Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Shpërthen” Xavi: Nga rikthimi i dështuar i Messit te shkarkimi im, të gjitha gënjeshtrat e Laportas

09/03/2026 - 12:52
në Sport
A A
“Shpërthen” Xavi: Nga rikthimi i dështuar i Messit te shkarkimi im, të gjitha gënjeshtrat e Laportas
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një rregullim i vërtetë hesapesh, vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në FC Barcelona.

Në një intervistë të dhënë për gazetën “La Vanguardia”, ish-trajneri i katalanasve, Xavi Hernández, ka lëshuar akuza shumë të forta ndaj presidentit Joan Laporta, duke pretenduar se ishte pikërisht ai që e bllokoi rikthimin e Lionel Messit në vitin 2023.

Deklaratat vijnë një javë para zgjedhjeve presidenciale të Barcelonës, ku Laporta është kandidat së bashku me Victor Font.

Sipas ish-mesfushorit “Blaugrana”, presidenti i klubit e ka penguar rikthimin e argjentinasit pavarësisht dëshirës së lojtarit për t’u kthyer në “Camp Nou”, menjëherë pas triumfit në Botërorin 2022.

“Presidenti nuk e thotë të vërtetën”, deklaroi Xavi.

“Leo kishte pranuar. Në janar të vitit 2023, pas Botërorit, rifilluam kontaktet dhe ai më tha se kishte shumë dëshirë të kthehej. Folëm deri në mars dhe i thashë: ‘Kur të ma japësh dritën jeshile, do të flas me presidentin, sepse mendoj se sportivisht do të ishte një zgjedhje e madhe’”.

Xavi shpjegoi gjithashtu se Laporta i kishte nisur edhe negociatat për kontratën me babanë e lojtarit, Jorge Messi, dhe se La Liga e kishte dhënë dritën jeshile për transferin.

Megjithatë, sipas ish-trajnerit të Barçës, ishte pikërisht presidenti ai që bllokoi gjithçka në momentin e fundit.

“Interesi im është ta them të vërtetën: Leo nuk u kthye te Barça sepse presidenti nuk e donte, jo për shkak të La Ligas apo për arsye ekonomike. Laporta tha se klubi nuk i kishte mjetet dhe se Messi do të kishte shumë pushtet”, shtoi ai.

Xavi foli edhe për largimin e tij nga bankina e Barcelonës në verën e vitit 2024.

Sipas tij, shkarkimi erdhi për shkak të ndikimit të Alejandro Echevarría, një figurë shumë e afërt me presidentin edhe pse pa një rol zyrtar në klub.

“Laporta më shkarkoi pa më thënë të vërtetën. Në realitet ishte Alejandro ai që më bëri ta humbas vendin e punës”, deklaroi ish-trajneri.

Xavi e kujtoi gjithashtu një darkë me sushi ku Laporta e kishte bindur të qëndronte edhe për sezonin pasues, përpara se të ndërronte sërish mendje vetëm disa javë më vonë.

“Ai më tha: ‘Nuk e shoh skuadrën pa ty, nuk e shoh Camp Noun e ri pa ty dhe as 125-vjetorin e klubit pa Xavin trajner’. Për këtë arsye vendosa të vazhdoj”, përfundoi ai. /Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Miqësorja Çeki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

“Dardanët” me fanella të reja, Kosova sot luan kundër Çekisë
31/05/2026 - 16:02

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen e parë miqësore në kuadër të grumbullimit të muajit qershor. Nga ora 16:00, “Dardanët” do të përballen me Çekinë në...

Më shumëDetails

Guardiola emocionon me reagimin: Një djalë tullac që fitoi disa trofe

Operohet Pep Guardiola, do t’i mungojë për një kohë Man Cityt
31/05/2026 - 13:59

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka reaguar me emocione pas vendimit të klubit për ta nderuar me një tribunë që do të mbajë emrin e tij dhe...

Më shumëDetails

“Dardanët” me fanella të reja, Kosova sot luan kundër Çekisë

“Dardanët” me fanella të reja, Kosova sot luan kundër Çekisë
31/05/2026 - 13:57

Kombëtarja e Kosovës sot do të luajë ndeshjen miqësore kundër Çekisë. “Dardanët” kanë udhëtuar drejt Pragës për t’u përballur sërish me kombëtaren çeke, 7 vjet pasi kishin luajtur...

Më shumëDetails

Mediat Spanjolle “masakrojnë” Mbappen pas suksesit historik të PSG-së

Kylian Mbappe merr propozimin e “çmendur”
31/05/2026 - 13:55

Tri nga gazetat më të mëdha sportive në Spanjë kanë komentuar suksesin e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, duke e lidhur atë me largimin e Kylian Mbappes...

Më shumëDetails

Vitinha shpallet lojtari i ndeshjes, në finale ndaj Arsenalit

Vitinha shpallet lojtari i ndeshjes, në finale ndaj Arsenalit
30/05/2026 - 22:13

UEFA ka shpallur “Lojtarin e Ndeshjes” të finales së Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Paris Saint-Germainit. Çmimi si “lojtari më i mirë” i finales i shkoi mesfushorit...

Më shumëDetails

GOOOOL: Arsenali sheh historinë para syve, merr avantazhin ndaj PSG-së në finale

GOOOOL: Arsenali sheh historinë para syve, merr avantazhin ndaj PSG-së në finale
30/05/2026 - 18:19

Arsenali ka kaluar në avantazh ndaj PSG-së. Skuadra angleze ka realizuar gol të bukur në minutën e 5-të. Rezultati tashmë është 0 me 1 në finalen e madhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Asamblisti i VV-së në Ferizaj, Amir Rexhepi, kërcënohet nga oligarku Sokol Shabani

    Asamblisti i VV-së në Ferizaj, Amir Rexhepi, kërcënohet nga oligarku Sokol Shabani

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • PDK e udhëhoqi rreth 20 vite komunën, po Bedri Hamza mblodhi vetëm rreth 200 persona në tubimin në Shtime

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Gurthemeli para kontratës, beton jocilësor i themel-pllakës dhe dyshime për kurdisje në tenderin 2.1 milionë euro të Komunës së Skenderajt

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Zbulimi i ambulantës së strukturave ilegale serbe në Obiliq, ja çka u gjet brenda

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Naim Hajra e Vjosa Osmani marrin mbështetje të fuqishme në Mitrovicë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë