Shqipëria ka hedhur edhe një tjetër hap të madh drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Sipas njoftimi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e Shqipërisë, janë hapur negociatat për tetë kapituj të rinj nga Grupimi 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e përfaqësuar në Bruksel nga zëvëndësministrat Sokol Duma dhe Olta Manjani, udhëheq negociatat për dy kapituj kyç:
Kapitulli 19 – Politika Sociale dhe Punësimi;
Kapitulli 20 – Ndërmarrjet dhe Politika Industriale.
“Këto fusha janë themelore për ndërtimin e një tregu modern dhe gjithëpërfshirës, ku zhvillimi ekonomik ecën paralel me mirëqenien sociale, mbrojtjen e punëtorëve dhe fuqizimin e sipërmarrjes. Një tjetër dëshmi e qartë e progresit të Shqipërisë dhe rolit udhëheqës të institucioneve tona në reformat që sjellin ndryshim të vërtetë për çdo qytetar”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj ministrie.