Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

20/10/2025 - 19:39
në Lajme
A A
Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje të hënën Bashkimit Evropian (BE) t’ia heqë Kosovës masat e mbetura ndëshkuese nga viti 2023, duke thënë se rrethanat, që fillimisht nxitën vendosjen e masave, tashmë “nuk ekzistojnë më”.

Në një letër drejtuar bllokut evropian, 12 organizata nënshkruese thanë se “jemi thellësisht të shqetësuara për ndikimin negativ që këto masa kanë shkaktuar në aspiratat evropiane të qytetarëve të Kosovës”.

“Përtej ndikimit të tyre financiar, këto masa kanë dekurajuar përpjekjet për reforma, kanë kufizuar punën e shoqërisë civile dhe kanë zvogëluar ndihmën në sundim të ligjit, shëndetësi dhe arsim. Kjo situatë vazhdon të pengojë integrimin evropian të Kosovës, i cili mbetet vendi i vetëm në kontinent me orientim të qartë drejt BE-së që ende nuk ka marrë statusin e kandidatit”, thuhet në letër.
>
BE-ja e ndëshkoi Kosovën në qershor të vitit 2023, për shkak të, siç vlerësoi, rolit të Qeverisë së Kosovës në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe.

Në maj të këtij viti, kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas njoftoi në vizitën e saj të parë në Kosovë se kishte filluar heqja graduale e masave.

Ajo nuk kishte shpjeguar asokohe se çfarë masash mund të jenë hequr, por Radio Evropa e Lirë mësoi nga burime të saj në Bruksel se masat që janë hequr kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Organizatat kosovare të shoqërisë civile thanë në letrën e tyre se “besojnë fuqishëm” se heqja e plotë dhe përfundimtare e këtyre masave “në këtë fazë është e përshtatshme dhe e nevojshme”.

Ato e përmendën pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të këtij muaji në veriun e banuar me shumicë serbe si hap pozitiv drejt rikthimit të përfaqësimit dhe legjitimitetit.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e ktheu pushtetin në katër komunat me shumicën serbe duke i fituar secilën prej tyre në zgjedhjet e 12 tetorit, tri vjet pasi i kishte bojkotuar institucionet kosovare dhe i kishte braktisur zgjedhjet e mëparshme lokale.

“Besojmë se rrethanat që fillimisht nxitën vendosjen e masave tashmë nuk ekzistojnë më. Me rastin e krijimit të institucioneve të reja në nivel lokal, heqja e masave do të përcillte një mesazh pozitiv bashkëpunimi ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe do të forconte më tej besueshmërinë e BE-së dhe angazhimin e saj në rajon”, thuhet tutje në letrën e organizatave kosovare të shoqërisë civile.

Këto masa ndëshkuese i kanë kushtuar Kosovës rreth 615 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra në afat të pacaktuar, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur pasi janë tejkaluar afatet e lejuara, sipas një raporti nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP.

Udhëheqësit e Kosovës i kanë bërë vazhdimisht thirrje BE-së t’ia heqë masat vendit të tyre, përfshirë gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë ditë më parë./REL

JU REKOMANDOJMË

Nënkryetarja e LDK-së në Vushtrri, Krasniqi: Xhafer Tahiri s’është konsultuar me mua për koalicionin, sot veç i pamë fotot me Kurtin
Lajme

Nënkryetarja e LDK-së në Vushtrri, Krasniqi: Xhafer Tahiri s’është konsultuar me mua për koalicionin, sot veç i pamë fotot me Kurtin

20/10/2025 - 22:42
Behgjet Pacolli, një miliarder i trembur që serviloset deri në lëpirje
Kryesore

Behgjet Pacolli, një miliarder i trembur që serviloset deri në lëpirje

20/10/2025 - 22:41
Muhaxhiri për Tahirin: Do të dërgohet në komision disiplinor për koalicionin me VV-në
Kryesore

Muhaxhiri për Tahirin: Do të dërgohet në komision disiplinor për koalicionin me VV-në

20/10/2025 - 22:09
Rudari për rastin “Banjska”: Në seancat e mbyllura, dëshmitarët po dëshmojnë rrejshëm
Kryesore

Rudari për rastin “Banjska”: Në seancat e mbyllura, dëshmitarët po dëshmojnë rrejshëm

20/10/2025 - 21:33
Abazi: E kam parë draft-statutin, pika 7 e shkel Kushtetutën e Kosovës
Kryesore

Haki Abazi: Nuk jemi zbutur ndaj VV-së, ka qenë trokitje nga ata

20/10/2025 - 21:19
Reagimet për koalicionin e Tahirit me VV, Abdixhiku paralajmëron përgjigje me kohë për “punët brenda shtëpisë”
Kryesore

Reagimet për koalicionin e Tahirit me VV, Abdixhiku paralajmëron përgjigje me kohë për “punët brenda shtëpisë”

20/10/2025 - 21:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, VV e Guxo mbeten larg nga Arian Tahiri

    Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, ky është rezultati

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    888 Shpërndaje
    Shpërndaje 355 Tweet 222
  • Përfundon numërimi në Pejë, ky është rezultati

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Xhafer Tahiri lidh koalicion “individual” me VV-në, Sekretariati i Lumir Abdixhikun e kundërshton (Foto/sms)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Si mund të bëhet shumica në Kuvendin Komunal të Prishtinës? – Analisti i GAP: Kaq ulëse ka siguruar secila parti

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë