Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në Zubin-Potok, ku zjarri më pas ka përfshirë një ndërtesë të papërfunduar dhe të pabanuar.
Kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri ka bërë të ditur se prona ku ndodhi shpërthimi i mbrëmshëm në veri, i takon ish-kryetarit të kësaj komune.
Ai ka thënë se sulmet e ngjashme që po ndodhin në pronat e qytetarëve në veri janë të papranueshme, por nuk do të mund ta ndalin punën për rend dhe ligj.
“Denoj fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj prones së ish kryetarit të komunës së Zubin-Potokut dhe apeloj tek organet e rendit që sulmuesit t’i kapin dhe t’i qesin para drejtësis…. Sulmet e ngjashme të cilat po ndodhin kudèr jetes dhe pronave të qytetarëve, janë të papranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rehati dhe rend dhe ligj”, ka shkruar Zeqiri.