Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shpërfillja e Kurtit ndaj Prokurorisë, Ambasada britanike: Respekti për sundimin e ligjit është tipar kryesor i demokracisë së Kosovës

05/03/2025 - 10:17
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërfillja e Kurtit ndaj Prokurorisë, Ambasada britanike: Respekti për sundimin e ligjit është tipar kryesor i demokracisë së Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasada e Mbrëtërisë së Bashkuar në një përgjigje për Gazetën Express të pyetur lidhur me refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur para Prokurorisë si dëshmitar, kanë thënë se respektimi i sundimit të ligjit është tipar kryesor i demokracisë në Kosovë. Nga Ambasada kanë kërkuar që të respektohet Kushtetuta dhe procedurat ligjore dhe të veprohet në interesin më të mirë të vendit.

Kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka disa muaj që është duke refuzuar thirrjen e Prokurorisë Speciale për t’u paraqitur para prokurorëve në cilësinë e dëahmitarit për rastin e rezervave shtetërore. Kurti s’ka përfillur as urdhrin e Gjykatës së Prishtinës që e kishte obliguar për t’u paraqitur të martën në orën 10:00 para Prokurorisë Speciale, dhe nga qyteti i Gjilanit ku po vendoste themelet e një çerdheje, ka vazhduar sulmet e tij ndaj institucionit të Prokurorisë me akuzën se në këtë çështje ka interferime politike.

Lidhur me këtë refuzim të Kurtit ndaj Prokurorisë dhe mospërfillje të Gjykatës, në një përgjigje për Gazetën Express kanë folur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, duke potencuar se respekti ndaj sundimit të ligjit është tipar kryesor i demokracisë së Kosovës.

Ambasada britanike ka kërkuar nga të gjithë të përfshirët në rast, të respektojnë Kushtetutën dhe procedurat ligjore dhe të punojnë për atë që është në interesin më të mirë të Kosovës.

“Respekti për sundimin e ligjit është një tipar kryesor i demokracisë së Kosovës. Ne kërkojmë nga ata që janë të përfshirë në këtë rast që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në respekt të proceseve ligjore dhe të punojnë në atë që është interesi më i mirë i Kosovës”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

Ftesa nga Prokuroria fillimisht i kishte shkuar Kurtit në dhjetor të vitit të kaluar. Kjo nga Qeveria ishte interpretuar edhe si ndërhyrje në zgjedhje, meqë Kosova me 9 shkurt do të mbante zgjedhjet e përgjithshme.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor, i cili ia kishte pamundësuar [Kurtit] kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, 2021, kurse tash, përmes kësaj ftese, po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025”, kishte shkruar zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu.

JU REKOMANDOJMË

Arifi: Të gjithë janë të shqetësuar për konstituimin e kuvendit vetëm Kurti jo
Lajme

Osmani tha t’i ketë ndalur 20 çnjohje, Arifi i kërkon “të tregojë çfarëdo prove, ose përndryshe rrenë e kulluar”

12/01/2026 - 08:58
Osmani: Kuvendi është i konstituuar plotësisht, shpresoj të kemi sa më parë një qeveri me mandat të plotë
Lajme

Osmani: Kemi shpartalluar propagandën e Serbisë duke rikonfirmuar njohje të Kosovës

12/01/2026 - 08:41
Ymeri: Pezullimi i Dialogut Strategjik mesazh i qartë nga SHBA se Kurti duhet të ndryshojë qasje ndaj Kushtetutës e pakicave
Kryesore

Ymeri zbulon mesazhin e fshehtë të Kurtit për Osmanin

12/01/2026 - 08:31
Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
Lajme

Nis sot gjysmëvjetori i dytë në shkolla, me përjashtim të disa komunave

12/01/2026 - 08:14
Mustafa: Çdo ditë në këtë gjendje është abuzim me pushtetin dhe demokracinë – Asnjëherë nuk është sfiduar Kushtetuesja si kësaj radhe
Kryesore

Isa Mustafa përmbahet për situatën në LDK: Do të adresohen në organe partiake, ashtu siç kanë paralajmërua

12/01/2026 - 08:00
Osmani për gratë në pozitat udhëheqëse: Në shtetet ku ka përfaqësim me të lartë gjinor, ka rënie të korrupsionit
Kryesore

Presidentja Osmani: Nuk vendosi lule aty ku UÇK-ja quhet organizatë terroriste

11/01/2026 - 22:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Kush fshihet pas “Lidl Albania&Kosova”? Dy pronarët me “aventurë” nga tregu imobiliar te porti më i rëndësishëm në Shqipëri

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Edhe një shkollë shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kjo komunë merr vendim për shtyrjen e mësimit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • A janë shkollat gati për të filluar mësimin nesër?

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë