhjeve. Por kjo kërkon ndryshim të kursit aktual. Pragmatizëm, maturi, lidership të guximshëm.

……

LVV ka dy opsione në tavolinë:

(1) Të vazhdojë me këtë qasje që e çon drejt opozitës apo zgjedhjeve të reja;

(2) Të bëhet pragmatike dhe të bashkëpunojë me të tjerët për të ndaluar rënien e saj dhe shkuarjen në opozitë.

Rezultati nga opsionin 1: LVV fiton apo vazhdon tkurrjen e saj; shkon në opozitë apo në zgjedhje. Ky është maksimumi i rezultatit me qasjen aktuale.

Rezultati nga opsionin 2: LVV fiton pozitën e kryeparlamentarit, pozitën e presidentit, gjysmën e qeverisë… dhe ndikimin e saj në reformat eventuale për katër vitet e ardhshme.

……

Nga gjendja aktuale, rezultatet e zgjedhjeve dhe qëndrimet dhe vendimet e mundshme shihet qartë se cila është rruga pragmatike dhe e matur që duhet ndjekur nga LVV. Konfirmohet se cilat opsione i japin më shumë kthim nga rezultatet e zgjedhjeve dhe qëndrimet e tyre.

-Nëse mbetet si është, fiton asgjë, humb edhe më shumë.

-Por nëse ndryshon qëndrimet dhe bëhet pragmatike dhe e matur (pa inate), atëherë fiton shumë dhe mbetet një aktor me rëndësi, ashtu siç e ka caktuar votuesi më 9 shkurt.

Duket që zgjedhja është thuajse ekskluzivisht e Albin Kurtit, ai duket se do të vendosë për qëndrimet finale. Por ai gjithashtu, do të bartë barrën e vendimeve. Të gjithë po e përcjellin se si do të veprojë ditët e ardhshme dhe nëse ka fuqi të reflektojë dhe të tregojë që ka fleksibilitet për t’u adaptuar në situata të reja dhe mundet me u bë pragmatik kur duhet.

JU REKOMANDOJMË

Haga burgosi presidentin themelues të Kosovës. Trump mund ta trajtojë këtë gjykatë njësoj siç trajtoi GJNP-në

Haga burgosi presidentin themelues të Kosovës. Trump mund ta trajtojë këtë gjykatë njësoj siç trajtoi GJNP-në
16/09/2026 - 14:36

Shkruan: James Frinzi Të mërkurën, një gjykatë që Kosova nuk e ka dashur kurrë e dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burg. Dhomat e Specializuara të Kosovës në...

Më shumëDetails

Pse do të marshoj për lirinë?

Pse do të marshoj për lirinë?
11/09/2026 - 21:30

Shkruan: Naim Kryeziu Kam lindur më 10 maj 2003. Luftën nuk e kam përjetuar. Për UÇK-në kam dëgjuar nga të tjerët, nga familjarët, nga dëshmitë e atyre që...

Më shumëDetails

Mali i Zi, një kriminel lufte dhe integrimi europian

Serwer për draft-statutin: Një dispozitë parasheh kompetenca ekzekutive
08/09/2026 - 15:49

Shkruan: Daniel Serwer Miodrag Vlahoviq, ish-ministër i Jashtëm i Malit të Zi, shkruan: Vdekja e kriminelit të dënuar serb të luftës, Ratko Mladiq, e gjeti Malin e Zi...

Më shumëDetails

Nuk po mbushemi mend. Fare!

Nuk po mbushemi mend. Fare!
05/09/2026 - 10:42

Shkruan: Blerim Shala Sjellje në rreth. Nuk e di cila ditë është. Të duket që këtë lajm e ke dëgjuar tashmë. Mendon që diçka nuk është në rregull...

Më shumëDetails

Mos ki frikë, është një stuhi e vdekur!

Mos ki frikë, është një stuhi e vdekur!
03/09/2026 - 12:11

Shkruan: Ag Apolloni Fjala kryesore në Kosovë duhet të jetë kjo: deradikalizim! Deri tash e kemi lejuar radikalizimin, prandaj gjithçka ka shkuar mbrapshtë. Tash e tutje duhet të...

Më shumëDetails

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë