Një shpërthim është raportuar se ka ndodhur të dielën në një kodrinë Vushtrri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin.
Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është vërejtur një gropë ku janë gjetur edhe disa pjesë të armëve dhe municionit si: dy karikatorë të armëve, disa këllëfë të armëve, një shufër metalike dhe municion i ndryshëm.
Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.